Tiranë, Kolegji zgjedhor shpall të pavlefshëm dekretin e Presidentit të Republikës për datën e zgjedhjeve

Në Shqipëri Kolegji zgjedhor i dha sot të drejtë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve (KQZ) i cili e konsideroi të pavlefshëm dekretin e Presidentit Ilir Meta për anullimin e 30 Qershorit si datë të zgjedhjeve vendore, dhe vijoi me përgatitjen e procesit. Kolegji u vu në lëvizje nga Partia e Unitetit Kombëtar (PUK), pasi kjo forcë politike i kërkoi që të çrregjistrohej nga pjesmarrja në zgjedhje, duke qenë se Kreu i Shtetit kishte vendosur anullimin e 30 Qershorit. Por KQZ-ja e kishte rrëzuar këtë kërkesë. Duke njohur si të drejtë, vendimin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, lidhur me kërkesën e Partisë së Unitetit Kombëtar, Kolegji praktikisht ka njohur 30 Qershorin si datën e zhvillimin të zgjedhjeve vendore. Argumentat juridikë, mbi bazë të të cilave, Kolegji mori vendimin e sotëm, nuk janë bërë të ditur, dhe pritet të zbulohen ditët e ardhshme, kur të publikohet vendimi i arsyetuar I Kolegjit.

Opozita shqiptare kishte vlerësuar paraprakisht se Kolegji sipas saj nuk kishte kompetencën për të vlerësuar dekretin e Presidentit, i cili sipas saj mund të interpretohet vetëm nga Gjykata Kushtetuese, e cila është jashtë funksionit për momentin. Nga ana e saj shumica e majtë i është referuar një vendimi të Kolegjit të Gjykatës Kushtetues të viti 2017, që sipas saj e cilëson dekretin e Presidentit një akt individual administrative.

Në një reagim të tij, menjëherë pas vendimit të Kolegjit, zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi, shprehet se sipas tij tij, akti i sotën nuk përbën “asnjë suprizë nga skeçi i radhës i orkestruar prej kohësh”.