TETE MINUTAT E TMERRIT NE LONDER/ 7 të vdekur dhe 20 të plagosur bilanci i sulmit nga një komando xhihadiste

Kanë mjaftuar 8 minuta që kryeqyteti i Anglisë Londra të tmerrohet.

Të paktën gjashtë persona humbën jetën dhe 20 të tjerë u plagosën pas një atentati të dyfishtë dje në mbrëmje në qendër të Londrës. Ndërkohë, policia tha se i kishte vrarë të tre terroristët e dyshuar, në aksin mes London Bridge dhe Borough Market.

Në London Bridge (Ura e Londrës), vend i cili është më i frekuentuar për turistët në kryeqytetin britanik, një furgon me shpejtësi të madhe ka përplasur këmbësorët. Autoritetet britanike ende nuk kanë dalë me informacione të detajuara, megjithatë, në rrjetet sociale theksojnë se një furgon me shpejtësi prej 80 kilometra në orë ka përplasur këmbësorët që gjendeshin në Urën e Londrës.

Mediat lokale raportojnë se përveç incidentit me furgonit, në kryeqytetin britanik kanë ndodhur edhe dy sulme tjera, njëri në Borough Market ku ka pasur të shtëna me armë, tjetri në zonën Vauxhaul ku persona të paidentifikuar kanë goditur me thikë kalimtarët. Ndërkohë, kryeministrja britanike, Theresa May, ka deklaruar se incidenti me furgonin dhe raportimi për goditjet me thikë në Londër “është duke u trajtuar si një akt i mundshëm terrorist”.

Ajo theksoi se është duke u zhvilluar “një hetim i shpejtë” për zbardhjen e rasteve.

Vetëm 8 minuta i është dashur një komande të koordinuar terroristësh për të kthyer alarmin dhe panikun në Londër, të cilët fillimisht kanë marrë një autobus duke marrë përpara kalimtarët në London Bridge, e më pas u raportua për njerëz të sulmuar e të therur me thikë në “Borough” market.

Ndërsa sulmi i tretë ndodhi në Vauxhall, siç raporton “Daily Mail”.Autoritetet thonë se  shtatë persona kanë humbur jetën në dy sulmet, ku në njërin një furgon i bardhë u fut në trotuar dhe shkeli këmbësorët në urën e Londrës, derisa në sulmin e dytë disa persona kanë therur me thika klientët e një restoranti pranë Marketit Borough, shkruan Mirror.

Dëshmitarë të këtyre masakrave kanë deklaruar se tre deri në pesë persona janë futur në një restorant, dhe kanë filluar të therin më thika klientët duke ua prerë fytin, fytyrën dhe barkun, transmeton Telegrafi.

Shumë klientë të shokuar kanë vrapuar nga të gjitha anët duke shpresuar se do t’i shpëtojnë sulmit, ku shumë prej tyre në pamundësi për të ikur janë fshehur nën tavolina dhe karrige, kurse stafi mundohej me çdo kusht të mbyllte dyert për të parandaluar sulmin.

Policia raportohet se ka qëlluar për vdekje dy nga sulmuesit.

Ndërkaq, 20 persona janë lënduar në sulmin në urën e Londrës, ku një furgon i bardhë ka shtypur kalimtarët e rastit në trotuar.

E gjithë pjesa qendrore e Londrës ishte në kaos, derisa policia metropolitane ka konfirmuar se incidenti i tretë në Vauxhall nuk ka kurrfarë lidhje me dy sulmet e para – atë në urën e Londrës dhe në restorant pranë marketit Borough.

Sidoqoftë, policia gjithashtu ka konfirmuar se sulmi në urën e Londrës dhe ai në Marketin Borough, po cilësohen si “incidente terroriste”, ku ndër tjera kanë pranuar se ka pasur të shtëna me armë zjarri. (b.an)