“25 vjet me pare: Kur refugjate ishim ne…” 6 marsi 1991: “Ne donim bukë, italianët na hidhnin sapunë”

Besnik Aliaj ka përcjellë këto foto nga eksodi i madh i shqiptarëve drejt Italisë në vitin e mbrapshtë 1991.

“25 vjet me pare: Kur refugjate ishim ne…”, shkruan Aliaj.

Një qytetar i cili ka qenë në anijen Iliria pikërisht më 6 marsin e 25 viteve më parë, bën një rrëfim tejet realist dhe drithërues të asaj përvoje të tmerrshme.

Shtetasi me inicialet A.Q, shkruan:

“Si sot 25 vjet me pare pas me teper se 48 oresh udhetim nga Durresi mbritem ne Brindizi!

Kater fakte interesante !

Ne ishim ne nje kabinë marinaresh dhe dikush tha qe anija ka dinamit dhe do plasi nga momenti ne moment!

Te tmeruar ne qe ishim brenda anijes shtyeshim per te dale siper.

Kur mberijme ne Brindizi ishte ndosha 12 e nates nga helikopteri na hidhnin sapuna. Shume e mernin sapunin dhe godisnin helikopterin, pasi ata kerkonin buke pasi kishin mbi 48ore pa ngrene.

Ne mengjes filluan po na jepnin ushqime me qeska si djath ,banane ,konserva mishi simental etj. Po thuajse te gjithe shtyheshin si njerez te eger . I them Gone Bylibashit. Ne kemi mbi 48 ore pa ngrene cberi se presim edhe 30 min.

Pas 30 min nuk kishte asnje ne rradhe vajtem dhe morem ushqime.

Kur na shikonin ne ate gjendje populli i Bridizit qante per ne. Pas disa ditesh kur shume filluan po i vidhnin shtepite ne plazh thoshin debohini!”.