8 alpinistë nga Shqipëria janë ngjitur në majën më të lartë të Ballkanit, në malin Musala të Bullgarisë

Bëhet fjalë për Ermir Hoxha, Ladi Hoxha, Klea Guxha, Dorena Dyrmishi, Sara Cela, Erindi Bejko, Oltiana Fusha dhe Arnold Lleshaj, të cilët kanë bërë të mundur që flamuri kuq e zi të valëvitet mbi çatinë e Ballkanit.

Në një lartësi prej 2925 m, e ndodhur mes Alpeve dhe Kaukazit, Musala është maja më e lartë e Evropës Jug-Lindore.  Megjithatë kjo nuk i ka penguar që ata të ngjiten në majën e cilësuar si maja ‘afër Zotit’, ku kanë shijuar pamjen e mrekullishme që të ofron.

Pas ngjitjes së malit, sigurisht që nuk mund të mungonte një fotografi në grup, me flamurin tonë, duke bërë që secili prej nesh të ndihet krenar për nismën e tyre.

Pak për Musalën

Musala ndodhet brenda Parkut Kombëtar të quajtur Rila, ku dallohet për florën e saj të pasur, duke përfshirë si pisha maqedonase dhe bredhi bullgar. Po ashtu, këtu mund të gjendet edhe zogu i rrallë të The Wallcreeper.

Maja e Musalës të ofron një pamje fantastike, ku nga aty mund të shohësh vargjet e maleve të Bullgarisë, duke përfshirë Vitosha në veriperëndim, Sredna Gora në verilindjes, malet e Ballkanit përgjatë pjesës më të madhe të horizontit verior, malet Rodop në juglindje, Pirin në jug, Osogovo dhe Ruy Mountain në perëndim.

Me një temperaturë mesatare vjetore prej -2,3 ° C,  Musala është vendi më i ftohtë në Bullgari dhe në të gjithë gadishullin e Ballkanit. Temperaturat qëndrojnë nën 0 ° C për rreth 8 muaj çdo vit.

Edhe pse në jetën e përditshme ata kanë profesionin e tyre, pasioni për alpinizmin ka bërë që prej disa kohësh të merren me ngjitje malesh. Ndërsa, sfida e tyre e ardhshme do të jetë ngjitja në majën e europes, në Mount Blanc dhe më pas atë të botes, Everestin.

/Gazeta Express/