Tre të vdekur nga uragani “Irma” në Florida: Presidenti Donald Trump: Zoti na bekoftë

Uragani “Irma”, pasi ka goditur ashpër Kubën dhe është forcua duke u kthyer në kategorinë numër 4, ka mbërritur në zonën ekstreme të jugut në Florida.

Për momentin janë regjistruar tre viktima. Një burrë, në kontenë e Monroes, ka vdekur pasi ka humbur kontrollin e traktorit që po drejtonte në ato momente. Ndërsa dy të tjerë kanë humbur jetën teksa janë përfshirë në një incident rrugor erërat dhe shiu i furishëm kishte përfshirë zonën në kontenë e Hardees.

Në një mesazh në “Twitter”, presidenti Donald Trump ka njoftuar se të gjitha forcat në terren janë “gati”. “Zoti i bekoftë të gjithë”, – janë fjalët e tij. Në Kubë, është verifikuar një “blackout” që ka përfshirë edhe kryeqytetin havana.

Mediat amerikane shkruajnë se një grua në Majemi ka lindur në shtëpi ndërsa forca e uraganit ishte në kulmin e tij. Mjekët i kanë dhënë këshilla përmes rrjeteve sociale. Zjarrfikësit nuk kanë ndërhyrë në kohë për ta marrë dhe dërguar në spital.

Një zyrtar paralajmëroi se qëndrimi në ishuj do të nënkuptonte vetëvrasje. Ndërsa stuhia po drejtohet nga veriu i Floridës, mbi 430 mijë shtëpi raportohet të kenë mbetur pa energji elektrike.

Qendra federale e Menaxhimit të Katastrofave tha se personat që nuk u evakuuan janë në rrezik të madh. Uragani “Irma” shkaktoi të paktën 24 viktima në ishujt e Karaibeve, të cilat i goditi me shpejtësi para se të marshonte drejt Floridës. Meteorologët thonë se “Irma” është stuhia më e fuqishme në 100 vitet e fundit.