Vasel Gilaj: 25 pyetje për çështjen “Prek Cali”

Nga Vasel Gilaj

1. Pyetja e par qe te lind dhe me te drejt, eshte se cila ishte arsyeja qe i coi Partizanet e konvertuar me vone ne Komunist. Ne janar te vitit 1945 ne kelmend, per te kryer operacionin e spastrimit ndaj kundershtareve. Kur dihej se Çlirimi i Shqiperise nga te huajt ishte shpadhur qe me 29 Nentor te vitit 1944.

2. Perse te gjithe partizanet e derguar ne Kelmend, ishin te besimit fetar Mysliman kur dihej se Kelmendi ishte 100% i besimit fetar katolik. Dhe posacerisht nga Jugu i Shqiperise

3. C’ fare rolit kishin, perfaqesuesit e Komuniteteve fetare, qofshin ata te besimit katolik qe i nxisnin Malesoret e atij besimi, per lufte kunder Komunisteve qe po vinin ne pushtet, fale edhe lidhjeve qe ata kishin me vendet e tjera Evropiane si Italia, Gjermania, Anglia etj. Apo ata te besimit Mysliman apo Rrranxave te Malesise qe perkrahnin. Partizano – Komunistet, me ne krye Enver Hoxhen ishe pasardhes i nje familjeje Hoxhallaresh.

4. Para zhvillimit te luftes se Recit, qe u zhvillua ne gushte te vitit 1943. Kur Italianet sulmuan Rranxat me popullsi myslimane, a ishte malesia e madhe ne prag te luftes fetare. Pasi Prek Cali mesohet se i ka thene Bajraktarit te Hotit, Mul Delis, se mir po i hame Desht e pjekun ne Rranxa te Malesise.

5 Cilat ishin marrdheniet,ne mes Prek Calit dhe Mul Delis. A’kan patur partizanet marrveshje me disa nga perfaqesuesit aso kohe,si te Koplikut, Bajzes, Hotit etj., qe te kalonin pa probleme per te hyre,ne kelmend dhe per te vepruar sic vepruan.Ne mesin e janarit 1945.

6 Pas vendosjes se shtatores se Ded Gjo Lulit,ne kryeqytetin e te gjithe shqiptareve ne Tirane,a ka hyr ne mes malesoreve nje konflikt edhe Intelektual, se kushe eshte figura historike me e njohur,me vleresuese, dhe me perfaqesuese e Malesise se Madhe.

7. A’eshte ashtu sic thuhet se ne veren e vitit 1943. Mul Delia Bajraktari i Hotit dhe prijesi i Malesise, se me zgjuarsin qe ka pasur dhe me autoritetin qe nuk i mungonte, e ka shpetuar Malesin e Madhe nga lufta fetare.

8. Cilat kan qen arsyet qe Prek Cali, nuk ka hyr ne bisedime ose marrveshje me Partizanet. Me qellim qe lufta Vllavrasese e Tamares e datave 15, 18, dhe 19 janar 1945 ku u vran 55 Partizan nga Kelmendasit te ndalohej. Lufte e cila me pase pati pasoje te tmerrshme per banoret e Kelmendit zone nga e cila , komunizmi i Enver Hoxhes vrau 82 persona.

9. A’i kishte apo jo Prek Cali 20. 000 napolona ari sic thuhet, dhe nese po kush ia mori, a’ ju gjeten ne shpell apo iu sekuestruan nga partizanet pase arrestimit dhe mbajtjes ne burgun e shkodres, perpara se te pushkatohej, ku ka qenderuar per 18 dite.

10. A’ u be pushkatimi i Prek Calit me nderhyrjen e Jugosllaveve. Pasi ai vet ka deklaruar ne burgun e Shkodres se Mehmet Shehu ma ka falur jeten. Dhe sa ai asnjrher nuk e ka besuar, se do te pushkatohej fale edhe njohjeve qe ka patur me E. Hoxhen dhe M. Shehun.

11. Kushe e zgjolli Prek Calin anetar te komisionit te kufive ne viete 1913 – 1914. Dhe a ka firmosur Prek Cali per ndarjen e Hotit, te Grudes, Plav-Gucis e tjer, duke kerkuar vetem Vermoshin zone te cilen ne gusht te vitit 1926. kohe kur Prek Cali ishte i interrnuar ne Gjirokaster nga Ahmet Zogu. Vet Ahmet Zogu e la ne teritorin e Shqiperise duke u dhen Jugosllaveve Shen Naumin.

12. Cila ishte arsyeja qe Prek Cali ne vitin 1927 u be aleat me Ahmet Zogun, edhe pse e kishte interrnuar. Mbajtja e Vermoshit ne teritorin e shqiperise apo pushteti qe mbreti i dha se bashku me rrogen e majme per kohen.

