Tedi Papavrami dhe François-Frédéric Guy sjellin sonatat e Beethovenit

Klasikët e muzikës gjermane vijnë për publikun shqiptar nesër me një program të përzgjedhur me instrumentistët më të mirë shqiptar dhe të huaj në Katedralen Orthodokse, Tiranë.

Violinisti i mirënjohur shqiptar Tedi Papavrami dhe pianisti François-Frédéric Guy do të interpretojnë 4 sonata me violinë dhe piano nga të mirënjohurit e muzikës klasike Beethhoven dhe Bah.

Në organizmin e këtij aktiviteti një meritë të veçantë ka violinçelisti i mirënjohur brenda dhe jashtë vendit Violent Xhafaj i cili gjithmonë sjell për publikun shqiptar muzikë klasike me repertor mjaft të përzgjedhur e me standarde europiane.

Në kuadër të këtij aktiviteti në Hotel Tirana u mbajt sot konferenca për shtyp ku të pranishëm ishin violinisti Tedi Papavrami, violinçelisti Violent Xhafaj dhe pianisti François-Frédéric Guy.

Violinçelisti Violent Xhafaj u shpreh gjatë konferencë se,”ky koncert vjen në kuadër të prezantimit të regjistrimit të sonatave të Bethhovenit që kanë bërë këta dy artistë i cili ka dal vitin e kaluar.Ky është një regjistrim mjaft i rëndësishëm që vjen për publikun shqiptar.

”Kur vjen për një koncert ke impenjime por për mua mbetet kënaqësi e madhe që të vi dhe të gjej publikun shqiptar i cili më njeh në një mënyrë shumë të veçantë dhe që nuk krahasohet me publikët e tjerë”, tha violinisti Tedi Papavrami.

Pianisti François-Frédéric Guy u shpreh se,”kemi 10 vjet që bashkëpunojmë me Papavramin rreth këtij programi që do prezantojmë për publikun shqiptar.Si rezultat i kësaj pune ne bëmë regjistrimin e 10 sonatave të Bethhovenit”.

Klasikët gjerman nën interpretimin e mrekullueshëm në violinë dhe piano artdashësit kryeqytetas do ti ndjekin nesër në orën 19:00 në Katedralen Orthodokse,Tiranë.

MA.ME