Uashington, një tjetër dënimi me burg për ish-menaxherin e fushatës së presidentit Donald Trump, Paul Manafortin

Një gjykatë federale në Uashington dha të mërkurën një tjetër masë dënimi për ish-menaxherin e fushatës së presidentit Donald Trump, Paul Manafort, lidhur me dy akuza për konspiracion.

Gjykatësja Amy Berman Jackson njoftoi 43 muaj të tjerë burgim për Paul Manafort-in, duke e çuar dënim e përgjithshëm të tij në 7.5 vjet.

Javën e kaluar, një tjetër gjykatës federal e dënoi atë me 47 muaj burg lidhur me akuza për mashtrim bankar dhe me taksat.

Gjykatësja Amy Berman Jackson urdhëroi burgosjen e Paul Manafort-it vitin e kaluar, duke revokuar arrestin shtëpiak për të, lidhur me akuza për manipulim të dëshmitarëve.

Çështja është pjesë e një hetimi të udhëhequr nga Prokurori i i Posaçëm Robert Mueller lidhur me ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet amerikane të vitit 2016.

Megjithatë, akuzat ndaj Paul Manafort-it nuk kanë lidhje me punën që ai ka kryer gjatë fushatësTrump, por me punën e tij në emër të një partie pro-ruse në Ukrainë.

Zoti Manafort-i u vetëdeklarua fajtor në kuadër të një marrëveshjeje me ekipin e hetuesve të zotit Mueller për të bashkëpunuar plotësisht në hetimet mbi Rusisë, por sipas një vendimi të gjykatëses Jackson, Paul Manafort-i kishte shkelur kushtet e marrëveshjes duke gënjyer hetuesit.

VOA