13. A’ishte apo nuk ishte Prek Cali pro pushtimit te Shqiperise nga Italia Fashiste ne vitin 1939

14. Unaza e shtat Krajlave qe ai ka mbajtur ne gisht, ishte e veta apo ia kishte falur Axha i tij Uc Turku.

15. I ‘ kishte apo nuk i kishte Prek Cali aso kohe tri shtepi. Nje ne Malin e Jushit ne zonen e Nenshkodres ku edhe ka lindur ne vitin 1872. Nje ne Vermosh ku po behet debati, dhe nje ne Guci e mbetur ne teritorin shteteror te Jugosllavise. Tani nen Malin e Zi.

16. A ‘ ka patur Prek Cali konflikt me Ferrajt, kur ka dashur te behet Kryetar Komune ne Plav – Guci.

17. Cila ka qe arsyeja qe , si gjate sulmit te par te Partizaneve ne janar te vitit 1945 ndaj kelmendit, si dhe gjat sulmit te dyte ne shkurt te vitit po 1945. Qe askush nga Malesoret nuk e shkrepi nje pushk kundre partizaneve te cilet ulltuan nga, trojet shqiptare ne Mal te Zi permes Kastratit, Koplikut, Shkrelit, Boges e deri ne Theth te Dukagjinit. Ku u strehuan e u ushqyen deri sa vet banoret vendas ne ato dite dimri, i percollen e u treguan edhe rrugen, per mes maleve per te pushtuar kelmendin. A’ka patur partizan nga jugosllavia ne rrallet e atyre shqiptar.

18. A’ i solli apo nuk i solli Prek Cali 300 Cetniket Serbo – Malazez ne Vermosh sic thuhet. Me argumentin se ai ka shume vullnetar ne lufte perkrah tij,

19. A’ duhen vertetuar akuzat e leshuara me dhe pa te drejt, kunder Prek Calit, per lidhjet e tij me Nazi – Fashizmin.

20. Ju gjeten apo nuk iu gjeten leterkembime me Anglezet, pase kontrollit qe iu be Shpelles, se Prek Calit ku qe futur dhe ku ka qenderuar per shtat dite me rradhe, derisa u dorezua se bashku me 14 kelmendas te tjer. Nderkohe qe ne shpell me Prek Calin diten e pare kane hyre 52 Kelmendas

21. Nje nder pyrtjet dhe qe ka jo pak, diskutime eshte se Prek Cali eshte figure Kombetare apo Krahinore, me qellim qe ai te zere vendin qe i takon ne historin e Shqiperise.

22. Pavaresishte organizimeve qe ai ka bere per kryengritje te armatosur Antikoministe ne Malesin e Madhe. Deri tani nuk eshte vertetuar se Prek Cali ka kryer ndonje vrasje. C ‘ ka duhet vleresuar si shume pozitive. Biles ai personalisht nuk ka qelluar ase gjate qenderimit ne shpell.

23. A ‘ ishte apo nuk ishte Prek Cali Luftetar. Ne asnje deshmi apo fotografi te kohes nuk vertetohet, dhe nuk rezulton se Prek Cali ka marr pjes ne kryengritjen Anti – Turke te vitit 1911. Edhe pse aso kohe ka qen 39 vjec. Prek Cali nuk ka marr pjes as ne Kuvendin e Greces I mbajtur ne Qershor te vitit 1911 ne Grec te Kelmendit. Gjithashtu nuk rezulton te ket marr pjes ne Luften e Sukave te Moksetit e zhvilluar po kunder Turqeve ne vitin 1912. Prek Cali nuk ka marr pjes ase ne Luften e Koplikut te vitit 1920. E zhvilluar kunder Serbo -Malazezeve dhe ku kete lufte aso kohe e ka drejtuar Ahmet Zogu. Ishe Minister i Brendeshem i Qeverise se Lushnjes. Prek Cali dhe qe eshte e kuptueshme nuk ka marr pjes ase ne Luften e Recit te vitit 1943. Prek Cali nuk ka luftuar ase kur e kan sulmu Partizanet ne Kelmend ne shkurt te vitit 1945 por eshte ngujuar ne Shpell.

24. Sa i takon ndertimit te Shtepis se tij ne Vermosh, shtrohet pyetja nese dikush apo nje grup njerezish. Duan te ndertojne nje shtepi private dhe fshatarce apo nje shtepi muze. Me vlera historike dhe qe fare mir mund te quhej Muzeu Antikomunist i Malesise se Madhe. Ku komunizmi ka vrar 226 Malesor nga kta 217 te besimit katolik dhe 9 te besimit mysliman. Kur dihet se popullesia e Malsesise eshte 50 % e besimit katolik dhe 50 % e besimit mysliman. Burgosur 800 dhe Interrnuar 1300.

25. A’ ka kelmendi edhe figura te tjera qe duhen nderuar dhe vleresuar pervec Prek Calit une mendoj se po. Si per shembull. Nora e Kelmendit, Memi i Smajlit, Papa Klementi, Nik Lek Pepa, Ujk Gila, Vllezerit Gjeto e Ded Coku, e tjer e deri tek Angjelin Preljocaj artisti koreograf Vermoshas me fame boterore.