Sot 72 vjet nga zbarkimi në Normandi, nga fillimi i fundit të Luftës së Dytë Botërore

Ajo do të ishte kryebeteja e Luftës së Dytë Botërore. Zbarkimi i aleatëve në Normandi është kthesa kyç e fatit të luftës. Vërtetë ajo u kthye në një plazh vdekjeje. Konsiderohet si beteja më e përgjakshme pas asaj të Stalingradit, por gjithçka që erdhi më pas në favor të lirisë i ka themelet pikërisht në detin e gjakut që vërshoi në plazhin e Normandisë.

6.6.1944, D-Day (shqiptimi Di Dei – Dita D). Trupat Aleate të përbëra kryesisht nga ushtarë amerikanë, britanikë dhe kanadez, do të sulmonin Normandinë që ishte nën pushtimin e Gjermanisë Naziste. Rezistenca gjermane ishte e fortë dhe e mirë pozicionuar, sidomos në plazhin Omaha dhe qytetin e Caen (Kaen). Në muajin e parë, Aleatët do të fitonin terren. Luftime të ashpra do të ndodhnin në këto toka me pyje të dendur dhe fusha të gjera që pikërisht për këtë faunë do të merrnin emrin luftimet Bocage (fjalë në frëngjisht). Por në të vërtetë Aleatët hovin do ta merrnin vetëm gjatë Operacionit Kobra në Saint-Lô, një qytet në veri të Francës.

Gjatë gushtit, Armata e Shtatë Gjermane dhe Armata e Pestë e Panzerave ishin rrethuar gati krejtësisht në Falaise. 50 000 ushtarë u zunë rob por një pjesë e mirë e ushtrisë, arriti të dalë nga rrethimi dhe të iki. Forcat aleate që vepronin në Itali u detyruan të pushtonin Rivierën Franceze dhe më 15 gusht, bënë të mundur lidhjen me trupat në Normandi.

Më 19 gusht, Rezistenca Franceze në Paris, ngriti krye kundra pushtuesve gjerman. Njësia Franceze nën komandën e Gjeneralit Jacques Leclerc, që erdhi në qytet drejt e nga Normandia, mori deklaratën e dorëzimit të forcave gjermane atje dhe kështu më 25 gusht, Parisi më në fund ishte çliruar.

