30 vite nga tragjedia e Llogarasë, aksidenti që la pas 23 viktima! Shumica prej tyre studentë të ‘Bujqësorit’

Më 22 nëntor 1989, saktësisht 30 vite më parë, ishte e para ngjarje e kronikës së zezë që kapërceu kufijtë shtetërorë të ish-Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, ku në një aksident tragjik, humbën jetën 23 persona, ndër ta shumica studentë të institutit të Lartë Bujqësor.

Autobusi po kthehej nga një ekskursion në jug dhe drejt rrugës, për shkak të një problemi në sistemin e frenimit, automjeti rrëzohet në humnerë. Në atë kohë, Ministria e Brendshme dërgon dy helikopterë për të shpëtuar jetët e studentëve, por për shkak vjetërsisë së tyre dhe kushteve tejet të rënduara të motit, edhe këta helikopterë, që transportonin jetët e studentëve u rrëzuan… përkatësisht në Vuno e Llogara.

Një tjetër person që humbi jetën nga rrëzimi i helikopterëve ishte edhe Alisa Hyseni.

Më 22 nëntor kjo ngjarje u raportua edhe nga antenat dhe përsëritësit radiotelevizivë të mbarë botës, teksa regjimi komunist përmes televizionit shtetëror në emisionin e lajmeve të mbrëmjes dha një lajmërim të shkurtër.

www.fmimages.net/