Turqi, të paktën 22 të vdekur nga tërmeti, grupet e kërkim-shpëtimin vazhdojnë të kontrollojnë për të mbijetuar

Numri i të vdekurve pasojë e një tërmeti të fuqishëm që goditi një rajon në lindje të Turqisë arriti në 22 të shtunën. Grupet e kërkim-shpëtimin vazhdojnë të kontrollojnë për të mbijetuar të mundshëm të bllokuar nën rrënojat e ndërtesa të shembura.

Tërmeti me magnitudë 6.8 i shkallës rihter goditi të premten në mbrëjme provincën Elazig, rreth 550 kilometra në lindje të kryeqytetit të vendit, Ankarasë. Ai u pasua nga më shumë se 390 pas goditje, 14 prej të cilave me magnitudë mbi 4. Tetëmbëdhjetë persona humbën jetën në Elazig ndërsa katër të tjerë në krahinën fqinje, Malatya, njoftoi autoriteti turk për Fatkeqësitë dhe Emergjencat. Ndërkohë 1,103 të tjerë rezultojnë të plagosur.

Duke folur në Elazig, ministri i Brendshëm Suleyman Soylu tha sipas të dhënave 22 persona gjendeshin ende të bllokuar nën rrënoja. Por pak më vonë autoriteti turk për Fatkeqësitë dhe Emergjencat njoftoi se ishin shpëtuar 40 vetë.

Mediat shtetërore njoftuan të shtunën se Presidenti Tayip Erdogan kishte anuluar planet e tij në Stamboll dhe se ishte nisur drejt Elazig-ut.