“Trait d’Union”, Angjelin Preljocaj, premierë botërore në Tiranë

Më 4 tetor në Pallatin e Kongreseve, do të shfaqet baleti modern i trupës së Preljocaj, Trait d’Union & Creation, që rimerr duon mashkullore, e cila magjepsi shtypin kulturor të botës.
Rikrijimi i “Trait d’Union” që prej 1989-ës plotëson një punë mbi solon e tij përfundimtare në filmin “Polina” të 2016-ës.
“Takimet duket se janë gjithmonë fryt i fatit, bashkëpunëtore të rastësisë, këto çaste duket se çelin brenda nesh prespektiva sublime dhe enigmatike. E megjithatë secili prej nesh kërkon tjetrin, ashtu si në “gostinë” ku Platoni na flet për qëniet e tij të përsosura, të cilat një ditë u ndanë në dy nga Zotat dhe sot, secila gjysmë kërkon “gjysmë ” e saj që i mungon, atë që do të jetë realisht bashkëudhëtare në jetë. Por vallë a nuk kërkojmë ne të gjejmë tek dikush, një pikë lidhëse, një tipar karakteri që do të shfarosë me një goditje të vetme vetminë tonë të thellë? Si për t’i provuar vetes se ne ekzistojmë vërtetë, sikur të ekzistonte veç ai që është në lidhje me dikë. “Un Trait d’Union” kërkon ta prekë me delikatesë këtë, këtë kërkim të palodhshëm mes dy qenieve kleptomane, të cilat bubrrojnë njëkohësisht në xhepat e të pandërgjegjshmes së tyre për të gjetur atë që do t’i lidhë, që do ta bëjë vetminë e tyre thuajse të padukshme, që do t’i bëjë të ekzistojnë në shikim e njëri-tjetrit”, e ka përshkruar vetë koreografi pjesën për 6 balerinë.
Preljocaj është një balerin dhe koregraf i lindur në Francë nga prindër shqiptarë dhe sa herë ka mundur e ka shprehur këtë marrëdhënie të ngushtë me Shqipërinë. Këtë herë ai nis turin ballkanik nga kryeqyteti Shqiptar, duke sjellë për herë të parë në botë këtë version të rikrijuar të “Un trait d’union” që është ajo viza që bashkon dy fjalë, një marrëdhënie që bashkon dy njerëz. /a.g/