Stebleva e bukur edhe me borë… një bukuri e ashpër, lart, 1200 m mbi nivelin e detit

Stebleva është një fshat që bën pjesë në zonën e Dibrës me tradita Dibrane, por si ndarje e re territoriale mbas viteve 1990 e administron rrethi i Librazhdit.

Stebleva shtrihet në një lartësi rreth 1200 m mbi nivelin e detit.

Ka klime shumë të mirë me ajër të pastër dhe me ujë të kulluar, që del nga burime të shumta natyrore.

Pyjet dhe livadhet shumëngjyrëshe mbulojnë territorin e Steblevës që kufizohet me shumë fshatra të tjerë brenda dhe jashtë kufirit.

Stebleva është perlë e vërtete për bukuritë e rralla natyrore që ka.

Ajo është shumë e përshtatshme për turizëm natyrorë dhe të peizazhit, pasi verës ka lulëzim të plotë, dhe vjeshta e verdhë krijon një pikturë të vërtetë.

Ndërsa dimrit mbulohet me borë, pra është e përshtatshme për turizmin e bardhe dhe sportin e skive.

Një vend disi i fshehur edhe për shkak të infrastrukturës rrugore,por duhet prezantuar si një destinacion i mirfilltë turustik. ATA /n.l/ /a.g/