Skicat e fshehura nën “Virgjëresha e Shkëmbinjve” të Leonardo da Vinçi u zbuluan pas 500 vjetësh

Nga Albert Vataj

Një seri skicash dhe printimesh të bëra me dorë nga Leonardo da Vinçi, dhe të fshehura nën një nga pikturat e tij më të famshme për më shumë se 500 vjet, janë zbuluar për herë të parë.
Analiza shkencore të bëra pikturës “Virgjëresha e Shkëmbinjve”, njëres prej dy punëve identike të realizuara nga mjetri, asaj që ndohet në Galerinë Kombëtare të Londrës, kanë treguar përbërjen origjinale që Leonardo filloi dhe pastaj braktisi, para se të pikturonte produktin përfundimtar që është admiruar me shekuj. E përafërta tjetër e pikturës, “Virgjëresha e Shkëmbinjve” ndodhet në Luvër.
Modelet fillestare për engjëllin dhe Foshnjën Jezus në pikturë janë zbuluar nga procesi, si dhe printimet e duarve, ku artisti ose një asistent i ka realizuar në kanavacë, tha parë CNN, Galeria Kombëtare e Londrës.
Këndi i kokës së foshnjës së Krishtit u ndryshua, kështu që ai u pa në profil, ndërsa disa pjesë të flokëve kaçurela të engjëllit u hoqën.
“Në përbërjen e braktisur të dy figurat pozicionohen më lart, ndërsa engjëlli, përballë tij, po shikon poshtë Foshnjën e Krishtit me atë që duket se është një përqafim shumë më i fortë”, shpjegoi galeria në një njoftim për shtyp.
Praktika të tilla nuk janë të panjohura për studjuesit e pikturës, madje këto janë zbulesat që ata arrijnë të nxjerrin në dritë, shpesh të qëllimta. Arti në kohën e mesjetës shpesh ka përdorur pikturat si mundësi të ruajtjes së sekreteve dhe pasimit të këtyre kodeve të fshehta për persona të rëndësishëm. Gjermani Albert Dyrer shquhet për kamuflazhe të tilla, por jo më pak edhe vetë Leonardo. Pavarësisht se Galerinë Kombëtare të Londrës që ka trajtuar këtë punë, ende nuk ka ngritur ndonjë alibi rreth asaj që hipotetikisht piktori ka fshehur nën bojën e kryeveprës, ajo natyrshëm ka një domethënie. Do të ishte naivitet nga ana e studjuesve dhe kritikës të pranonte se Leonardo thjeshtë ka mbivendosur një punë mbi një tjetër për të shfrytëzuar panelin prej druri. Gjithsesi mbetemi në pritje të zbërthimit të misterit që tashmë është dritën e njohjes.

“Virgjëresha e shkëmbinjve” është emri i dy pikturave të realizuara nga Leonardo da Vinçit me të njëjtën temë, dhe të një përbërje, e cila është identike me përjashtim të disa detajeve të rëndësishme. Versioni në përgjithësi që konsiderohet si versioni kryesor dhe që është më i hershmi i të dyjave, është i pa vlerësuar dhe varet në Louvre në Paris. Tjetri, i cili u rivendos midis viteve 2008-2010, varet në Galerinë Kombëtare, Londër. Piktura janë të larta gati 2 metra dhe janë pikturuar me bojra vaji. Të dy ishin pikturuar fillimisht në panelin prej druri, por versioni i Luvrit është transferuar në kanavacë.
Të dy pikturat tregojnë Madonën dhe fëmijën Jezus me foshnjën Gjon Pagëzori dhe një engjëll, në një mjedis shkëmbor, i cili u jep pikturave emrin e tyre të zakonshëm. Dallimet domethënëse kompozicionale janë në vështrimin dhe dorën e djathtë të engjëllit. Ka shumë mënyra të vogla në të cilat punimet ndryshojnë, duke përfshirë ngjyrat, ndriçimin, florën dhe mënyrën në të cilën është përdorur sfumato. Edhe pse data e një komisioni shoqërues është e dokumentuar, historitë e dy pikturave janë të panjohura, dhe çojnë në spekulime, se cila nga të dy është më hershme.
“Virgjëresha e shkëmbinjve” versioni i Londrës i atribuohet padyshim Leonardo da Vinçit, dhe daton para vitit 1508. Fillimisht mendohej se kjo pikturë ishte pjesërisht e punuar nga ndihmësit e Leonardos. Pamja e hollësishme e pikturës gjatë restaurimit të fundit realizuar gjatë periudhës ndërvitase, 2008- 2010 ka bërë që konservatorët e Galerisë Kombëtare të Londrës të konkludojnë në vlerësimin se pjesa më e madhe e punës është punuar nga dora e mjeshtrit, por debati vazhdon. Dora e djathtë e Virgjëreshës, dhe lulet e shkëmbinjve, citohen nga dyshuesit si elemente që vënë në dyshim që kjo punë të ketë dominim të dorës së Leonardos. Nëse ajo nuk është realizuar Leonardo, ajo ka të ngjarë të ketë për autor Giovanni Ambrogio de Predis dhe mbase Evangelista, ndihmësit e mjeshtrit.