Trupi i ish-presidentit Bush mbërrin në bazën ajrore pranë Uashingtonit

Një kortezh i përmortshëm me trupin e ish presidentit të ndjerë amerikan George Herbert Walker Bush është drejtuar për në Uashington pasi u largua nga një shtëpi mortore në Hjuston të Teksasit.

Arkëmorti i mbuluar me një flamur amerikan u drejtua fillimisht për në Ellington Field të Hjustonit, ku priste avioni presidencial Air Force One për ta transportuar drejt Uashingtonit.

Autokolona përcillej nga oficerë policie të Hjustonit në motoçikleta.

Presidenti i 41-të amerikan, George Herbert Walker Bush, vdiq të premten në Huston në moshën 94 vjeçare.

Trupi i tij arriti sot pasdite në bazën ajrore Andrews të Maryland-it dhe më vonë do të vendoset për homazhe në ndërtesën e Capitolit, selia e Kongresit amerikan.

Të mërkurën në mëngjes, trupi do të sillet me autokolonë në Katedralen Kombëtare të Uashingtonit, për ceremonitë shtetërore të lamtumirës.

Autokolona ku ndodhet arkëmorti me trupin e ish presidentit të ndjerë amerikan George Herbert Walker Bush është drejtuar për në Uashington pasi u largua nga një shtëpi mortore në Hjuston të Teksasit.

Arkëmorti i mbuluar me një flamur amerikan u drejtua fillimisht për në Ellington Field të Hjustonit, ku priste një avion presidencial për ta transportuar drejt Uashingtonit.

Autokolona përcillej nga oficerë policie të Hjustonit në motoçikleta.

Presidenti i 41-të amerikan, George Herbert Walker Bush, vdiq të premten në Huston në moshën 94 vjeçare.

Trupi i tij do të arrijë sot pasdite në bazën ajrore Andrews të Maryland-it dhe më vonë do të vendoset për homazhe në ndërtesën e Capitolit, selia e Kongresit amerikan.

Të mërkurën në mëngjes, trupi do të sillet me autokolonë në Katedralen Kombëtare të Uashingtonit, për ceremonitë shtetërore të lamtumirës.

VOA