Surprizon Akademia Suedeze e vlerësimit, Kazuo Ishiguro është fituesi i çmimit Nobel në letërsi për vitin 2017

Autori britanik Kazuo Ishiguro është nderuar me çmimin Nobel në letërsi për vitin 2017. Komisioni që njoftoi vendimin tha se zoti Ishiguro përmes romaneve të tij “ka zbuluar humnerën që qëndron pas iluzioneve tona të gabuara të lidhjes me botën”.

Familja e shkrimtarit Ishiguro, u vendos në Britani nga Japonia kur ai ishte 5 vjeç. “Ai është një kombinim i shkrimtarëve Jane Austen dhe Franz Kafka”, tha përfaqësuesja e Komisionit të Çmimit Nobel Sara Danius, duke shpallur sot fituesin. Dy librat e tij më të njohur janë “The Remains of the Day” dhe “Never Let Me Go”. Vitin e kaluar fitues u shpall poeti i shquar Bob Dylan, një kontribues me ndikim në botën e muzikës dhe kulturës gjatë gjysëm shekullit të kaluar.

Çmimi Nobel në letërsi është dhënë 110 herë mes viteve 1901 dhe 2017, bazuar në të dhënat e faqes zyrtare të çmimit prestigjoz NobelPrize.Org. Akademia Suedeze e dha çmimin me motivacionin “për forcën e madhe emocionale që përcjellin veprat e tij”. I lindur më 8 nëntor 1954 në Nagasaki Japoni prej vitesh ai jeton në Angli.

Ai është një ndër autorët më të pëlqyer tashmë në botën anglishfolëse. Marrja e çmimit Nobel nga një shkrimtar me origjinë japoneze duket si një sfidë ndaj një prej shkrimtarëve të njohur japonezë që prej vitesh është në listën e kandidatëve të Nobelit, Haruki Murakami.

Edhe këtë vit Akademia Suedeze ka suprizuar në vendimin e saj, pasi emri i Ishiguros nuk figuron në asnjë prej kandidatëve pretendentë për këtë çmim. Kazuo Ishiguro do ta linte Japoninë në vitin 1960 në moshën 5 vjeçare dhe do të kthehej për ta vizituar vetëm 30 vite më vonë në vitin 1989. Në një intervistë të bërë me Kenzaburo Oe ai ka treguar ndikimin e emrave të njohur të letërsisë japoneze në letërsinë e tij.

Ishiguro, ka lindur në Nagasaki në Japoni. Ndërsa kur fituesit i Nobelit mbushi pesë vjet, familja e tij u shpërngul në Britani të Madhe. Ai u diplomua në Universitetin e Kentit në vitin 1978 dhe përfundoi masterin në Universitetin e Anglisë më 1980.

Akademika ka vlerësuar se temat e laureatit të letërisës Kazuo Ishiguro për vitin 2017, janë të lidhura me kujtesën, kohën dhe vetë-mashtrimin.

Novela e fundit e Ishiguros “The Buried Giant” e botuar në vitin 2015, flet për harresën që lidhet me harresën, historinë e të tashmes dhe fantazisë ndaj realitetit.

Ndërsa në romanin “Never Let Me Go” të botuar në vitin 2005, Ishiguro, ka prezantuar një ndjenjë të ftoftë me punën që ka bërë.

Po ashtu libri i tij “The White Countess” u shfaq edhe në ekrane, në vitin 2005 nga regjisori James Ivory. Po ashtu edhe romani “Never Let Me Go”, në vititn 2010 u bë film nga regjisori, Mark Romanek, ku luajtën aktorët, Carey Mulligan, Keira Knightley dhe Andrew Garfield.

Ishiguro pas marrjes së çmimit ka thënë për BBC-në se fitimi i këtij çmimi është një nder madhështore, sepse kjo do të thotë se jam në gjurmët e autorëve më të mëdhenj që kanë jetuar.

“Bota është në një moment shumë të pasigurt dhe shpresoj që të gjitha çmimet Nobel të jenë një forcë për diçka pozitive në botë siç është në këtë moment”, ka vazhduar fjalimin e tij, Ishiguro.

Salman Rushdie, një mik i autorit, ka thënë për “The Guardian” se i uron mikut të tij për çmimin e fituar.

“Shumë urime për mikun tim të vjetër, punën e të cilit unë e kam dashur dhe admiruar, ai është një shkrimtar mjaft i mirë dhe sigurisht nuk e meriton mospërfillje”, ka thënë Salman Rushdie.

Ishiguro ka përfunduar shtatë romane dhe disa skenarë, tregime dhe këngë.

Duke shpenzuar pjesën më të madhe të jetës së tij në Britani, 62-vjeçari ka hedhur poshtë krahasimet me autorë të tjerë japonezë, duke thënë në një intervistë në vitin 1990.

Në garë kanë qenë Don DeLillo i Amerikës, Margaret Atwood e Kanadasë, poeti i lindur në Siri, Adonis, romancieri japonez Haruki Murakami, shkrimtari nga Kenya, Ngugi Wa Thiong’o, Amos Oz dhe David Grossman të Izraelit, Claudio Magris i Italisë, Ismail Kadare i Shqipërisë dhe Michel Houellebecq i Francës.

Vitin e kaluar, çmimi Nobel për Letërsi iu kishte dhënë, këngëtarit dhe kompozitorit Bob Dylan.