Washington Post: Tahiri u largua për të mos penguar integrimin e vendit

Mediat e huaja kanë nisur të raportojnë për ngjarjen më të rëndësishme sot në Shqipëri.

Prestigjiozja amerikane, Washington Post, ka publikuar një raportim të Associated Press për vendimin e Saimir Tahirit që të dorëzojë mandatin e deputetit.

Ish-ministri i Brendshëm i Shqipërisë, ka dhënë dorëheqje si deputet për të lejuar hetuesit që të provojnë përfshirjen e tij të supozuar në një rrjet të trafikimit të drogës.

Saimir Tahiri tha të enjten se heq dorë nga ky post në mënyrë që hetimi të mos interferojë me rrugën e integrimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian”.

“Tahiri, që ka shërbyer si ministër i Brendshëm nën qeverinë socialiste nga viti 2013 deri në vitin 2017, akuzohet për lidhje të dyshuara me një grup të dyshuar për trafikimin e sasive të mëdha të kanabisit. Disa nga liderët e grupit janë arrestuar në Shqipëri dhe Itali.

Tahiri ka mohuar lidhjet me grupin.

Vitin e shkuar, parlamenti i hoqi imunitetin Tahirit, në mënyrë që prokurorët të mund ta pyesin dhe t’i kontrollojnë banesën.

Shqipëria pret që Këshilli Europian të miratojë nisjen e bisedimeve të anëtarësimit në qershor”.

a.s/dita