Vendimi i Gjykatës Supreme në New York shpall humbës biznesmenin, Francesco Becchetti, i cili pretendonte të fitonte 433 milion dollarë

Biznesmeni kontravers Francesco Becchetti për të dytën herë ka humbur në Amerikë, një proces gjyqësor prej të cilit shpresonte të fitonte 433 milion dollarë. Report TV disponon  vendimin e divizionit të apeleve pranë Gjykatës Supreme në New York e cila ka rrëzuar kërkesen e avokatëve të Becchettit ku i kërkonin kësaj gjykate që gjigandi energjitikës italiane ENEL të paguante shumën marramëndëse.

Sipas vendimit të datës 8 shkurt 2018 Gjykata Supreme në New York konkretisht divizioni apeleve ka rrëzuar kërkesën e kompanisë Albania BEG Ambient Sh.p.k. (ABA). Kjo gjykatë ka lënë në fuqi vendimin e 3 viteve më parë marrë nga Gjykata Supreme e New York-ut, e cila thoshte se është jashtë juridiskionit të sajë t’i japë fuqi ekzekutuese që është marrë nga një gjykatë tjetër.

Bëhet fjalë për një vendim marrë nga gjykata e Tiranës më 24 Mars 2009 ku kompanisë së Becchettit i njohu të drejtën e kompensimit nga ENEL në shumën 433 milion euro. Ne qendër të këtij procesi gjyqësor ishte kërkesa e kompanisë së  Becchettit për mos përmbushje të detyrimeve kontraktuale nga ENEL pas një kontrate të lidhur mes Beccheti Enegry Group (BEG) dhe ENEL në 2 shkurt 2000.

Koktrata kontraktuale ishte lidhur mes palëve me qëllim ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaçit. Përmes një vendimi Gjykata e Tiranës i dha të drejtë kompanisë së Becchetit që ngriti pretendimin për mos zbatimin e kontratës nga ENEL, duke e shpërblyer me 433 milion euro.

Por italiani Francesko Becchetti asnjëherë nuk e pati mundësinë e përfitimit të kësaj shume, pasi ENEL nuk kishte asnjë investim apo llogari bankare në Shqipëri. Duke përdorur kompani të fuqishme avokatore në Amerikë dhe Europë, Francesko Becchetti i vuri ata në lëvizje për të gjetur mundësitë në marrjen nga ENEL të 433 milion eurove.

Tentativa tij e parë ishtë në Irlandë pasi ENEL në këtë shtet kishte blerë disa aksione në bursë. Kjo u përdor nga avokatët e Becchetit për t’iu drejtuar gjykatës së Lartë të Irlandës. Siç shikohet nga ky vendim që disponon Report TV më 18 Prill 2016, kjo gjykatë e rrëzon kërkesën e avokatëve të Becchetit pasi ata dështuan të vërtetonin se ENEL kishte asete në shtetin irlandez.

(Vendimi i Gjykatës Supreme në New York)

Avokatët e Becchettit shënuan dështimin e tretë në marrjen e 433 milionë eurove. Kësaj here edhe në divizionit të apeleve pranë Gjykatës Supreme në New York e cila la në fuqi vendimin e datës 15 Tetor 2014 të Gjykatës Supreme në New York. Kjo gjykatë thekson në vendim se, “është jashtë rudiksionit të saj t’i japë fuqi vendimit të marrë nga gjykata shqiptare“.

Megjithatë beteja e biznesmenit Italian për të bërë të tijat 433 milionë euro vijon në një tjetër gjykatë. Kësaj here në Paris. Kjo është humbja e dytë brënda një muaji nga Francesco Beccheti pas asaj me shtetin shqiptar në arbitrazh po për ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaçit. Sakaq mësohet se interesi i gjigandit italian të energjetikës ENEL ndër vite ka qenë i madh për t’u përfshirë në investime në Shqipëri, por vendimi Gjykatës së Tiranës dhënë në favor të Francesco Becchettit duket se është një arsye e fortë për të qëndruar larg investimeve në vendin tonë./Shqiptarja