Trump dhe NATO, 30 vjet pas fundit të Luftës së Ftohtë

Nga Janusz Bugajski*

Ekskluzive Dita – Hyrja e afërt e Maqedonisë së Veriut në NATO demonstron që pavarësisht nga qëllimet e tij, Presidenti Donald Trump po e forcon Aleancën Atlantike. Gjatë dhe pas zgjedhjeve presidenciale, Trump deklaroi që NATO ishte e tepërt dhe kërcënoi një tërheqje të plotë ushtarake të SHBA-ve. Deklaratat e tij krijuan ide të gabuara tek evropianët dhe rusët që Uashingtoni do të ndërpriste angazhimet e SHBA-ve në mbrojtjen e Evropës. Në realitet, kritikat e Trump kanë rigjallëruar misionet dhe aftësitë e NATO-s.

Zemërimi kryesor i Trump ju drejtua qeverive evropiane të cilat caktojnë më pak se 2% tëPBB-së së tyre për mbrojtjen kombëtare, pavarësisht nga kërkesat e përbashkëta të NATO-s. Trump kërcënoi që do të ndërpriste mbështetjen amerikane nëse nuk arriheshin këto kërkesa, duke deklaruar që tatimpaguesit amerikanë nuk duhet të mbanin barrën e mbrojtjes së një Evrope të pasur.

Fjalët e Trump dhe kërcënimet e Rusisë kanë pasur ndikim, dhe disa kryeqytete u angazhuan të rrisin shpenzimet e tyre dhe të përmirësojnë aftësitë e tyre luftarake. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg kohët e fundit ka deklaruar që kërkesat e Trump kanë pasur rezultat: deri në fund të vitit 2020 aleatët do të kenë shtuar rreth 100 US$ në buxhetet e tyre të mbrojtjes.

Po Shtëpia e Bardhë duhet të pranojë që më e rëndësishme se kërkesa 2% për shpenzime është shpërndarja efektive e burimeve për të maksimizuar aftësitë ushtarake. Uashingtoni duhet gjithashtu të pranojë përfitimet që NATO i sjell vazhdimisht SHBA-ve, përfshirë të drejtat për bazat, infrastruktura, ndarja e informacionit të inteligjencës, mbështetja politike dhe diplomatike dhe pjesëmarrja në misione ushtarake, përfshirë Afganistanin.

Angazhimi i Trump për forcimin e NATO-s ka qenë i dukshëm në përzgjedhjen e ekipit të tij të sigurisë. Në veçanti, Zëvendës Presidenti, Sekretari i Shtetit dhe Sekretari i Mbrojtjes kanë qenë të gjithë Atlanticistë të fortë dhe të angazhuar për një Aleancë të fortë. Pentagoni në veçanti kupton që kërcënimi rus për Evropën është në rritje dhe që NATO duhet të jetë më e përgatitur për të plotësuar misionin e saj të mbrojtjes së përbashkët.

Gjatë mandatit të Presidentit Obama, mbrojtja e Evropës ra deri sa sulmi i Rusisë mbi Ukrainën në fillim të vitit 2014 provokoi frikë rreth ambicieve revizioniste të Moskës. Ekipi i Trump ka nxjerrë mësime nga pritshmëritë naive të Obamës rreth “fillimit nga e para” me Kremlinin. NATO mund të negociojë me Moskën vetëm nga një pozicion force.

Ekipi i sigurisë kombëtare i Trump ka fortifikuar Praninë e Përforcuar Pararojë tëNATOs përgjatë frontit të saj lindor, ku trupat kanë rotacion në disa shtete kufitare përmes katër grupeve shumëkombëshe të betejës që kanë në total rreth 4.500 ushtarë. Edhe Polonia po shikon të presë në mënyrë të përhershme një kontingjent më të madh të trupave amerikane, meqenëse Moska shkallëzon kërcënimet e saj dhe vendosjen e trupave përgjatë kufijve tëNATOs. Uashingtoni gjithashtu ka mirëpritur anëtarë të rinj në Ballkan të cilët mund të kontribuojnë në sigurinë rajonale, ku Maqedonia e Veriut pritet të ndjekë Malin e Zi për t’ju bashkuar Aleancës në vitin që vjen.

Gjithë këto masa e kanë kapur të papërgatitur Kremlinin. Trump mund të veshë me lavdërime herë pas here Putinin, por kabineti i tij dhe Kongresi i SHBA-ve vazhdojnë të shtrëngojnë sanksionet financiare kundër elitës së korruptuar të Rusisë dhe kanë mbështetur shitjen e armëve Ukrainës dhe Gjeorgjisë për t’i ndihmuar të mbrohen nga sulmet ruse. Nuk është habi qëmënyra se si Moska e shikon Trumpka kaluar nga euforia në ankth.

Gjithashtu zyrtarët rusëjanë gjithnjë e më të shqetësuar rreth shpërfilljes që Trump u bën traktateve të armëve me Rusinë si “marrëveshje të këqija” për Uashingtonin. Me rënien e pritshme të Traktatit të Forcave Bërthamore të Rrezes së Ndërmjetme (INF), një garë e re armësh do të jetë më e dëmshme për Rusinë se sa SHBA. Shkelja nga Rusia e Traktatit INF duke zhvilluar raketa me bazë tokësore për të kërcënuar shtetet e NATO-s do të jetë një bumerang për Rusinë, shpenzimet e të cilës për mbrojtje janë shumë më të ulëta se sa të Aleancës.

