Vettingu hap dyert për denoncimet e qytetarëve: Na sillni prova për gjyqtarët e prokurorët!

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shprehet se gjendet përballë një numri të madh ankesash nga publiku mbi vendimet gjyqësore dhënë ndaj tyre

Në një njoftim për shtyp, KPK shprehet se e gjykon të domosdoshme të sqarojë opionin publik lidhur me funksionin e tij.

Komisioni thotë se nuk ka per kopetence ligjore të trajtojë çështjen gjyqesore në themel, pra, nuk do të kryejë funksionet e gjykatës me te larte.

“Por të gjitha provat dhe faktet, që qytetarët do të bashkëngjisin me Formularin e Denoncimit, merren ne konsiderate gjatë procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve apo prokurorëve dhe në dhënien e vendimit vetëm për këta subjekte” – njofton KPK. /JavaNews/b.d