Data 6.6.1944 shënonte praktikisht fillimin e fundit të pushtimit të Europës. Trupat aleate përshkuan ngushticën e La Manshit dhe nisën mësymjen e 6 Qershorit 1944, duke hapur kështu rrugën për mposhtjen e Gjermanisë naziste dhe të krejt boshtit fashist. Normandia ka ngelë në kujtesën e njerëzimit si vendi ku zbarkuan 160.000 ushtarakë perëndimorë, me 5000 anije luftarake dhe 13000 avionë bombarduan objektivat në Francën veriore dhe nw thellwsi. Zbarkimi në Francë u krye midis portit të Le Havre dhe bazës detare në Cherbourg. Në planin ushtarak, më 6 qershor 1944, anglo-amerikanët, të plotësuar nga trupa kanadeze, polake dhe franceze hodhën në sektorët bregdetarë të Normandisë, Sainte-Honorine-des-Pertes, Saint-Laurent-sur-Mer, Vierville-sur-Mer. Ndryshe kjo ngjarje e madhe historike që shpejtoi vdekjen e hitlerizmit, njihet si hapja e Frontit të Dytë. Normandia është laboratori i vërtetë historik memories së kombeve në 80 km bregdet. Fronti i Dytë aq i shumëpritur shënjoi fatin e Europës bashkë me trupat e ushtrisë ruse të kuqe nga Lindja. Beteja e Normandisë ishte beteja hegjemonie me përmasa të mëdha. Për nga ashpërsia e luftimeve Normandia është ngjarje e rrallë në historinë e luftërave njerëzore. Në këtë 70 vjetor veteranët e “ditës D” janë “lisa” të rralluar të historisë së mbijetuar nga “gremina e vdekjes” normandeze. Franca ka qenë dhe ngelet vendi mikpritës për shtatë dekada rresht që prej ditës së sulmit të madh nga deti dhe ajri në ditën e historisë evropiane. Me mijëra trupa të aleatëve kanë filluar uljen në brigjet e Normandisë në Francën veriore në fillim të një ofensive të madhe kundër Gjermanëve. Normandia ishte një fushë vdekjeje, që kërkonte trimëri dhe guxim, prandaj edhe quhet dita e guximshme e Perëndimit. Pas sulmit, forcat aleate vazhduan avancimin në brendësi të Europës dhe, gjatë muajve në vazhdim, çliruan me radhë Francën e Belgjikën, e hynë në territorin gjerman. Hapja e frontit të dytë të betejës europiane nga trupat e aleancës shpejtoi humbjen e nazistëve. Uljet u paraprinë nga sulmet ajrore përgjatë bregdetit Francez. Ushtarë, pajime, armatime, avionë, anije, parashutistë, topa e mitraloza, kjo ishte natyra në brigjet e normandisë shtatë dekada më parë. Në një kohë gri gjenerali i Përgjithshëm Duajt D. Ajzenhauer dha urdhër për nisjen aksionit të forcave amerikane, britanike e kanadeze për çlirimin e kontinentit. Sulmin e kryeson një grup i komanduar nga gjenerali anglez Bernard L. Montgomeri, që përfshin trupa amerikane, britanike e kanadeze”. Sulmi filloi menjëherë pas mesnate nën komandën e Gjeneralit Bernard Montgomery dhe koha e zbarkimit në Normandy ishte kritike. Edhe pse zbarkimi ishte planifikuar fillimisht të kryheshin në Maj dhe mëpas u shty deri në Qershor dhe u shty sërish edhe deri në minutën e fundit brenda 24 orëve si rezultat i kohës së keqe. Aleatët u bënë kështu shpëtimtarët e kombeve Europianë nga perëndimi me hapjen e frontit të dytë dhe rusët që sulmonin nga lindja dhe që kishin futur gjermanët në darën shtrënguese të luftës finale. Që prej shtatë dekadash planeti mbajti frymën pezull nga një nga ngjerjet më të mëdha të LIIB. Komandanti i flotës së Aleatëve, Admirali Sir Bertram Ramsay, theksonte se, zbarkimet i kishin kapur krejtësisht në befasi gjermanët. Aeroplanët e zbulimit të armikut nuk u kundërpërgjigjën, po ashtu edhe bateritë bregdetare kishin një intensitet mjaft të vogël. Trupat gjermane ishin kapur në befasi. Ndërsa njësi parashutiste vepronin në prapavijë. Ulja e trupave ajrore ishte në një shkallë nga më të lartat se kurrë më parë në botë” dhe u krye edhe me humbje. Në Normandi Kryqtarët e Lirisë “shkruan” në mënyrë historiografike Operacionin “Perënditë”, që shënoi çastin kur perspektiva e lirisë mbi Europën e pushtuar nga Gjermania Naziste fitonte një një horizont të ri. Operacioni ushtarak, kishte implikim themelor rendin e demokracisë në Evropë, dhe mesazhin “mos harro” të luftës më e përgjakshme në historinë botërore. Zbarkimi në Normandi ose hapja e Frontit të Dytë në Europë, ishte pasojë e vendimit të marrë nga Treshja e të Mëdhenjve, Stalin-Rusvelt-Çurçill në Konferencën e Teheranit në dhjetor të vitit 1943 dhe kishte për qëllim final përfundimin e Luftës në Europë. Media botërore atë ditë të madhe të guximit dhe unitetit Europë-Amerikë shkruan për simbolin e botës së lirë Presidentit Ajzenhauer, i cili ju drejtua ushtarëve: “Ne nuk do të pranojë asgjë tjetër, pos fitores të plotë. Paçi fat -Good luck”. Dhe më tej u drejtohej europianëve: “Ky veprim është pjesë e planit për çlirimin e Europës, të hartuar së bashku me aleatët rusë. Unë kam një mesazh për ju të gjithë. Edhe pse sulmi fillestar nuk mund të mbulojë vendin tuaj, ora e çlirimit është afër”. Më 6 qershor të viti1944 bota sheh abdikimin e nazizmit dhe agimin e një rilindjeje të re. Dhe ajo ditë natyrisht hyn në “historinë e Perëndimit” si gjesti i saj më i guximshëm, duke u bërë një mit që vazhdon edhe sot. Fjalimi historik i Komandantit Suprem, Duajt Ajzenhauer tingëllon i fuqishëm edhe sot: “Ju po nisni lundrimin drejt një Kryqëzate të Madhe, për të cilën ne jemi përpjekur gjithë këta muaj. Sytë e Botës shohin nga Ju. Shpresat dhe lutjet e të gjithë njerëzve që e duan Lirinë, marshojnë krah jush. Së bashku me aleatët tanë trima dhe shokët e armëve në frontet e tjera, ju do të sillni shkatërrimin e makinerisë ushtarake gjermane, eliminimin e tiranisë Naziste që sundon mbi njerëzit e shtypur të Evropës dhe sigurinë për ne vetë, në një botë të Lirë. Detyra juaj nuk do të jetë e lehtë. Armiku juaj është i mirëpërgatitur, i mirëpajisur dhe i ashpër në betejë. Ai do të luftojë egërsisht…”. Por ky është viti 1944. Shumë gjëra kanë ndodhur që nga triumfi nazist i viteve 1940-1941. Kombet e Bashkuara i kanë shkaktuar gjermanëve humbje të mëdha, në betëjë të hapur, trup më trup. Ofensiva jonë ajrore e ka reduktuar seriozisht forcën ajrore të armikut dhe kapacitetin e tij për të zhvilluar luftë në tokë. Tani është radha jonë. Njerëzit e lirë të botës po marshojnë së bashku drejt Fitores. Unë kam besim të plotë në kurajën tuaj, përkushtimin ndaj detyrës dhe aftësitë në betejë. Ne do të pranojmë asgjë më pak sesa Fitore e Plotë”. Mesazhi i Ajzenhauerit përbën një dokument themelor historikisht i njohur, që flet moralisht, simbolikisht, politikisht dhe ushtarakisht.