Viset e etnikumit shqiptar, ku shtrihet Malësia e Madhe dhe kush e shkroi historinë e saj

Malësia e Madhe është krahinë e trojeve shqiptare e cila shtrihet në lindje të Podgoricës dhe përbri Liqenit të Shkodrës e deri në Kosovë. Shkëmbinjtë gëlqerorë që mbizotërojnë këtu dhe reshjet e vogla i kanë përcaktuar kësaj krahine një fizionomi të thatë dhe të zhveshur. Në tërë këtë hapësirë rrjedh lumi i Cemit, i cili buron nga Alpet Shqiptare dhe derdhet në Moraçë. Në pjesën e epërme ka një rrjedhë të shpejtë e të vrullshme, ndërsa lugina është e thellë dhe e ngushtë. Me të dalë në fushën e Cemit ai zgjeron shtrati e vet dhe fiton tiparet e lumit fushor me rrjedhje më të ngadalshme, me luginë të cekët dhe me shumë gjarpërime. Krahina e Malësisë së Madhe është e mbrojtur prej erërave të ftohta të veriut nga kompleksi malor që përshkon. Malësia e Madhe ndaj Liqenit të Shkodrës është e hapur dhe influenca e kësaj mase ujore ndikon në klimë më të butë, me verë të nxehtë dhe të thatë dhe dimër të butë e me reshje. Krahina e Malësisë së Madhe me një pozitë periferike dhe të izoluar, me sipërfaqe të kufizuarat tokave punuese, e thatë për shkak të pranisë së madhe të shkëmbinjve gëlqerorë etj. Ka ndikuar që të jetë krahinë e prapambetur agrare. Popullsia merret me blegtori, me kultivimin e hardhisë, kurse në viset e ulëta të të fushës merret me lavërtari. Në komunën e Podgoricës jetojnë afro 14000 shqiptarë ose 8,5% të popullsisë së kësaj komune. Qendra e rëndësishme është Tuzi me 4000 banor , dikur ishte qendër komunale. Tuzi prap me kërkesen e popullatë u krijua komuna. Kjo krahinë shqiptare shtrihet në pjesën veri-përëndimore të Shqipërisë, që nga Shala deri te Shpella e Berishës në brigjet e lumit Moraça. Përbëhet nga këto 7 nënkrahina të vogla: Hoti, Gruda, Kelmendi, Kuçi, Kastrati, Shkreli dhe Trieshi. Malësia e Madhe ndahet në tri zona: zona bjeshkore, zona malore dhe zona fushore. Zonat bjeshkore janë: Triepshi, Korita e Hotit, Kelmendi dhe disa zona të Shkrelit. Zonat malore janë: Koja, Fudnat, një pjesë e Grudës, pjesa e madhe e Hotit, një pjesë e Kastratit dhe e Shkrelit. Zonat fushore janë: Kopliku, Gruemira, Buz-Uji, një pjesë e Kastratit dhe e Hotit, si dhe Gruda, e cila ka më së shumti fushë: Fusha e Cemit, Dheu i Zi, Fusha e Vllanës, Fusha e Vranës, Fusha e Tuzit, Fusha e Mileshës dhe Fusha e Dinoshës.

Gjeografia e Malësia e Madhe

Kjo krahinë shqiptare shtrihet në  pjesën veri-përëndimore të Shqipërisë, që nga Shala deri te Shpella e Berishës në brigjet e lumit Moraça. Përbëhet nga këto 7 nënkrahina të vogla: Hoti, Gruda, Kelmendi, Kuçi, Kastrati, Shkreli dhe Triepshi.

Malësia e Madhe ndahet në tri zona:

–        zonat bjeshkore,

–        zonat malore dhe

–        zonat fushore.

–         Zonat bjeshkore janë: Triepshi, Korita e Hotit, Kelmendi dhe disa zona të Shkrelit.

–         Zonat malore janë: Koja, Fudnat, një pjesë e Grudës, pjesa e madhe e Hotit, një pjesë e Kastratit dhe e Shkrelit.

–         Zonat fushore janë: Kopliku, Gruemira, Buz-Uji, një pjesë e Kastratit dhe e Hotit, si dhe Gruda, e cila ka më së shumti fushë: Fusha e Cemit, Dheu i Zi, Fusha e Vllanës, Fusha e Vranës, Fusha e Tuzit, Fusha e Mileshës dhe Fusha e Dinoshës. Lumi i vetëm në Malësi të Madhe është Cemi, i cili e ndanë Malësinë në dy pjesë.

Historia e Malësisë së Madhe

Në kohën e Ilirisë në Malësi të Madhe jetonte fisi i madh ilir, Labeatët. Në atë kohë Malësia e Madhe quhej Malet e Labeatëve (Mons Labeatis). Kurse Liqeni i Shkodrës është quajtur Liqeni i Labeatëve (Lacus Labeatus).

