Vaslav Havel, disidenti çekosllovak, antikomunisti dhe shkrimtari që u kthey në simbol i të drejtave të njeriut

Ndryshimi pa dhunë i sistemeve në Çekosllovaki u bë i famshëm si revolucioni i mëndafshtë. Figura kryesore e tij ka qenë shkrimtari dhe aktivisti i të drejtave të njeriut, Vaslav Havel.

 

Me përjashtim të disa ndërhyrjeve të dhunshme të policisë ndryshimi i sistemit politik në Çekosllovaki kaloi i qetë. Partia komuniste nuk kishte më fuqi t’i kundërvihej me forcë të gjithë shoqërisë. Demonstratat e 17 nëntorit shënuan fillimin e revolucionit pa dhunë, apo si quhet të mëndafshtë, në Çekosllovaki.

Demonstrata e studentëve çekosllovakë e 17. nëntorit 1989 në Pragë tërhoqi vëmendjen e gjithë botës dhe shënoi fillimin e revolucionit paqësor në vend. Studentët qenë mbledhur në fakt për të përkujtuar studentin Jan Opletal, i cili ishte vrarë prej nazistëve në vitin 1939. Por për shkak se një javë më parë kishte rënë Muri i Berlinit kjo ceremoni përkujtimore u shndërrua në një demonstratë proteste politike. Policia përdori ndaj demonstruesve shkopinjtë e gomës:

Bilanci 600 të plagosur. Të nesërmen studentët bënë thirrje për një grevë pa afat. Frantisek Pitra, kryeminstri komunist i pjesës çeke të republikës u përpoq t’i qetësonte shpirtërat e ndezur përmes një fjalimi në televizion. “Të nderuar qytetarë, po ju drejtohem si kryetar i qeverisë së Republikës Çeke. Para dy vjetësh ne filluam rrugën e transformimeve dhe të demokratizimit. Kuptohet që ky nuk është një proces i shpejtë. Ai lidhet me kërkime, me diskutime dhe me këmbim mendimesh.”

Por politika zvarritëse e krerëve komunistë nuk pati më fajde

Me protestat filluan të bashkohen gjithnjë e më tepër qytetarë – ndër ta edhe shkrimtari Vaslav Havel, i cili për shkak të pjesëmarrjes në lëvizjen qytetare për të drejtat e njeriut “Karta 77” kishte qenë 5 vjet në burg. Më 24 nëntor në Pragë u zhvillua një demonstratë masive, gjatë së cilës njerëzit skandonin emrin e Havelit. Reformatori komunist Alexander Dubcek dhe aktivistë të tjerë të Pranverës së Pragës kërkuan gjatë demonstratës dorëheqjen e të gjithë byrosë politike, gjë e cila pak pas kësaj ndodhi vërtet.

Drejtësia dhe dashuria duhet të fitojnë përballë gënjeshtrave

“Drejtësia dhe dashuria duhet të fitojnë ndaj gënjeshtrave dhe urrejtjes” – këto fjalë të Havelit u bënë motoja qendrore e revolucionit të mëndafshtë.

Por udhëheqja komuniste nuk donte të hiqte krejtësisht dorë nga pushteti. Pas një greve të përgjithshme dhe protestave masive në mbarë vendin ajo pranoi të bëjë lëshime të tjera. Më 5 dhjetor hiqet teli me gjemba në kufirin me Austrinë. Më 10 dhjetor krijohet një qeveri e unitetit kombëtar me shumicë jo komuniste. Dinamika e transformimeve nuk ndalet më dot. Ndryshohet i kushtetuta, Dubceku nderohet për rolin e tij gjatë Pranverës së Pragës dhe më 29 dhjetor parlamenti, edhe pse i përbërë në shumicë nga komunistët, zgjedh ish-armikun e shtetit Vaclav Havel, si president të ri të vendit.

***

Vaclav Havel lindi më 5 tetor 1936 dhe vdiq më 18 dhjetor 2011, në Pragë, ishte nje politikan çek.

Vaclav Havel lindi në një familje një familje të pasur e cila ka qenë e lidhur me ngjarjet e viteve 1920 dhe 1940. Por kur komunistët morën pushtetin, ajo humbi gjithçka. Kjo ka qenë arsyeja që regjimi komuunist nuk e ka lejuar të studiojë. Iu ndalua të kryente gjimnazin dhe ai mundi të bënte diçka për të ardhmen, të studionte në një shkollë nate, ndërsa ditën punonte si një teknik laboratori. Veprat, kritike kundër gardës së vjetër staliniste u ndaluan në vendlindje. Por ai vazhdoi të krijonte drama me një akt që shfaqeshin në shtëpi private. Vite më vonë ai themeloi “Kartën 77”, një lëvizje që aspironte ndryshime demokratike. Në këto momente, Havel u shndërrua në disidentin më të famshëm të Cekosllovakisë. Ky ka qenë shkaku i shkuarjes së tij në laboratorin kimik. Si i ri u dallua me dramat e tija të cilat u botuan dhe e afirmuan. Ka qenë pjesëmarrës aktiv i ngjarjeve të vitit 1968. Kjo ka qenë arsyeja që autoritetet e kan përcjellë dhe shpesh e kan keqtrajtu. Në burg ka qëndruar 4 vite.

Partia Komuniste po shpërbëhej dhe demokracia po zinte vend. Pas 18 ditë, protestash paqësore dhe grevash që u cilesuan “Revolucioni i Kadifejtë” qeveria komuniste u rrëzua.

Si kryetar i Forumit civil ka qenë njëri nga ata me të cilët komunistët u detyruan të bëjnë negociata. Në një ceremoni solemne në Katedralen Katolike në Pragë, në dhjetor të 1989, Havel mori detyrën e Kreut të Shtetit. I burgosuri politik që u bë President tha se pas kësaj, kurrë nuk ishte ndjerë më absurd. Nga viti 1989 deri 1992 ka qenë kryetari i nëntë i Çekisë. Nacionalistët sllovakë bënë gjithcka të mundur dhe arritën pavarësinë. Vendi i tij u nda në dy pjesë. Havel dha dorëheqjen si presidenti për t’u zgjedhur muaj më vonë, në janar të vitit 1993, Presidenti i parë i Republikës Ceke. Në fund të mandatit të tij të dytë në 2003, ai iu dedikua mbrojtjes së të drejtave të njeriut në të gjithë botën.

Do të kujtohet si një antikonfirmist, por asnjëherë një politikan i lindur. Njerëzit zgjodhën tek ai shkrimtarin, pa i hequr asnjë meritë e lëvdatë, për ndihmën që dha në rrëzimin e komunizmit, e që gjithcka ndodhi paqësisht, pa gjakderdhje.

Vdiq në moshën 75 vjeçare më 18 dhjetor 2011 pas një sëmundje të keqe. Havel do të mbahet mend si presidenti i fundit i Çekosllavakisë dhe i pari i Çekisë.