Vermoshi, mrekullia e “virgjer” klimaterike e Alpeve shqiptare

Nga NDUE BACAJ

Vermoshi  eshte nje nder mrekullit natyrore e klimaterike ,qe Hyji e krijoj ne  trojet Ilire (te Malesise Madhe) qe ne agimin e jetes…Vermoshi i ngjan nje amfiteateri te madh natyrore qe i ka te gjitha resurset per te qene i tille : Ka fushen e saj te veshur me  barin e bimesin natyrale qe te mrekullon syrin,e shpesh quhet “ari i gjelbert” (kjo eshte lugina e Vermoshit qe ndahet permes nga lumi me te njejtin emer). Ka dy “Tribunat “ e medha qe  jane : Ne Veri kurrizi malor i Marlules ,dhe ne Jug  Kurrizi malor i Viles , edhe keto  te veshura me pyje e bimsi te shumllojeshme..Si dhe karakterizohet nga nje klime e fresket  me ajer  te paster ,qe e shijon cdo  njeri qe kerkon te KLIMA ne Vermosh eshte disi me e vecante  se e Kelmendit ne pergjithsi. Kelmendi  perfshihet ne  zonen mesdhetare ,malore-veriore ,ndersa Vermoshi merr  nuanca  kontinentale  malore ,me nje dimer..shume te ftohte dhe vere .. mjafte te fresket,per shkak te te ndikimit te ajrit  kontinental nepermjet grykdaljes  se pellgut  nga lindja ,te lartesise se madhe mbi dete dhe te mbuleses  se dendur me pyje… Mesatarja e janarit si muaji me i ftohte ne Vermosh  eshte rreth – 3 grad celcius ,ndersa temperatura me e larte ne muajt e Veres sillet  rreth 12 – 16 grad celcius…Rreshjet  ne Vermosh (ne lugine) kapin mesataren vjetore rreth 2021.7 mm ,ndersa ne male rreshjet kane nje shifer shume me te larte qe sillet nga  2500 – 3500 mm ne vite  (Kol Progni ,”Kelmendi’ monografi ,fq.30-31).Sic  shihet edhe vete sasia e madhe e rreshjeve  ne male (rreth lugines se Vermoshit)  ne muajt e  Veres influencon qe ne kete zone te kemi nje temperature te fresket  gjate muajve te nxehte , duke krijuar nje mikroklim me vlera  per kete treve (klimaterike) ,ende te “Virgjer”.

TE DHENA  HISTORIKE ..

