TË NJOHIM POETËT-Morena Cenaj, një zë që u bie telave të stuhisë së shpirtit

Nga Albert Vataj

Në rrugëpërshkimin e pambarimtë të nevojës për komunkim shpirti, ndeshemi me zëra, karakteristika dhe veçanti të larmishme krijuesish. Ata rreken, përmes fjalë të ravijëzojnë atë botë që struket thellë brenda tyre, të tregojnë duke e ndarë me të tjerët atë që është e tyre dhe e bëjnë këtë me një bujari të admirueshme.
Hyjnë në skutat e errëta dhe me dritën e pakët zgjojnë ato gjendje, ato përjetime, ato çaste, që duke lënë gjurmë brenda tyre, gjithnjë më një nevojë të përulur por krenuese, të tregojnë çfarë brenda tyre gëlon. Të gjithë vijmë nga “ferri” dhe… beftas një ditë mësojmë se brenda nesh diej parajse ende ndrijnë, është ende brenda nesh ajo forcë që zgjon ëndrrat, ato që nuk kanë frikë të na marrin për të na çuar ku ne mësojmë ligjësinë e mrekullisë së jetës. Kësisoj më grish të kumtoj një zë, një zë nga dhjetra që fëshferisin me gjethet në pemishten e begatë të këndimit të shpirtit, ai zë është i një vajze që beson te poezi si te një religjon përtëritësh forcash dhe energjishë.
Morena Cenaj është ai zë që vibron në telat e stuhisë. Ajo rend me ato hapa që ngasin nëpër natë, ato prekje që thuhen mbi syprina të ftohta, ato pëshpërima që zgjojnë pikëllim vjeshtash e trishtim dimri. Edhe pse trishtueshëm, ajo flet me zërin e shpirtit, çiltërsisht. Ajo ka zgjedhur perëndinë e poezisë për t’i bërë fli shpirtin e saj të drobitur nga dhimbja dhe trishtimi. Rend ndrojtur nëpër muzg duke dëgjuar hapat e saj dhe duke i’u vënë pas të njëjtit shteg, ndoshta sepse ka frikë të marrë tjetër rrugë, të papriturat e të panjohurës e frikësojnë më shumë se tragjikja që e end me kujdesin e një mëkueseje. Morena, përmes poezisë së saj kërkon tu flasë të gjithë atyre që kanë zgjedhur të tregojnë botës vetëm gjërat gri. Drita, ngjyrat, frymëmërrjet e thella, lulët, çastet llamburitëse… përbëjnë atë realitet që ka frikë të hyjë edhe në ëndrrat e tyre.
Gjithsesi, poezia e Morena është një nevojë çlirimi, një nevojë e dlirë shpengimi e atyre ngurtësimeve dhe shijeve të athta të momenteve, të cilat para se të ikin, kanë lënë brenda saj gjurmë, gjurmë të cilat ajo e ka të pamundur ti fshijë pa kërkuar më parë ti rrëfejë, ti denoncojë, për t’u çburgosur. Dhe ajo e bën, e bën me dlirësi dhe siqneritet.

Albert Vataj

ULTIMATUM
Me jepni pronesine e nje varri mes jush!
Kam bere aleance me vdekjen
Por … ndodhi nje mungese!
E kobshme
E tulte
Frytzeze
Sa i tmerrshem eshte ky vend!
Me gjeni nje varr!
Te mos shoh njeri!
As edhe fryme renkuese..apo re perdellimash
Duart jane te tuat!
Qefini po ashtu..
Ne ty prehem ..ne ty perterihem
Me ty shtrihem..Bejme dashuri te vdekurish
Eshte vertet i tmerrshem ky vend!
Perpos teje… asgje s’me lekund..
S’me magjeps me…asgjë
O shpirtligesi e zemres!..
Ji i forte!!!..
Mesome shtigjet e tua… shtegun tend..
Ngazellemi, pritjet e gjata perkundruall
me prekjet e pafundta te pafundesise!
Mi kane forcuar gjunjet!..
E une di te gjunjezohem perpara teje vetem.. e askujt tjeter
Oh dashuriii!
Perse e ke frymen kaq te trishtuar dhe nuk ha!?
Fole me mua..
me pe..me pe!!
Kush me pa njohu boshesine… kotesine!!!…
Por ti..me shit me para… te parelindurit e mi
fort m’i mbajne duart… kthetrat..
Varrose me pare te vdekuren tende!…
Ji e forte! Ji e forte! …
Kam bere aleance me vdekjen ..
Qekur me njohen me ty…
( Dashurine Shpirti im..asnje njeri nuk mundet ta shikoje
..e te jetoje me pas….)

