Sulmet e përgjakshme në Londër, policia: Kemi identifikuar 3 xhihadistët

Policia britanike ka bërë të ditur se ka identifikuar tre xhihadistët që vranë shtatë persona në Urën e Londrës.

Ajo deklaroi se emrat e tyre do të bëhen publikë sa më shpejt që të jetë e mundur.

Dymbëdhjetë  persona janë arrestuar në Barking pas bastisjeve në një apartament  që besohet të jetë shtëpia e njërit prej sulmuesve.

Policia konfirmoi mëngjesin e sotëm se zyrtarët po kontrollonin dy apartamente të tjera në lindje të Londrës.

3 terroristë të armatosur me thika hynë me furi mes një turme njerëzish në Urën e Londrës,  me një fugon të bardhë.

Më pas xhihadistët lanë automjetin dhe filluan të sulmonin njerëzit në zonën e njohur si “Borough Market” në anën jugore të lumit Thames, thanë dëshmitarët

7 persona kanë humbur jetën dhe 48 persona kanë pësuar lëndime dhe po trajtohen në spital.

Kryeministrja britanike tha se disa prej tyre janë në rrezik për jetën./SYRI.net/