Trump shton barrierat për emigrimin. Ndalon aplikimet për “green card”, pezullon vizat për punëtorët

Donald Trump ka prezantuar barriera të reja për emigrimin, për të ndihmuar amerikanët e goditur nga koronavirusi, një lëvizje që liderët e biznesit e kanë kritikuar se do të reduktojë konkurrencën.  Presidenti zgjati ndalimin e aplikimeve për “green card” deri në fund të vitit dhe pezulloi vizat për “punëtorët e mikpritur”, që lejojnë shkencëtarët dhe inxhinierët të punojnë në SHBA.

“Kemi një detyrë morale për të krijuar një sistem të emigrimit që mbron jetën dhe vendet e punës së amerikanëve”, tha Trump.  Urdhëri erdhi 2 muaj pasi Trump prezantoi pezullimin fillestar të “green cards”,  në kundërpërgjigje të miliona amerikanëve që kanë humbur vendet e punës nga koronavirusi.  Megjithatë, lëvizja u kritikua nga bizneset e mëdha, që sipas tyre do të dëmtojë ekonominë.   “Mos mikpritja e inxhinierëve, ekzekutivëve, ekspertëve të IT, doktorrëve, infermierëve dhe punëtorëve të tjerë, nuk do të ndihmojë vendin tonë”, tha Tom Donohue, shefi i Dhomës Amerikane të Tregtisë.

Urdhëri ekzekutiv do të ndalojë gjithashtu emetimin e vizave H-1B, që përdoren nga kompanitë e teknologjisë dhe H4, që lejojnë bashkëshortët e mbajtësve të vizës që të jetojnë dhe punojnë në SHBA.   Shefi ekzekutiv i Cisco, Chuck Robbins, tha se që tani, ekziston një mungesë e talenteve në sektorin e teknologjisë.   Ekzekutivi i Google, Sundar Pichai e kritikoi gjithashtu vendimin, duke thënë se emigrimi ka kontribuar ndjeshëm në suksesin ekonomik të Shteteve të Bashkuara, duke e kthyer në një lider në teknologji.   Trump ndaloi gjithashtu vizat L, që lejojnë kompanitë të transferojnë punëtorët në zyrat në SHBA.

Klevis Llaha / SCAN