Vermoshi  sipas shume studiuesve ,ka qene nje vend jo i perhershem

banimi ,   por vetem bjeshke verimi per banoret e vendbanimeve te Kelmendit , e vecanarisht te atyre te Selces…Madje nje studiues shqiptare (ne dekadat e para te shekullit XX) shkruante se:  Vermoshi ishte me e bukura  Bjeshke..e Selces …shtrihet ne nje lugine  fushore me ara e livadhe ,nje lum e pershkon per se gjati… Per me i dale ne fund e ne krye  behet nje ore e gjysem..(At Gjon Karma ,NDER MALET TONA ..fq.237.).Por ka edhe nga ata  qe mendojne se Vermoshi ka qene i banuar edhe para pushtimit  turk ,por klima e ftohte  i detyroi banoret te largohen per ne Kosove . Ky mendim gjen mbeshtetje  vetem ne disa varreza te paidentifikuara ne Velipoj (te Vermoshit) .Kurse banoret e sotem kane ardhur nga Selca. Ne vitin 1890  njihet dimerimi i pare i nje familje  , e cila doli ne Vermosh per aresye shendetsore ,dhe nuk u kthye me ,pasi gjendja e saj u permirsua. Ne vitin 1895 fshati kishte 12 shtepi , me 1909  behet kryeqendra e bajrakut te  Selces . Gjate qeverisjes se Ahmet Zogut  Vermoshi arrine ne 35 shtepi..(Kol Progni  , po aty ,fq.92). Per kete Perle klimaterike te  alpeve shqiptare kane shkruar edhe shume studiues te huaj ,ku ne  po shkepusim vetem nje fragment nga studiuesi italian Fulvio Kordinjano , i cili nder te tjera do te shkruante : “..Vermoshi  ka qene vecse nje vend kullotash ,pothuajse 1000 metra mbi nivelin e detit …Lugina e Vermoshit  eshte nje nga me te bukurat dhe me te shendetshmet  e Shqiperise se Eperme , e rrethuar nga dy faqe mali te medha Alpine ,te cilat mbulohen  nga pyje ahu e bredhi shume te bukura. Lugina te shpie ne Lugun e Gucinjes ,prej se ciles  ndahet nga qafa e Vjedernikut. Mund te thuhet se  Vermoshi eshte  Kurora mbreterore e Shqiperise..   Gjithmon ka qene molle sherri me sllavin qe e ka pasur ne kufi  dhe kerkonte t’ia  vidhte ,gje qe do te thoshte  te lije Shqiperine pa Xhevahirin e saj me te bukur..” (F.Cordignano ,”SHQIPERIA” Permes vepres  dhe shkrimeve te misionarit te madh  At Domenico Pazi  (1847 – 1914 ,pj.II ,fq.88.) Emri i Vermoshit eshte disi i vone ,pasi ai nuk gjindet ne regjistrat  e kadastres  se viteve 1416-1417 (te Venedikut) , e as ne ato te  viteve 1485 ,1582  (te Otomaneve) ,madje  mendohet se emri i  Vermoshit ka lidhje  me fjalen VERIM , pasi keto troje kane qene  vende ku kalohej Vera  e banoreve te Selces e tjer . Gjithashtu duke par se kjo bjeshke  sjellte shendet  per te gjitha moshat  qe  veronin ketu ,fjales VERIM  nder mote ju shtua fjala tjeter MOSHE…gje qe ka sjelle deri ne ditet tona toponimin  Vermosh, me prejardhje te paster shqiptare..

Vermoshi sot  ne fillimet e shekullit XXI eshte fshati  me i banuar i Kelmendit . Sipas zyres se gjendjes civile (janar 2009) Vermoshi ka 1460 banore.

Vlen te kujtohet se  vet  Treva , Mali  apo Bajraku i Kelmendit  eshte nje mrekulli natyrore , e “kombinuar” me  mrekullit  njerzore ,te banoreve  autokton qe  popullojne keto  troje. Ne Kelmend gjen gojdhena e studime per lidhjen e  emrit te treves me Shen Klementin ,me  Keshtjellen Klementiana e tjere qe  duan nje studim te vecant,e deri tek ajo cfare shkruan nje studiues francez qe prejardhjen e emrit te Kelmendit e mendon se vjen nga  nje burre i njohur ne histori si  KOLE  MENDI ,ose Kola i  mencur… (Hyacinthe  Hecquard ,Historia dhe Pershkrimi i Shqiperise  Eperme ose i Gegerise , fq.176.). Kelmendi ka qene nje  Cerdhe e pamposhtur lirie ,ku zogjte e shqipes gjeten strehen e tyre te perhershme ne vitet e luftrave e kryengritjeve qe nuk ju ndane kesaje toke  per  rreth dy-mije vite..Dhe kete e pershkruan mrekullisht  Ipeshkevi famemadh Pjeter Bogdani ne nje relacion qe i dergonte Selise Shenjte (Rome) ne vitin 1685, ku nder te tjera shkruante: “..Kelmendi eshte nje  keshtjelle natyrore ,me nje popullsi monolite nga tre pikpamje : banoret e tij jane te gjithe shqiptare,te gjithe katolike dhe te gjithe luftetare…” Si simbol te kesaje  qendrese heroike mund te kujtojme  Noren e Kelmendit , qe thuhet se  vrau ne cadren e tij Pashain turk. Pastaj vijojme  me trimin legjendare  Mem Smajlin (1790 -1860), i cili ishte  barrikada e e pa kalueshme  e  fqinjeve shoven-sllav  , qe  kerkonin te grabisnin bjeshket e Vermoshit.  Ky  mbrojtes i  trojeve shqiptare jo vetem sa ishte gjall ,por edhe pas vdekjes  ishte tmerri i sllaveve grabitqare (serbo-malazez),aq sa deri vone ne Mal te Zi  i “kendohej” kenga :

