“Vorri i Skanderbegut” një këngë kushtruese e Dom Ndre Mjedës për Heroin Tonë Kombëtar

Dom Ndre Mjedja: Vorri i Skanderbegut

Diq i Madhi: askund n’ ushtrí
s’e sheh mâ jo kurr mizori;
rrebtë si paras s’ shndritë, Shqypní,
nj’ajò shpatë qi sá herë nxori,
frigë e mnerë kërkund s’ na mbeti
qýsh se né na u rrxue gjyteti
E gjith fisin e rrênoj.

Diq: vorfnisht n’njat vorr â mbëlue
pá lumní mâ i madh luftari:
Fisi i jonë me tê u rrênue,
me tê diq per luftë shqyptari.
bashkë n’ at vorr â mbëlue Shqypnija
deri sá ta thrrasin mnija
me e thá doren qi e turpnoj.

Si krismë luftet gjith u hapte
neper fushë te njatij vorrit;
kush per terr andej u kapte
ndijte ‘j duhmë, si duhmë toborrit;
shoqe mb’ shoqe shpata kriste,
e kalorë, ushtrí qi u niste,
merrshin hovin per at vênd.

Edhè u dukte se luftote
shpirt me shpírt per atò fusha ;
trupi n’ vorr ndoshta iu shkote
e atà u hidhshin si harusha.
Lypshin luftë per vênde t’ veta,
per djelmní çalltorë si zhgjeta
tym e flakë lypshin me shênd.

Lerg e lerg do brima ushtoshin:
varza e grá me flokë të shprishun
afer vorreve u rrethoshin
tui bâ váj e tu’ u dermishun.
Kjájshin t’ mjerat, se temeli
i atdheut u tund, e i shkeli

kombi i huej nen kâmbë të vet.

E nget vorrit t’ Skanderbegut
rrite ‘j zojë mê futë në krye ;
prei mjesnatet e n’ pikë t’ zhegut
Shqyptarija rri tui shfrye;

tui derdhë lot e tuj vajtue
rreket t’ dekunin me zgjue
qi ká n’ báll: lumní, pushtet.

E prei vorrit t’ ktij farë trimit
mêrrte uzdajë per vedi e mjera.
Te ky ltér i dashunimit
niste djelmt per luftna tjera.
Njitû shpesh u çil ushtrija,
njitû u njifte trimenija
Kombt’ e huej me i ndalun n’ cak.

Rreth e rreth mâ e kândshmja érë
drandofilleve ju ndihej,
e n’ ket vorr t’ shuguruem n’ prêndvérë
i natyrës gazmêndi shihej :
Lott e shêndin e Shqyptarit
njiky vorr i dijte s’ parit,
njitû shfryte i rí e plak.

Çou, o trim, e mbî t’ tú vllazen
sielli syt qi xhixhillojshin ;
kqyr sá kobe n’ ta po shprazen
kqyr se kombeve qi e droshin
sot mbî né ju mbet parija.
Jo, t’ bâj bé, s’ â kjo Shqypnija
qi ti rrite me krah tand.

Sá do mue ma rrit trimnín,
forcom krahin me luftue ;
me gjak t’ êm une Shqypnín
prei kso kobesh due me e pshtue.
Me ket parzem un anmikun
do ta pres, deri sá t’ fikun
ta shofë bota kand e kand.

Dom Ndré Mjedja: Juvenilia (1928)

Radio Vatikani