Morilen Legjend

LAJMERIMI I FUNDIT

Terri im zhvishet..
Ate nuk e terheqin buzet tona
i jam mirenjohje dites fikse
dhe datave , dhe…’dikujt’
intimiteti mes nesh eshte nje surrealist Don Zhuan
kam fjetur me burrat e gjithe botes
me lajmeruan…
para se te vdisje
me lajmeruan se nje mustange e zhburreruar dha shpirt
ne shtratin e nje gruaje
semure prej ethesh
me siguri tymtaret e ‘le noir’ u benin ze vdekjeve
duket qarte
vdekja jote ishte e paracaktuar te ndodhte
pa paralajmerim
ajo qe mbetet nga qielli
na perket neve
e rikrijoj pasazhin tend
dhe gjithcka te erret, tenden
mbi sfondin perkundruall se njejtes fryme
ishte e diel si sot..
dhe vdekja mbajti nje fjalim te peshtire dantesk
u shfaqen ritualet e se djeshmes
ne meshen e gjashte kordave
une..
zhvarros kujtimin tend
damaret e mi kane besim tek meshira e tehut
e kush tjeter vec plebenjve do bente dashuri
me nje kufome te peshtire
kush tjeter vec meje do te te donte???
vec meje kush?….
ah e di
do zbresin shume njerez
trami do te zhbehet ne pluhur orendish
dhe do me shfaqesh… ti..
lajmerimi i fundit
cmesuar me prekjen time
me frymen time…
kaq…te vrazhde…!
Thjesht …VDIQ~!!!

Morilen Legjend

ZEMRA
Morgu i paradites
ose rruga qe nuk zgjodha kurre..
plaga ime djeg..
pak caste para se te nderronim jete
Ke te drejte …
na kane degjuar tek flisnim
njezet vitet e mia te trishta
majat e boshteve qe dridhen
namatisjet e anes tjeter…
Drejtesia ekzistente..
pergjumem me nje drite te mekur
rrefej me nje psheretime
se dashurine e njohu me i forti
dhe kurre ai qe vec bindet
terhiqet ne kujen e tij te veteshpallur
kumtesi i gjegjet fronit kryelarte
Ketu! Perkujdesjet ndalen !..
Me i drejti hepon..
Ja ku jam !..Mbuluar nga bari
kam mbire mes gjerash mortore
e pasigurte dhe deshperuese
dendesohet shpirti im i hidhet
asnje hap s’ka njollosur
hija e mllefit tim te gjakte
Viktimat kane kersherine
e gjethes..pemes ne vjeshte
dashurine endacake te turbullt
lutjen e nje te verberi qe shkon perterihet..
Ti ke te drejte !…
Mbetet ketu mes nesh …

Morilen Legjend

PER TIM ATE TE VDEKUR…
(Asnje bije nuk ka vuajtur keshtu si une..)
Ku eshte..!?..Ku gjendet Britma e.tij?…
Po. Toka e gelltiti balten e saj
se per pak desh ndyu qiellin.
Erresira e Zotit..Terr i paster..!
Heshtni njerez te denje!…
Heshtja..eshte me mire
…Ndersa po flisni per te ai ka vdekur!..

Kerma e tij endet mes tiranise!.
Kerkon duar te forta per ta varrosur!..
E terhiqte kurmi im i vajzerise..
Do ti cmoje duart e mia..(te vajzerise?!….)

Ah..kujtimi yt do te keqtrajtohet!..
Bashkefajtore po te ngul shtizen.
(por toka e gelltiti balten e saj
qe per pak..desh ndyu qiellin..)
…dhe qielli mbet i vrenjtur..
nga shtegtimi i dashurise.

Morilen Legjend