Zjarre apokaliptike në Kaliforni, evakuohen mijëra persona

Një zjarr i madh shpërtheu në veri të Los Anxhelosit dhe po përhapet me shpejtësi për shkak të erërave të forta, përgjatë zonave bregdetare. Zjarri, i cili shpërtheu pranë Thousand Oaks, i detyroi autoritetet të urdhëronin evakuimin e 75,000 shtëpive. Evakuime ka edhe nga qytete të tjera, duke përfshirë Calabasas dhe Malibù, lokalitet turistik i famshëm i adhuruar nga VIP-at. Një tjetër zjarr shpërtheu ndërkohë edhe në Kaliforni veriore, duke gllabëruar hektarë tokë.

Sakaq, autoritetet nuk përjashtojnë viktima, plagosje dhe dëmtimet të mëdha materiale, megjithëse ende nuk mund të përcaktohet një bilanc i saktë.

Nga ana tjetër, janë më shumë se 157 mijë njerëz të detyruar të largoheshin nga shtëpitë e tyre për të shpëtuar. Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, ka shpallur kështu një gjendje emergjente, e cila lejon dhënien e ndihmës në zonat e prekura.

Leave a Reply