Tweet i Papës: vëmendja ndaj të vegjëlve dhe të varfërve, ndriçon natën e atyre që vuajnë

“Me vëmendjen tuaj ndaj të vegjëlve dhe të varfërve, ju mund ti ndizni yjet në natën e atyre që vuajnë”. Ky është tweet-i i sotëm i Papës Françesku në faqen e tij @Pontifex. Fjalë, që e kanë karakterizuar magjisterin e tij që në ditët e para të papnisë.

R.SH. – Vatikan

“Me vëmendjen tuaj ndaj të vegjëlve dhe të varfërve, ju mund ti ndizni yjet në natën e atyre që vuajnë”. Ky është tweet-i i sotëm i Papës Françesku në faqen e tij @Pontifex. Fjalë, që e kanë karakterizuar magjisterin e tij që në ditët e para të papnisë.

Jezusi na kërkon dashuri, përmes fytyrës së të varfërve

“Në të varfërin, Jezusi troket në zemrën tonë e, i etur, na kërkon dashuri” – janë fjalët e Papës Françesku, shqiptuar më 19 nëntor 2017, me rastin e  Meshës për Ditën Botërore të të Varfërve. “Këta vëllezër më të vegjël, më të dashur prej Tij – pati thënë në homeli – janë i urituri e i sëmuri, i huaji e i burgosuri, i varfëri e i braktisuri, i vuajturi pa asnjë ndihmë e nevojtari i flakur në mes të rrugës. Në fytyrat e tyre mund të përfytyrojmë të shtypur fytyrën e Zotit; mbi buzët e tyre, edhe pse të mbyllura nga dhimbja, fjalët e Tij: ‘Ky është korpi im!’”.(Mt 26,26).

Papa Françesku në takim me Komitetin Ekzekutiv të Karitasit Ndërkombëtar, në Vatikan më 17 mars 2013, për takimin e zakonshëm vjetor, shpjegoi si duhet kuptuar dashuria e krishterë, e cila dhurohet. E kujtoi simbolikën e shumëzimit të bukëve e të peshqve në Ungjill: “Nuk u shumëfishuan. Jo, nuk është kjo e vërteta: thjesht nuk mbaruan, ashtu si nuk mbaroi mielli dhe vaji i vejushës. Nuk mbaruan. Kur themi ‘u shumëfishuan’ ndokush mund të ngatërrohet e të kujtojë se Jezusi bëri ndonjë magji… Jo, thjesht është madhështia e Zotit e dashuria, që Ai dikon në zemrën tonë e nëse duam, ajo që kemi, nuk mbaron kurrë”.

Ndërsa për krizën ekonomike, që prej vitesh ia ka ngulur dhëmbët planetit, Papa tha:“Nuk është vetëm krizë ekonomike: ky është vetëm një aspekt. Nuk është vetëm krizë kulturore: aspekt tjetër ky. Nuk është vetëm krizë e fesë. Është krizë, në të cilën vuan njeriu, vuan pasojat e paqëndrueshmërisë. Sot është në rrezik pikërisht njeriu. Është në rrezik korpi i Krishtit. Puna e Karitasit është sidomos ta kuptojë këtë”.