Gjatë viteve 1980, udhëheqësit sovjetikë u gënjyen nga Nisma Strategjike e Mbrojtjes e Presidentit Ronald Regan dhe u futën në një garë armësh që falimentoi ekonominë e tyre. Moska përfundoi në nënshkrimin e disa marrëveshjeve të kontrollit të armëve dhe perandoria sovjetikera. Një fat i ngjashëm mund t’i vijë Federatës Rusegjithnjë e më të varfër.

Pothuajse tridhjetë vjet nga fundi i Luftës së Ftohtë, nuk ka një alternativë tjetër ndaj NATO-s si një aleancë solidariteti që garanton sigurinë kombëtare tëtë gjithë anëtarëve, përfshirë dhe SHBA. Forcat amerikane janëtë vendosura në Evropë jo si një akt altruizmi por për të mbrojtur interesat e SHBA-ve brenda dhe përtej Evropës dhe për të zbuluar, parandaluar dhe mundur kundërshtarët përpara se ata tëmarrin guximin të godasin atdheun amerikan.

NATO është vazhdimisht në një proces transformimi dhe përshtatjeje me kushtet e reja dhe Aleanca duhet të mirëpresë pikëpyetjet e Trump mbi arsyen e ekzistencës dhe kapacitetet e saj. Vetëkënaqësia e dobëson NATO-n dhe mund të provokojë agresione të reja si kundër ashtu dhe brenda Evropës. Të paguash tani për një NATO efektive do të jetë shumë më pak e kushtueshme se kostoja e luftës nëse Aleanca neglizhohet.

 

*****

Dita 6, Albania

TRUMP BOOSTS NATO

Janusz Bugajski, 22 February 2019

The imminent entry of North Macedonia into NATO demonstrates that regardless of his intentionsPresident Donald Trump isboostingthe Atlantic Alliance. During and after the presidential elections, Trump declared NATO as redundant and threatened a full-scale US military withdrawal. His pronouncements misled both Europeans and Russians into believing that Washington would terminate US commitments to Europe’s defense. In reality, Trump’s criticismshave reinvigoratedNATO’s missions and capabilities.

Trump’s main indignation has been directed at European governments who allocate under 2% of their GDP for national defense despite NATO’s common requirements. Trump threatened to cut American support if these targets were not met, claiming that American taxpayers should not bear the main burden for defending a wealthy Europe.

Trump’s words and Russia’s threatshave had an impact, with several capitals pledging to increase their spending and improving their fighting capabilities. NATO Secretary General Jens Stoltenberg recently asserted that Trump’s demands have produced results: by the end of 2020 the allies will have added $100 billion to their defense budgets.

But the White House must recognize that more important than the 2% spending stipulation is the effectiveallocation of resources to maximize military capabilities. Washington must also acknowledge the benefits that NATO consistently brings the US, including basing rights, infrastructure, intelligence sharing, political and diplomatic support, and participation in military missions, including Afghanistan.

Trump’s commitment to strengthening NATO has been evident in the selection of his security team. In particular, his Vice President, Secretary of State, and Secretary of Defense have all been staunch Atlanticistsand committed to a strong Alliance. The Pentagon in particular understands that the Russian threat to Europe is growing and that NATO must be better prepared to fulfill its mission of common defense.

During President Obama’s tenure Europe’s defense was downgraded until Russia’s attack on Ukraine in early 2014 provoked fears about Moscow’s revisionist ambitions. Trump’s team has learned lessons from Obama’s naïve expectations about “resets” with the Kremlin. NATO can only negotiate with Moscow from a position of strength.

Trump’s national security team has fortified NATO’s Enhanced Forward Presence along its eastern flank, whereby troops are rotated in several front line states through four multinational NATO battle groups that total some 4,500 soldiers. Poland is also looking to permanently host a larger contingent of American troops, as Moscow escalates its threats and deployments along NATO’s borders. Washington has also welcomed new members in the Balkans that can contribute to regional security, with North Macedonia poised to follow Montenegro into the Alliance over the coming year.

All these measures have caught the Kremlin off guard. Trump may periodically lavish praise on Putin, but his cabinet and the US Congress continue to ratchet up financial sanctions against Russia’s corrupt elite and have supported weapons sales to Ukraine and Georgia to help defend them from Russian attacks. Unsurprisingly, Moscow’s view of Trump has swung from euphoria to trepidation.

Russian officialsare alsoincreasingly worried about Trump’s dismissal ofarms treaties with Russia as “bad deals” for Washington.With the imminent collapse of the Intermediate-Range Nuclear Forces (INF) Treaty, a renewed arms racewill prove more damaging for Russia than the US. Moscow’s violation of the INF Treaty by developing new land-based cruise missiles to threaten NATO states will boomerang against Russia whose defense spending is dwarfed by the Alliance.

During the 1980s, Soviet leaders were outmaneuvered byPresident Ronald Reagan’sStrategic Defense Initiativeand into an arms race that bankrupted their economy.Moscow ended up desperately signing several arms control agreements and the Soviet empire collapsed. A similar fate could new befall the increasingly impoverished Russian Federation.

Nearly thirty years after the end of the Cold War, there is no viable alternative to NATO as an alliance of solidarity that guarantees the national security of all members including the US. American forces are deployed in Europe not as an act of altruism but in order to protect US interests within and beyond Europe and to detect, deter, and defeat adversaries before they feel emboldened to strike against the US homeland.

NATO is constantly in a process of transformation and adaptation to new conditions and the Alliance should welcome Trump’s questioning of its rationale and capabilities. Complacency weakens NATO andcan provoke new aggression both against and within Europe. Paying now for an effective NATO will be much cheaper than the cost of war if the Alliance is neglected.

****

*Kolumnën e Bugajskit në Dita mund ta lexoni çdo të shtunë