Thaçi: “Pa rolin udhëheqës të SHBA nuk mund të ketë as dialog të suksesshëm e as ndonjë marrëveshje e zbatim”

Thaçi deklaratë për shtypin: “Ishte një mundësi të diskutojmë për zhvillimet në rajon. Një samit që i jep mundësi ideve të reja për të ardhmen europiane. Theksovae domosdoshmërinë që të ndodhë liberalizimi për Kosovën se kemi plotësuar të gjitha kriteret. Nëse nuk do të ndodhë është një diskriminim, ndëshkim e padrejtësi ndaj qytetarëve të Kosovës. Fat që në Kosovë një opinion 90 përqind pro BE e NATOS-s. Përshëndetëm marrëveshjen e Prespës si një mundësi për marrëveshje të reja mes vendeve që kanë çështje të hapura.
Sa i përket dialogut Kosovë – Serbi e theksova se tarifa është një vendim i drejtë dhe legjitim dhe si e tillë do të mbetet në fuqi. Duhet të vazhdojë dialogu i pakushtëzuar me mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje për normalizim të plotë, ligjërisht obliguese që nuk krijon vija etnike, që vendet tona mbesin multietnike, që përfshin luginën e Preshevës në territorin e Kosovës.

Dua të besoj se vendet e BE do të jenë më unike jo siç ndodhi në Berlin. Shpresoj se Samiti i Parisit do të prodhojë substancë e shpresoj, se u tmerrova që në Berlin nuk ishin koordinuar me SHBA. Pa rolin udhëheqës të SHBA nuk mund të ketë as dialog të suksesshëm e lëre pastaj ndonjë marrëveshje e zbatim. Mundësitë për dialog janë shpresoj ende se do të arrihet brenda vitit, mes vendeve të pavarura dhe sovrane, e theksoj me përfshirjen e Luginës së Preshevës në territorin e Kosovës pa cënuar asnjë centimetër të saj.

Pavarësisht se dëgjohen ide të ndryshme, nuk do të lejojmë që në Kosovë të krijohet asnjë asociacion, as me mandate ekzekutive apo tjetër, sepse ngjall një model të Republikës serbe dhe krjimi i një modeli të tillë do të ndikonte në ndarjen e Kosovës dhe në asnjë rrethanë nuk do të lejojmë që të vihet në tavolinë nga askush.

Kërkova nga autoritetet e Bosnje Hercegovinës që të njohin Republikën e Kosovës se do të ndihmonte në stabilitetin e rajonit. Patëm ballafaqime dhe me presidentin Vuçiç për zhvillimet në rajon dhe raportet tona të ndërsjella, sepse pretendimi për të mohuar genocidin dhe spastrimin etnik të Serbisë në Kosovë është përsëritje e krimit që nuk ndihmon as pajtimin as normalizimin.

Unë kam diskutuar dje me kryeministrin Rama për mundësinë e heqjes së tërësishme të kufirit Kosovë – Shqipëri si një model europian nën ombrellën e vlerave euro-atlantike. Askush nuk duhet t’i frikësohet komunikimit dhe integrimit kombëtar dhe një hapësire ku jetojnë shqiptarë pa kufi, gjithnjë duke përfshirë Luginën e Preshevës në territorin e Kosovës”.

VOA