Thaçi dhe Veseli akuzohen nga Prokuroria Speciale për krime kundër njerëzimit: “Përgjegjës për qindra vrasje”

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur akuza ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli. Dy prej figurat kryesore të PDK-së akuzohen për krime gjatë Luftës së Kosovës. Thaçi dhe Veseli, por edhe persona të tjerë dyshohen për krime kundër njerëzimit ndër të cilat vrasje, zhdukje të personave, përpjekje dhe tortura.

Në Aktakuzë pretendohet se Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme. Krimet e paraqitura në Aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë. Aktakuza është vetëm një padi penale e cila është rezultat i një hetimi të gjatë. Një gjykatës i procedurës paraprake i DHSK-së është duke e shqyrtuar Aktakuzën për të vendosur nëse do t’i konfirmojë akuzat”, thuhet në deklaratë.

Prokuroria e Specializuar e Kosovës e ka gjykuar të domosdoshme nxjerrjen e këtij njoftimi publik për akuzat, për shkak të përpjekjeve të përsëritura të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit për pengimin dhe sabotimin e punës së DHSK-së:

“Besohet se z.Thaçi dhe z.Veseli kanë ndërmarrë në fshehtësi një fushatë për shfuqizimin e ligjit që krijoi Gjykatën dhe ndryshe kanë penguar punën e Gjykatës në orvatje për t’i bishtnuar drejtësisë, Nëpërmjet këtyre veprimeve, z.Thaçi dhe z.Veseli kanë vënë interesat e tyre vetjake mbi viktimat e krimeve të tyre, sundimin e ligjit dhe popullin e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Kjo është aktakuza e parë që ngrihet nga Gjykata Speciale e Kosovës. Një zhvillim i tillë vjen vetëm pak ditë para mbajtjes së takimit të dialogut Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë e parashikuar për datën 27 qershor. Aktualisht mësohet se Presidenti Thaçi ka nisur udhëtimin drejt Uashingtonit. Si Thaçi dhe Veseli janë marrë disa herë në pyetje nga zyra e Prokurorisë Speciale në Kosovë, por ai vazhdimisht e ka mohuar një gjë të tillë.

Vitin e kaluar, ish-Kryeministri Ramush Haradinaj dha dorëheqjen pas akuzave të ngritura nga Gjykata Speciale për krime gjatë luftës.

SCAN