Zëri i Amerikës-Nju Jork, konferencë për 110-vjetorin e Gazetës “Dielli”

Gazeta Dielli, organi më i vjetër mediatik në gjuhën shqipe në ekzistencë të pandërprerë mbushi 110 vjet. Faqet e gazetës që vazhdon të informojë komunitetin shqiptaro-amerikan kanë qenë një pasqyrë e furtunave historike nëpër të cilat ka kaluar kombi shqiptar, por edhe një forum për opinione e për debatin e hapur pubkik. Në këtë përvjetor, Federata Panshqiptare Vatra mblodhi dje në Nju Jork studiues, historianë e aktivistë në një konferencë shkencore të cilën e ndoqi kolegia Ardita Dunellari.