Të shtëna dhe shumë të plagosur në një shkollë në Florida, reagon presidenti Donald Trump

Një person i armatosur hapi zjarr në një shkollë të mesme në Parkland të Floridas. Sipas bilancit paraprak të mediave mbi 50 persona kanë mbetur të plagosur.

Nxënësit dhe profesorët e një shkolle të mesme në Florida janë ballafaquar me një situatë horrori.

Bëhet fjalë për një ngjarje në të cilën një i armatosur ka shtënë disa herë, duke plagosur disa nxënës.

Gjithashtu, përcjell Telegrafi, ndonëse ende të pakonfirmuara, është raportuar edhe për të vdekur.

Sipas DailyMail, tanimë i armatosuri është arrestuar.

Ndërkohë ka reaguar edhe presidenti amerikan, Donald Trump.

“Lutjet dhe ngushëllimet e mia për familjet e viktimave nga të shtënat e tmerrshme të Florida. Asnjë fëmijë, mësues apo dikush tjetër nuk duhet të ndihen të pasigurt në një shkollë amerikane”, ka shkruar Trump përmes një postimi në Twitter.

Thuhet të ketë edhe viktima, mes të cilëve një mësuese. Mediat pretendojnë se autori i ngjarjes është një student që mbante një maskë kundragazi.

I riu është ende në arrati. Alarmi në shkollën Stoneman Douglas ku janë të regjistruar rreth 3 mijë nxënës u ngrit pak pas orës 15 me orën lokale.

Studentët u evakuuan nga policia. Sherifi i kontesë së Broward i kërkoi popullsisë të qëndrojë në shtëpi dhe të mos i afrohet vendit të ngjarjes.