Të 27 liderët europian bien dakort: BE mbyll kufijtë e saj për 30 ditë

Samiti i BE mbështeti punën e Eurogroup dhe masat socio-ekonomike të Komisionit, dhe u kërkoi ministrave të Ekonomisë të monitorojnë situatën dhe të përshtatin përgjigjen ndaj situatës që ndryshon me shpejtësi. “Ne do të bëjmë ‘çfarëdo që të duhet” për të rivendosur besimin dhe për të mbështetur rimëkëmbjen shpejt,” tha Presidenti i Këshillit të BE, Charles Michel.

Të 27 udhëheqësit i dhanë dritën jeshile propozimit të Komisionit Europian për të vendosur një kufizim të përkohshëm për të gjitha udhëtimet jo thelbësore në BE, për një periudhë prej 30 ditësh, për t’u marrë me Koronavirusin. Cdo shtet do të zbatojë masën në një mënyrë të koordinuar, shpjegoi Michel, pas një konference video me krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së.

“Paketa ekonomike është miratuar unanimisht nga Shtetet. Që nga e premtja situata është përkeqësuar, është shumë serioze, ka qenë një tronditje e jashtme si kurrë më parë dhe ne duhet të bëjmë gjithçka për të mbrojtur ekonominë dhe njerëzit. Ne nuk do të hezitojmë të marrim masa shtesë nëse situata e kërkon atë,” tha Presidenti i Komisionit të BE, Ursula von der Leyen. (ANSA)