“ Lumi ti o zogu i malit  /  Qe nuk  po e dron Memin e Smajlit /

Memi i Smajlit ba me  t’pa   / Fluturim kishte me   t’vra …”

Varri  i ketij trimi legjendar  gjindet e nderohet edhe sot ne  Bjeshket e Pojanices  (Vermosh) ,pasi ketu ishte varrosur sipas  amanetit te tij ,qe edhe  i vdekur  do te “cohej” nga varri per tu dalur zot  ketyre trojeve…

Ne Vermosh qe nga viti 1993 gjindet e  rindertuar  shtepia – muze e  piramides  “gjalle” te kufijeve shqiptare Prek  Cali .Ky atdhetare i flakte njihej nder mote edhe nga Kralnit e Europes ,pasi ishte pikrisht ,urtesia ,trimeria  dhe guximi i Prek Calit qe bene te mundur mbrojtjen e  Vermoshit,  Kelmendit e me gjere nga grabitja e fqinjeve  Sllav, ne vitet e trishta te  1913- 1926 ,kur mjerisht  “hije” te Europes plake ishin ne krah te  sllaveve jabanxhi , e jo shqiptareve vendali (autokton). Prek Cali ishte nder te paret qe dha edhe kushtrimin se komunizmi ne trojet tona dhe te Europes  po vinte si nje pushtues e shkaterrues i vlerave mijera- vjecare te besimit e qytetrimit perendimore.. Komunizmi i pa Fe dhe Atdhe e pushkatoi Prek Calin (1945), si mijera nacionalist e patriot te tjer shqiptar , qe “rilinden”  ne perjetsi pas  vitit 1991 , kur edhe u rrezua pertok ne perjetsi sistemi Komunist…Duke  kaluar per ne Vermosh (pak pa arritur ne  qender te komunes Tamare ) cdo vizitor mund te  shikojne  nje Ure me nje histori rreth 500 vjecare (Ura e Tamares ). Ne Tamare gjindet memoriali per te gjithe emrat e  heronjeve te demokracise ,qe u ndeshen me kulshedren komuniste …Ne  Selc (bri rruge) ne vendin e quajtur  Suka e Mkushit gjindet nje memorial i vecant me  emrat e trimave  nacionalist qe rane per binomin Fe dhe Atdhe  ne fushen e betejes kunder pushtuesve shekullore Otoman  me  25 perill 1911..Ne Qender te Vermoshit ( ne Varret familjare) gjinden  te skalitur  varre me emrat e  nacionalisteve  qe dhane jeten ne  lufte e perpjekje me diktaturen komuniste… E tjer.

MREKULLI  NATYRORE…

Lumi i Vermoshit me gjatsi 20.7 km ,me nje shtrirje interesant nga Perendimi ne Lindje , me nje shtrat  te ceket dhe pjerresi 2.3 grad. Mendohet se ky  lum ka “mbire” von ne keto troje dhe perbehet nga shume deg-burime.

Ne peisazhin  natyror te Vermoshit dallohen edhe Lugu i “varur” i Skropatushes ,Lugu pa dalje i Dolit dhe Cirku i Smutiroges ,shkembinjte e rrudhosur gjate rruges per ne  Lepush ,Shpella  Karstike e Jacices ,Lugu i Lerthit , i Viles ,lugu i Niles e tj…(K.Progni ,po aty fq.90.)

