Sot ditëlindja e këngëtarit- Michael Jackson një mbret në mbretërinë muzikës Pop

Majkëll Xhozef Xhekson (Michael Joseph Jackson, lindi më 29 gusht 1958, Gary, Indiana – vdiq më 25 qershor 2009, Los Anxheles, Kaliforni) ishte muzikant, këngëtar, autor, kompozitor, koreograf, prodhues, kercimtar amerikan nga SHBA-ja. Përndryshe Majkëll Xheksoni nga dashamirët e muzikës argëtuese të drejtimit pop, është llogaritur si mbret i saj apo siç kanë dëshirë ta quajnë adhuruesit e kësaj muzike, King of Pop.

Shfaqjen e parë në skenën e muzikës argëtuese të të rriturve, Majkëll Xheksoni e pati si fëmijë në gjirin e bandit familjar “Xhekson 5” të cilin e kishte ngritur i ati i tij Xhozefi – një i dhënë pas muzikës. Që në koncertet e para që i mbante ky grup në turne anembanë ShBA-së, Majlkëlli përpos zërit u dallua edhe për aftësitë e tij rreth mjeshtrisë së muzikantit dhe prezentimit para studiove inçizuese. Kështu që vetëm pesë vite, pas debutimit në grup, më 1971 Majkëlli si solist inçizon këngën e tij të parë me titull “Got to be there.” Ndërsa nga viti 1979 fillon të mbaj solë me luajtës veglash shfaqje koncertesh. Në vitin 1982, në kohën kur video copat, që sapo kishin filluar të afërimohen në masa, majkëll Xheksoni në bashkëpunim me firmën “Quincy Jones” bëjnë inçizimin e këngës Thriller dhe video pjesës së saj. Paraqitja kompakte e albumit, video copave të cilësisë së lartë duke mos nënçmuar dhe vetë vlerën e këngëve në vete, shkaktuan që emri i majkëll Xheksonit të hyjë jo vetëm në historinë e muzikës argëtuese por edhe më gjërë. Si do që të jetë me këngën Thriller dhe video klipin përkatës, majkëll Xheksoni ja arrin të hapë një degë të re ekonomike të paparë deri në atë kohë në botën perendimore. Paraqitja kompakte e albumit, nëpërmjet tonit, vallëzimeve, ekranizimin e një tregimi, dhe me një program propagandistik ekonmik para adhuruesve të muzikës, bërë që albumi në fjalë të kapërcej jo vetëm kufijt e ShBA-së, por edhe të Evropës e të shitet e të ndëgjohet në mbarë botën. Me këtë majkëll Xheksoni kishte arritur që vetëm me një solo album të rradhitet në krye të listave të këngëtarve më me namë të të gjitha kohrave. Kështu lista të tilla të popullatizuara, si ajo e më të famëshme të rok’n’rolit e cila e vë për dy herë në krye të saj, një herë si anëtarë i grupi (1997) dhe një herë si solo këngëtar (2001). Po ashtu edhe lista e popullarizuar amerikane për autor të teksteve Songwriters Hall of Fame më 2002, emrin e tij e vuri në krye të saj. Përpos listave të njohur për muzikë, edhe lista e njohur e rekorderve të njerzimit e quajtu Guiness Book, për vepren e tij, majkëll Xheksonin e cilësonte si “Artisti më i suksesshëm i të gjitha kohërave” (Most successful entertainer of all time). majkël Xheksoni me vepren e tij ka thyer shumë rekorde botërore në industrinë e muzikës, mes të cilëve atë të albumit më të shitur të të gjitha kohërave Thriller ( mbi 104 milion ekzemplarë). Krijimtarin e tij muzikore e kanë vlerësuar lartë edhe festivale të ndryshme të muzikës argëtuese anë e mbanë botës. Ndër to më i njohuri, festivali Grammy Awards, e ka shpërblyer për më se 13 herë.

