Trump urdhëron uljen në gjysmështizë të flamujve të Amerikës pas vdekjes së Barbara Bush

Pas vdekjes së ish-zonjës së parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barbara Bush, presidenti i Amerikës, Donald Trump, ka urdhëruar që të gjithë flamujt e shtetit të ulën në gjysmështizë, në shenjë nderimi për Bush

Trump ka thënë se Barbara Bush do të kujtohet gjatë për punën dhe për përkushtimin e saj ndaj familjes dhe shtetit njëkohësisht, shkruan NBC, transmeton Periskopi.

Edhe ish-presidenti amerikan, Geroge W. Bush, ka reaguar pas vdekjes së Barbara Bush, duke thënë se është me fat që ishte djali i saj.

“Familjes tonë do t’i mungojë ajo përgjithmonë”. ka deklaruar Bush.
Edhe ish-presidenti Klinton ka kujtuar kohërat e kaluara kur Barbara kishte bërë shaka me të dhe ish-presidentit Bush, se po qëndronin shumë kohë së bashku.
Barbara Bush kishte lindur në vitin 1925 në New York. Ajo sipas biografisë në Shtëpinë e Bardhë ishte njoftuar me Geroge H.W. Bush në moshën 16-vjeçare, dhe ishin çifti me jetëgjatësinë më të madhe të martesës në historinë e çifteve presidenciale.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/trump-urdheron-uljen-ne-gjysme-shtize-te-flamujve-te-amerikes-pas-vdekjes-se-barbara-bush-525651/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright