Të shtëna me armë në Maryland, SHBA, konfirmohen 3 të vrarë dhe 2 të plagosur

Një person i armatosur ka vrarë me armë zjarri tre shtetas dhe plagosur dy të tjerë në një park në Maryland të Shteteve të Bashkuara. Mediat raportojnë se autori është në arrati.

Sherifi i Harford County ka thënë se oficerët kanë arritur në vendin e ngjarjes në “Emmorton Business Park” në Maryland.

“Nëse dikush e sheh të dyshuarin, ai është i armatosur dhe i rrezikshëm”, tha Sherif Jeffrey Gahler në një konferencë shtypi.

Gahler u tha gazetarëve se i dyshuari është Radee Labeeb Prince, një 37-vjeçar me ngjyrë.