U shit te Google për 1.65 miliard dollarë – Sot YouTube fiton 15 miliard dollarë në vit vetëm nga reklamat

YouTube ka zbuluar se të ardhurat e saj nga reklamat tejkaluan 15 miliardë dollarë në 2019 shifër e cila është 9 herë më shumë se vlera e Youtube kur është blerë nga Google 14 vite më parë.

YouTube është bërë një nga faqet më të njohura për krijimin dhe ndarjen e videos në internet. YouTube tani ka më shumë se 2 miliardë përdorues mujorë që vizitojnë platformën. Ata shikojnë mbi 250 milion orë çdo ditë në blogjet e tyre të preferuara, videot muzikore, emisione të ndryshme dhe më shumë.

Google bleu YouTube në Tetor 2006 kur platforma atëherë kishte vetëm 65 punonjës. Në atë kohë, YouTube ishte ende në fillimet e tij ku tre punonjës të hershëm të PayPal e kishin krijuar atë një vit e gjysmë më parë nga një zyrë sipër një picerie në California.

Reklamat e YouTube tani përbëjnë rreth 9% të të ardhurave të përgjithshme të Alfabetit, të cilat arritën në 162 miliardë dollarë vitin e kaluar.

SCAN