Para pushtimit turk, në shek.XV, Malësia e Madhe bënte pjesë në Principatën e Pultit. Më 1479 Malësia e Madhe u pushtua nga Turqia, e cila e ndau në disa nahi (krahina): Kuç (ku bënte pjesë edhe Triepshi e Koja), Kelmendi, Hoti dhe Zhabjaku.  Gruda hynë në kuadër të nahisë së Zhabjakut. Por grudasit, në krye me Vuksan Gjelën do të luftojnë kundër turqëve dhe sllavëve derisa Gruda fitoi statusin e krahinës (nahisë) më vehte.

Malësia e Madhe ka zhvilluar pandërprerje luftë kundër pushtuesve turq nga viti i 1479 deri më 1912. Janë të njohura luftërat dhe kryengritjet kundër Perandorisë Turke dhe shovenistëve sllavë të viteve: 1565-1575, 1596, 1601, 1609, 1610-1612, 1624, 1638, 1652-1653, 1668-1669, 1698-1699, 1712, 1732, 1808, 1822, 1832-1834, 1838, 1844, 1856, 1862, 1871-72, 1879, 1883, 1869, 1910-1912.

Kryengritjet më të njohura janë ato të viteve 1565-1575  në Hot e Grudë. Kryengritja e viteve 1610-1611 në tërë Malësinë e Madhe. Pastaj kryengritja e vitit  1638 në Kelmend. Ajo e viteve 1832-1834 në Hot e Kastrat. Kryengritja e vitit 1883 në Hot e Grudë. Ajo e vitit 1869 ne Grudë dhe kryengritja e famëshme prej 24 mars – 2 gusht 1911 e udhëhequr nga Dedë Gjon Luli (Dedëvukaj) me ç’rast u ngritë, në malin e Deçiqit, Flamuri ynë Kombëtar, për herë të dytë pas ngritjes në Krujë nga Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.

Ndër kërkesat, apo memorandumet më në zë të malësorëve është “Libri i Kuq”, i përpiluar nga Luigj Gurakuqi dhe të tjerët, që u miratua në Kuvendin e Grecës, më 23 qershore 1911. “Libri i Kuqe” (Memorandumi i Grecës) është shkruar shqip dhe frengjisht i nënshkruar nga Sokol Baci (Grudë), Dedë Gjon Luli (Hot), Dedë Nika (Grudë), Dodë Preci (Kastrat), Tomë Nika (Shkrel), Cal Dedi (Selcë), Lulë Rapuka (Vukel), Llesh Gjergji (Nikç), Gjeto Mark Ujka (Hot), Mehmet Shpendi (Shalë), Avdi Kola (Gimaj), Nikë Mëhilli (Shllak), Tup Cuni (Prekal), Binak Lulashi (Toplanë), Bash Bajrami (Nikaj) dhe Bek Delia (Dukagjin).

Me ndryshimin e parë të kufirit malazezo-turk të vitit 1876, një pjesë e Malësisë së Madhe – Koja e Kuçit dhe Trieshi mbetën nën sundimin malazez. Kurse në Konferencës e Londrës të vitit 1913 u vendos që Malit të Zi t’i jepeshin edhe krahinat tjera shqiptare  që ka sot dhe në këtë mënyrë Malësia e Madhe u nda në dy pjesë. Kufirin  shtetëror shqiptaro-malazez do ta vendosi Komisioni Ndërkombëtare i drejtuar nga rusi Sergej Potapov.

Shqiptarët e Malësisë së Madhe e bënë Malin e Zi shtet

Pjesa malore e Malësisë së Madhe kurrë nuk iu nënshtrua pushtimit, kurrë nuk pranoi pushtetin turk dhe nuk i pagoi taksat dhe tatimet (haraçin). Shqiptarët në Malësinë e Madhe në të gjitha regjimet serbo-malazeze kanë qenë të shtypur e pa të drejta kombëtare e njërëzore. Të tillë janë edhe sot. Megjithatë, ata votuan për pavarësinë e Malit të Zi, për shkëputjen e tij nga Serbia dhe mirë bënë, sepse e hoqën qafe një pushtues të madh. Tani kanë përballë vetes një shtet më të vogël dhe më pak të fuqishëm. Përpara ishin përballë dy shteteve, tani do të përballen me shtypjen vetëm të një shteti të dobët, ndaj edhe qëndresën dhe luftën e tyre për të drejta kombëtare shqiptarët e Malësisë së Madhe do ta kenë më të lehtë. Me votën e tyre demokratike shqiptarët e Malësisë së Madhe e bënë Malin e Zi shtet, këtej e tutje ata duhet të organizohen dhe të punojnë që ta bëjnë edhe veten e tyre shtet dhe të bashkohen me shtetin shqiptar.

Malësia e Madhe në Mal të Zi të kërkojë bashkim me Shqipërinë

Gjysma e Malësisë së Madhe që është në Mal të Zi duhet të punojë e të kërkojë Autonomi Politico – Territoriale brenda Malit të Zi, si minimum dhe pastaj të kërkojë bashkim me shtetin shqiptar – Shqipërinë, ku gjendet edhe gjysma tjetër e Malësisë së Madhe.

Tomorr TOPLICA