Zef Hoti zogu i Zanës, djali i Starës, trimi i Spanjës

Nga Ndue  BACAJ

Do të ishte e pafalshme per ne malesoret të mos  i  perkujtonim  bijët  e kesaj treve që dhanë jeten edhe në trojet e Evropes  per një qyteterim , besim apo per  një kushtrim që mendohej se do ta bënte  Europen  e bashkë me të edhe Shqiperinë  më të mirë , më humane e më me shanse të barabarta per  banorët e saj. Një nga keta malësor që duhet perkujtuar  është pa dyshim edhe djali i Hotit e Malesisë Madhe  , Zef   Hoti , i cili “degjoi” kushtrimin  internacionalist të  vitit 1936  per të shkuar vullnetar  në luftën kundër  fashizmit që donte të triumfonte në Spanjë . Zef Hoti  kishte lindur në Stare të Hotit ,por  pasi kishte mbetur jetim  (i kishte vdekur babai) , per aresye mentalitetei… nëna e tij ishte detyruar që me jetimët e saj të ç’vendosej per të jetuar në Krujë.   Jeta  e kesaj familje hotjane  në Krujë  kishte qenë  e veshtirë , por  kisha katolike atje ishte munduar  t’a  ndihmonte  per  tja bërë disi më të lehtë  jetesen. Gjatë ketyre viteve  Zef  Hoti ishte dalluar si djalë inteligjent e trim , gjë që e kishte vertetuar edhe kur ai humbi vëllan… Kisha  katoilike dhe famulltarët e saj franceskan të  Krujës të asaj kohe  , perveç ndihmes per të jetuar kishin menduar që djalin intiligjen Zef Hoti  ta  shkollojnë si mos më mirë , dhe per ketë ata e kishin derguar  me financimet e tyre të arsimohej në “qendren” e kultures dhe arsimit të Europes , në Francë.  Zef  Hoti në Francë  filloi të  shkollohet dhe  të integrohej me shoqeritë më perparimtare të asaj kohe. Në keto kushte  në tetor të vitit 1936  Zef  Prelë  Hoti  vendosi  t’i pergjigjet kushtrimit  per të luftuar  fashizmin në Spanjë. Në  të vertet Evropës të  atyre viteve  kishte filluar  t’i  hynte flaka e  dy ideologjive  qe kishin ne themel krimin , diktaturen dhe ndalimin e të drejtave themelore  të lirisë dhe besimit.  Ndonse ideologjia komuniste dukej disi  më “humane”  në fakt  ajo ishte “thjesht” njera anë  e të njejtes medalje me fashizmin , i cili si në Gjermani dhe në Itali ku kishte triumfuar ai quhej  nacional-socializem , ku fashizmi apo nazizmi  njihej  si krahu i djathtë   i kesaj ideologjie , ndersa  komunizmi njihej si krahu i majtë.  Fashistet në ketë kohë kishin zgjedhur si fushë beteje per të  zgjeruar marrjen e pushtetit me dhunë në Europë , Spanjen .. Pas kushtrimit  të rrezikut fashist në Spanjë lufta civile ishte ndezur  në mes popullit spanjoll të ndarë kunder  forcave fashiste të Frankos , por edhe pro triumfit të Frakos … Lufta në Spanjë filloi të  veshtiresohet së tepermi per vullnetaret internacionaliste pasi së bashku me luftetarët antifashist , kishin penetruar edhe luftetarët e roberisë  së  kuqe, që propagandonin komunizmin bolshevik sovjetik. Madje keta komuniste internacionaliste arriten që  nën masken  e luftës  antifashiste , të shkaterronin edhe shumë kisha e objekte të  kultit Kristian katolik dhe të vrisnin  klerin katolik si gjoja bashkepunetor të fashizmit.  Në keto kushte  lufta  internacionaliste e Spanjës filloi të zbehej në sytë e luftëtarëve të vertet antifashist dhe të  shteteve që e njihnin ideologjinë e kuqe që ishte  mbjedhur e rritur  në qeveri e shtet prej 20 vjetesh në Bashkimin Sovjetik  të  Lenin- Stalinit..  Zef Hoti  si shumë  vullnetarë internacionalist luftoi  trimërisht perkrah popullit spanjoll , siç kishin luftuar ndër shekuj  malësorët e shqiptarët në aleancat ndërballkanike dhe ndëreuropiane kunder  pushtuesve turko-osman e tjer.. Zef Hoti në ketë luftë u shqua si një trim i  vendosur  kunder ushtrive fashiste të Frankos , derisa  me 13 shkurt  të  vitit 1937, në  betejen per mbrojtjen e Madridit nga fashizmi, ra heroikisht duke derdhur gjakun e tij në keto troje të bekuara  evro-perendimore. Ideali per të cilin ra deshmor Zef  Hoti  ishte liria, per të cilen ai dhe breza të tërë para tij , kishin luftuar e sakrifikuar duke ia njohur  vleren e ditur çmimin , më mirë se askush tjeter të shtrenjtes liri , që  në Spanjë  fashistet  dhe komunistët  donin  t’a  mbysnin që në embrion jo vetem per spanjollet, por per gjithe popujt e kontinentit  e më gjërë. Mjerisht, kjo luftë civile edhe me “prapavijë” internacionaliste mori rrugen e një   katrahure aq të madhe sa bëri  të mundur që në Spanjë te mos fitojnë luftetaret e lirisë, por “vellai” binjak i komunizmit, Fashizmi, i cili me 28 mars 1938 ngriti  në Madrid  flamurin e tij, duke fituar keshtu pushtetin e shtetin. Pas kesaj luftetaret internacionalistë të lirisë, u kthyen në vendet e tyre , kush i zhgënjyer e kush i mbushur me vrerë që do ta shprazte mbi popullin e vet kur  ti jepej rasti (Një shembull i till ishte Mehmet Shehu në Shqiperi…).  Pas kesaj lufte që thuajse humbi kuptimin në Spanjë , mbeten  shumë  trupa të të rënëve internacionalist  , ku njeri ndër keta ishte edhe trimi Zef Hoti ,trupi i të cilit u varros atje..  Fashizmi në Spanjë i  udhëhequr nga Frankoja , qeverisi pas kësaj lufte civile edhe rreth 35 vite  , ndersa ne shqiptaret patem fatin e “kuq” të na qeverisin homologet e kuq të Frankos  të “zi” , komunistet , por mjerisht  edhe  10 vjet më gjatë se ai. Është interesant fakti që ndersa fashisti Franko u ngriti varre e memoriale jo vetem  të rënëve në mbështetje të  tij e kauzës tij , por edhe të rënëve kundershtarë të tij e kauzes tij. Frankoja gjatë qeverisjes tij në çdo pervjetor të luftës civile në Spanjë , vendoste  buqeta me lule e kurora  në varret dhe memorialet  e  të  dy  palëve të rënë , ku ketë e justifikonte duke thënë se edhe kundershtaret e mi meritojnë të kujtohen e respektohen , pasi ata kanë derdhur gjakun e dhënë jeten per një ideal që mendonin se do ta benin më mirë Spanjën dhe Boten.. Ndersa  e kunderta ndodhi nga komunistet shqiptare , të cilët kundershtareve politik  të luftes dhe fjales, u humbi  jo vetem varret  pa  shenjë  e pa nishan , por edhe farefisin e tyre deri ne shtatë  breza… Diçka tjeter që tingellon keq sot per ne shqiptaret është se  ndonse kemi hyrë në vitin 27-të  që jemi “çliruar” nga komunizmi , rezultatet tona në krahasim me ato të Spanjës të sunduar nga fashizmi  janë thuajse të pakrahasueshme në disfavorin tonë… Gjithsesi me 13 shkurt (2017) u mbushen  80 vite nga dita  e rënies të internacionalistit malësor  trimit Zef Hoti , pervjetor që nuk u perkujtua të pakten nga të majtet në pushtet , që  baballaret e tyre komunist ishin munduar ta bëjnë  të tyre trimin Zef  Hoti..  Ky trim malësor gjithsesi e meriton shumë më shumë , perkujtimin e nderimin   se sa  shumë sherbëtor  të PKPSH ,që ranë gjatë luftës civile në Shqiperi per “bythen” e Enverit apo “mustaqet” e  Stalinit , sundimit të të cilëve  ju kemi parë sherrin 46 vite , e vijojmë t’ja  shohim jo pak edhe sot…  Me ketë rast nuk  po mundem  pa thenë  se po të kishte patur fatin të shpetojnë gjallë nga lufta e Spanjës  Zef Hoti , komunizmi me siguri do t’i   kishte rezervuar fatin e shokeve te tij bashkeluftetarë të Spanjes, të cilet u  persekutuan , burgosen, pushkatuan apo “vetepushkatuan” me akuza monstruoze deri te ato më qesharaket..