Nga viti 1988 deri më 2005, majkëll Xheksoni jetoi në sarajet e tij të quajtur Neverland Ranch. Po ashtu edhe këto saraje që më vonë (2005) për 35 milion dollarë), në bazë të popullaritetit të majkëll Xheksonit u popullarizuan. Në oborrin e kësaj farme, ai kishte ndërtuar një lojnapark dhe një kopsht zoologjik për fëmijët e varfër dhe për fëmijët me aftësi të kufizuara. Vizitat e shumta të fëmijve në sarajet Neverlend Ranç dhe afërsia e ngusht e majkëll Xheksonit me ta shkaktuan dyshime apo mundësi në sy të armiqëve të tij. Kështu që edhe kjo dukuri nuk mbeti pa u popullarizuar nga mjetet e informimit. Më 1993, vije deri tek akuzimi i tij i parë për joshje sekuale të një fëmiju, vizitor i sarajeve. E gjith dukuria, nga mjetet e informimit përcillej me pohime dhe mohime tek dashamirët e muzikës së tij dhe jo vetëm tek ta. Pas një marrveshje jashtë gjykatës për të cilën thuhet se majkëll Xheksoni i kishte dhënë një shumëtë mëdha parash familjes së fëmijut, djaloshi deklaron para gjykatës se nuk dëshironte të jepte dëshmi për shkak imazhit personal. Si do që të jetë, edhe pas lirimit nga akuza, çështja e ngritur nga kundërshtarët e tij rreth mardhënijeve të majkëll Xheksonit vazhdojë të dominon shkrimet në mjetet e informimit për majkëll Xheksonin. Kjo çështje nuk mbeti si e till vetëm në mjete të informimit por u shtrua edhe më gjërë. Kështu më 2005, majkëll Xheksoni akuzohet dhe sillet në pranga në gjykatë për çështje të njëjtë por me një fëmië tjetër. Në fund të gjykimit, u shpall si i pafajshëm apo u lirua në munges të dëshmive nga 10 akuzat e ngritura ndaj tij.

Në fillim të qershorit të vitit 2009, majkëll Xheksoni paralajmëtoj turneut e tij të fundit në Londër. Pregatitijet për këtë turnir ishin në zhvillim e sipër dhe në to merrte pjesë dhe majkel Xheksoni. Më 25 qershor 2009, majkëll Xheksoni, si duket ishte i vetëm në shtëpin e tij në Los Anxhelos, transportohet në spital, ku edhe gjenë vdekjen.

Për të mos u shua nami i emrit të majkëll Xheksonit si dhe vepra e tij, jo vetëm familja e shoqëria e ngushtë, por edhe industria muzikore së bashku me ta edhe gjenerata e vjetra të dëgjuesve të muzikës argëtuese pop dhe gjenerata e re e kanë rimëkëmbë veprimtarin e majkëll Xheksonit. Kësaj dukurie të ringjalljes së mbretit të popit si duket i kanë prirë mjetët e informit me thashë e thëma të ndryshme si dhe vetë famlja me ceremonin festive të ndarjes nga trupi i pa jetë i majkëll Xheksonit. Ceromoni mortore festive e cila u transmetua në ekrane televizive në mbarë botën.

Fitimet

Të ardhurat totale e tij gjatë gjithë jetës nga honorare në regjistrimet e tij solo muzikë dhe video, të ardhurat nga koncertet dhe mbështetje janë vlerësuar në 500 milionë dollarë, disa analistë kanë spekuluar se katalogun e tij muzika pronat mund të jetë vlerë miliarda dollarë. Kjo spekulime. megjithatë është e kundërshtoi me dokumentet financiare të marra nga Associated Press, e cila tregoi se si e Mar 31, 2007, aksioneve 50 Xhekson për qind në / katalog Sony ATV Music Botime (pasuri e tij më të çmuar), ishte me vlerë 390.600.000 $ dhe me vlerë neto Michael Jackson ishte 236.000.000 $. Si një nga njerëzit më të famshëm në botë, jeta e shumë të publikuar Jackson’s personal, i shoqëruar me karrierën e tij të suksesshme, e bëri atë një pjesë e kulturës popullore për katër dekadave të fundit.