Sot i jepet lamtumira ”Dëshmorit të Atdheut”, efektives se forcave te NATO-s, Zarife Hasanaj

Shpallet “Dëshmor i Atdheut” nëntetarja Zarife Hasanaj. Trupi i pajetë i dëshmores së atdheut, nëntetares e cila ra në krye të detyrës gjatë misionit të NATO-s në Letoni, mbërriti mesditën e së enjtes në atdhe. Arkivoli me trupin e nëntetare Hasanajt, i mbuluar me flamurin kombëtar, u transportua me avion ushtarak nga Letonia dhe shoqërohej nga kolegët e saj shqiptarë, kanadezë dhe letonezë të grup-batalionit të NATO-s. Familjarët ishin në aeroport, teksa bija e tyre fatkeqësisht erdhi thuajse në përmbyllje të misionit të saj në Letoni, e pajetë.

Me imazhin e saj stampuar në bluzë, familjarët e saj ishin krah ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka. Për të pritur trupin e nëntetares Hasanaj, në Aeroportin “Nënë Tereza” dolën ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, zëvendësministri Petro Koçi, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, deputetë të Komisionit të Sigurisë Kombëtare, atashetë e huaj ushtarakë në vendin tonë, kolegë ushtarakë nga të gjitha forcat, si dhe familjarët e dëshmores së atdheut.

Pas pritjes me nderim ushtarake në aeroport, trupi i pajetë i nëntetare Hasanajt u dërgua për në banesën e saj, për të vijuar me ritet tradicionale familjare. Homazhet për dëshmoren e atdheut dhe më pas ceremonia shtetërore, do të zhvillohen ditën e sotme në Pallatin e Kongreseve nga ora 10:00-12:30. Pas kryerjes së homazheve dhe ceremonisë shtetërore, nëntetare Hasanajt do t’i jepet lamtumira e fundit në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë, ku do të prehet përjetësisht. Në bazën  Camp Adazi në Letoni, u organizua ceremonia e lamtumirës me pjesëmarrjen e efektivëve nga 10 vendet, pjesë e misionit “Enhanced Forward Presence”. Prej vitesh familja Hasanaj ishte zhvendosur në Tiranë, ku dhe jetonte në zonën e Babrrusë. Zarifeja lindi në Bajram Curri dhe ishte fëmija i katër i familjes Hasanaj. Pranë shtëpisë së saj në Babrru, tashmë ka mbetur vetëm prindërit e saj dhe vëllai i martuar.

Pas kthimit nga Riga, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, bëri një vizitë ngushëllimi në familjen e nëntetares Zarife Hasanaj, e cila ra në krye të detyrës gjatë misionit të NATO në Letoni. “Dhimbja juaj është edhe e jona. Jeni pjesë e familjes së madhe ushtarake. Do keni mbështetjen tonë për çdo nevojë.

Ndarja nga jeta e Zarifes humbje e madhe për të gjithë ne”,- u shpreh ministrja Xhaçka. Gjithashtu, ministrja Xhaçka, njoftoi familjarët e nëntetares Zarife Hasanaj, se e dashura e tyre u shpall “Dëshmor i Atdheut”. Homazhet për dëshmoren e atdheut, do të zhvillohen ditën e premte në Pallatin e Kongreseve nga ora 10:00 -11:30. Pas kryerjes së homazheve dhe ceremonisë shtetërore, nëntetare Hasanajt do t’i jepet lamtumira e fundit në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë, ku do të prehet përjetësisht. Familjarët e Zarife Hasanajt ishin në aeroportin e Rinasit, teksa bija e tyre fatkeqësisht erdhi thuajse në përmbyllje të misionit të saj në Letoni, e pajetë. Me imazhin e saj stampuar në bluzë, familjarët e saj ishin krah ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka.