Urdhëri i Mehmet Shehut për shoqërimin e Prek Calit pas arrestimit: Të jetë i lidhur dhe i sigurum

Ish-drejtori i Arkivit në Ministrinë e Brendshme, Kastriot Dervishi, ka publikuar një faksimile që tregon një urdhër të Mehmet Shehut në lidhje me arrestimin e Prek Calit.

Të jenë të lidhun mirë dhe të siguruar në automobil“.

(Postimi i Kastriot Dervishit)

“Pasi Prek Cali u dorëzua, më 17.2.1945 komandanti i operacionit, gjeneral-major, Mehmet Shehu, i kërkonte përgjegjësit të partizanëve që shoqëronin “kriminelin e luftës” Prek Cali që të kishte shumë kujdes gjatë transportimit të tij nga malësia në qytet. Kjo shihet me urdhrin e posaçëm të nesërmen e ditës së arrestimit.

Edhe të lidhur e kishin shumë frikë Prek Calin.

Ja urdhri i Mehmet Shehut:

“Jeni të urdhnuem që me pas një kujdes të veçantë në shoqërimin e Kriminelit të Luftës Preng Cali me shokë. Të jenë të lidhun mirë dhe të siguruar në automobil. Të keni parasysh që kur të mbërrini në lagjen e parë në qytetin e Shkodrës, të zbriten në këmbë dhe së bashku me shokët të drejtoheni në Brigadën II. Mbrojtjes së Popullit tue ndjekë rrugën kryersore të qytetit.

Ju kujtojmë se në të tilla raste duhet të keni vëmendje të madhe, edhe në qoftë nevoja mund të kërkoni shtimin e forcave përcjellëse. Porositeni gjithashtu të keni kujdes edhe në qytet.

Shtohet se ngjarja kryesore është që krimineli Preng Cali me shokë të jenë i lidhun mirë e të siguruem.

Pritet zbatimi i urdhërit pikërisht.

Komandanti i Operacionit

Gjeneral – Major

Mehmet Shehu”.

Urdheri i Mehmet Shehut per shoqërimin e Prek Calit