Ani, s’ka gjë pasi  hotjanet e malësorët  e “zakonshem”  në çdo pervjetor, në mendje e shpirt  e perkujtojnë Zef Hotin  të pakten me vargjet lapidare të poetit malësor  (të ndjerit)  Dodë  Kaçaj , që ia ka pas kushtuar  trimit  internacionalist që i zbardhi faqen Hotit , Malesisë  dhe Shqiperisë në dhenat e Europes..  Ku nga keto vargje me ketë rast zgjodha  të citoj:

Ku rrin shqipja në malet  t’Hotit,

Ku kanë  lind burra barotit,

Ku kanë  lind burra me nam,

Që kanë bri hekur me dhamë,

Leu Zef Hoti , zogu i zanes,

Djali i Stares, trimi i Spanjës.

………………………………………. 

Shqipja e Hotit ndër brigada,

Fluturon me plaget e ngrata,

Front  e në  front e flakë barot,

Lufton njelloj si me kenë  n’Hot.

Amanet ju shoket e mijë,

Po ju la një porosi,

Kur të shkoni në Shqiperi,

Tek ai mal atje në Stare,

Ndalni pak shprazni batare,

Kam një nanë , n’ma  gjetshi gjallë,

Me i thane  ma ban hallall,

Se tash më bajnë nanat spanjolle,

Një varr të bukur rrezë një molle,

Ka me u gjetë një shok prej frontit,

Me ma pru një gurë prej Hotit,

Malet rriten dhe bjeshket qeshin,

Por djemte si Zefi kurre nuk vdesin”.

 

Malesi e Madhe  ,  2017