Vermoshi ne pergjithsi eshte nje vend ku ka shume burime (gurra apo kroje) te ujit te  pijshem me vlera e cilesi te mrekullueshme qe nuk shterrojne kurre. Shume nga keto burime uji kane ardhur deri ne ditet tona si homonime (me emra  njerzish apo fisesh), e tjer. Te gjitha keto burime uji jane te mrekullushme  ,por ne po dallojme vetem dy ,per vecorit  e paperseristeshme te  “epiteteve” qe trashigojne : Gurra  e Smutiroges qe ka uje  te shendetshem per Femrat dhe  Gurra e  Seferces  me ujin e shendetshem per Burrat…Per keto dy burime uji sot thuhet se jane pije energjike natyrale shume me te  vlefshme se ato industriale ,jane  nje RED – BULL qe  lum kush e shijon…

Te gjitha ata  qe do te kene fatin te verojne ne Vermosh ,kane mundesi te behen “protagonist” per te pare e shijuar  nje eveniment artistik e kulturore   te trashiguar prej shekujsh nga  treva e Kelmendit , i njohur ne histori  me  emrin ”LOGU I BJESHKEVE”.  Ky eveniment me karakter te theksuar festiv zhvillohet ne  vendin e quajtur “Qafa e Perdelecit” (fshati Lepushe ,perla e alpeve shqiptare), jo shume larg Vermoshit. Sot ne Qaf te Perdelecit ka njefare infrastrukture. Dikur  ky vend ka sherbyer edhe per  kuvendet e mbare kelmendasve e me gjere.  Qafa e Perdelecit nder shekuj ka qene edhe vendi i festimit te pervitshem te festes fetare  Shna Prendes,ku me kete rast eshte kenduar , kercyer ,jane zhvilluar lojra popullore e tjere. Mbasi ky eveniment eshte zhvilluar  gjithnje ne gjysmen e dyte te muajit gusht ,kur  afrohej edhe fundi i verimit te pervjetshem  ne bjeshke eshte  quajtur

“Logu i Bjeshkeve”. Veshja e burrave dhe grave ka qene  gjithnje me kostume kombetare.  Gjate manifestime  nder mote filloi edhe konkurimi per kostumet dhe bukurin e femrave e meshkujve qe merrnin pjese ne Logun e Bjeshkeve..Ne ditet e sotme ky manifestim ka fituar shume  elemente te qytetrimit bashkohore perendimore ,ku me i spikaturi eshte  momenti i perzgjedhjes se  bukurise se Logut te Bjeshkeve qe tashma njihet  me “emrin” MIS  BJESHKA….Por pa humbur vlerat e vecanta te antikes..

Per te gjitha ata qe  duan te gjejne edhe prehje shpirterore tek Besimi Kristian ne Vermosh qe nga viti  1996 eshte ndertuar nje kish mjafte e bukur e moderne qe i kushtohet  Shen Gjon Pagezuesit…

Ne Vermosh  cdo vizitor  gjene mikpritjen e bujarin e pa cenuar  nga koherat. Gjene produkte orgjinale – blgtorale si ; mishin e fresket , qumshtin me nenproduktet e tij , kosin ,djadhin ,gjalpin e tjer.Gjene produkte bujqesore te njohura si Pataten e Vermoshit e deri  Rakin e Kumbulles.

Per  turistet apo vizitoret gjuetare ,Vermoshi eshte nje park natyrore gjuetie i pasur me  kafshe e shpend te egra nga me te ndryshmet. Gjithashtu edhe  adhuruesit e bimesis  apo botonistet ,ne Vermosh e me gjer mund te gjejne  bime te shumta per nga llojet , bukuria e vlerat qofshin edhe ato kurative…

Vermoshi si vend klimaterike e turistik eshte i virgjer ,e kete virgjeri  ja  ka “ruajtur”disi edhe infrastruktura rrugore (e pa asfaltuar) ,mungesa e sinjalit te telefonis  (fikse apo celulare)…

Aktualisht  ne Vermosh nuk ka nje rrjet hotelesh apo vilash te ndertuara per turist apo pushues . Por  banoret vendas kane krijuar kushte qe te presin pushues apo turist te ndryshem per periudhen e veres,qe me gjuhen e sotme quhet “Turizem Familjare”. Gjithashtu kujtojme se ne Vermosh e per-rreth ekziston edhe mundesia e  zhvillimit te aktiviteteve te tjera si alpinizem , Ski  (ne dimer) e tjer…