Trondit boksieri i famshëm, Mike Tyson: Më kanë abuzuar seksualisht kur isha fëmijë

Heroi i boksit Mike Tyson është hapur në lidhje me jetën e tij personale dhe ajo çfarë ka rrëfyer është e tmerrshme. Që kur ishte fëmijë Tyson ka vuajtuar shumë dhe ngjarjet që ka përjetuar e kanë bërë të ashpër me botën. Babai i 8 fëmijëve është shprehur se kur ka qenë fëmijë është ngacmuar dhe abuzuar seksualisht. “Po ecja në një rrugë në Brooklyn, në moshën 7-vjeçare, kur një burrë i moshuar më rrëmbeu”, rrëfen boksieri. “Unë arrita që të ikja, por vetëm pasi abuzoi seksualisht me mua”. Tyson nuk e ka parë kurrë më abuzuesin e tij dhe nuk ia ka treguar kurrë asnjë njeriu këtë ngjarje, përfshirë edhe policinë, për dekada me rradhë nga frika se do të gjykohej. Vetëm të hënën është hapur në lidhje me këtë incident të tmerrshëm për Jeremy Schapp në ESPN. Ndonëse nuk donte të dilte në detaje, ai i tha Schapp se donte që të mbetej një ngjarje që ka ndodhur në të kaluarën. Ish-kampioni i boksit tha se ndihej i tupëruar për atë që i ndodhi dhe ky incident e ka bërë njeriun që është sot. “Kjo më detyroi që të jem i ashpër për botën në të cilën jetova”, shprehet 51-vjeçari.