Si u shkombëtarizuan malësorët e Rozhajës?!

Ne vitin 1700, popullesia e Rozhajes  ishte kryesisht e fiseve Kelmend, Hot, dhe Shkrel. ne vitin 1809, malesoret e kesaj ane luftuan kunder pushtimit Serb, zihet prijesi Shqiptar Ganiu se bashku me 18 shqiptar te tjer dhe me ate rast, digjet ne kullen e tij se bashku me shoket. Keto kryengeritje ishin kunder Turqise qe i udhehiqte Karagjorgji.

Krahina e Rozhajes i takon hapsires etnike, historike dhe gjeografike shqiptare, e cila kete perkatesi e ka bartur deri ne fillim te shekullit XX.  Kohe kur u nda jo vetem nga teresia e lidhur me hapsiren shqiptare nen Perandorine Osmane po edhe u pushtua nga ushtrite serbe e malazeze.
Komuna e Rozhajes perfshin nje teritor prej 431, 6 km katror, dhe sot ka nje popullesi me rrethe 30 000 banor, me qener juridike dhe administrative ne qytetin e Rozhajes, ku eshte edhe selia e komunes.
Kjo qytez, gjendet ne trekendeshin e Serbis, Kosoves dhe Malit te Zi. Kjo komune kufizohet me territoret e komunave fqinje si ne verilindje me komunen e Tutunit, ne perendim me komunen Berane, e ne juglindje me komunen e Pejes dhe ne nje pjes te vogel ne juglindje me komunen e Burimit. Fatkeqesisht si shume e shume teritore dhe popullesi shqiptare, i takon shtetit te vogel ballkanik, malit te zi.
Rozhaja kte emer e merr me vone,  pasi toponimi Tregovishte ka qen me i perafert dhe me i dashur per banoret Shqiptar.
Toponimi Roxhaj, Rozhaje e Rrozaj per here te pare permendet ne defterin turk te vitit 1571. Disa studiues mendojne se emertimi Rozhaj e ka zanafillen e vet ne toponimin Rogaje (rog-brire) ku supozohen dy kreshtat afer kulles se Ganiqeve, ku ka qen e ngritur fortifikata e Tregovishtes. Keto dy kreshta jane ne forme te brireve te dhise dhe nga ketu lidhin kete toponim. Ndersa ne defterin turk i gjithe ky rreth eshte quajtur Kazaja e Tregovishtes. Edhe emrin Tregovisht disa studiues e bastardojne duke deshiruar ta sllavizojne teresisht duke e pagezuar si ‘’Trgovishte’’.
Fisi i Kelmendit dhe fisi i Kucit, qe kure kane egzistuar jane perpjekur permisundim ndaj njeri- tjetrit.
Thuhet se cdo frengji e Kulles se Ganiqeve ka pasur ne shenjester shtepite kelmendase ne anen e kundert. Keshtu Ganiqet, qe jane fis i Kucit, u trguan me lojal ndaj osmaneve dhe ndaj cdo sundimtari tjeter, dhe me doren e forces se hekurt arriten qe ti mundin Kelmendasit, ganiqet i kane dhene administrates Turke zyrtar besnik. Ne dokumentet e kohes arkivore permenden Avdi Aga, Tahir Aga , Murat Aga, kajmekami i Beranes Ahmet Efendija dhe deputeti ne parlamentin turk Shemsi Pasha, qe ishte i fisit te Kucit, me banim ne Bisheve. Se sa armiqesi kishin keto dy fise qe jetonin ne nje qytet, e qe kishin dy xhami, tregon fakti se ata ase perevdekuri nuk donin te rrinin prane njeri -tjetrit. Pasi edhe varrezat i kishin te ndara, nga gjysma e dyte e shekullit XIX, kucet e gjeten mbeshtetjen e vet ne pashen ku mbeshtetej edhe Peja, ndersa Kelmendasit u drejtuan kah pasha i Shkodres pikerisht per inat te Kucjaneve.

RROZHAJA GJATE SUNDIMIT OSMAN
Lufta e Kosoves dhe shtrirja e sundimit osman kishte mberritur edhe ne Tregovishte. Sipas regjisterit turk te vitit 1455, Rrozhaja kishte nje teritor mjafte te dendur me banore, kurse fshati me I madh ne ate kohe ishte Dollova me 42 shtepi. Nga dokumentet arkivore vertethet se ne vitin 1450 – 55, pushtohet edhe fortifikata e Bihorit. Ne kete vite, me 1450, osmanet ne Tregovishte ngriten nje fortifikate dhe per nevoja te garnizonit ushtarak ngriten nje fortifikate si dhe ndertuan edhe Xhamine, e cila me vone do te thirrej xhamia e Kucit. Me ardhjen e osmaneve filloj asimilimi i popullates dhe shkaterrimi I monumenteve te kultures Shqiptare. Rrenimi i kishave katolike dhe i varreve beri qe shumica shqiptare, qe ishte ketu me shekuj, te asimilohet dhe te kthehet ne fene islame.
Shume toponime lidhen ketu me emrin e te pareve tane. Ata shume here, edhe sote e kesaj dite, i perkujtojme dhe i festojne ritet e besimit katolik, sic jane 2 gushti, feste e Dites se Njeses, 6 maji Dite e Shen Gjergjit, 9 maji dita e Shenkollit, dite per nder te se ciles nuk punohet ase sot.
Ne shekullin XVI Rozhaja behet qender tregtare dhe nga athere merr emrin e ri Tregovishta, emer te cilin do ta mbaje deri ne shekullin XIX kure emri Tregovishte u zevendesua me emrin Rrozaj (Rozhaje)

ROZHAJA NE SHEK. XVII
Sipas burimeve historike, kuptojme se gjate historise se vet si qytet, Tregovishta tri here eshte djegur dhe eshte zbrazur nga banoret e saj, te cilet me vone jane kthyer te pergjysmuare, por edhe te perzier me popuj te tjere. Kryengritjet e para te Kelmendaseve ne kete treve permenden ne vitin 1638 kunder osmaneve. Kjo kryengeritje u mbyte ne gjak, ndonese kryengeritesit kelmenda i ndeshkuan rende sulmuesit, duke vrare edhe pashain Otosh dhe duke i djegur sarajet e tij, ushtria osmane ne keto kushte ka qene e detyruar qe te fortifikohet dhe te nderprese lidhjet e kelmendaseve ne Fushen e Peshterit, ku per kete qellim ata ngritenmbi malin e Gradines nje keshtjelle, qe sherbente per tu mbrojtur nge kryengritesit shqiptare. Kure Austria ne vitin 1689 depertoi ne tokat shqiptare, te cilat ishin nen sundimin osman, kelmendasit e Tregovishtes iu bashkuan kesaj armate dhe luftuan per liri. Me 12 tetor te vitit 1689, kur kjo ushtri deperton ne treven e Tregovishtes, kelmendasit iu bashkuan asaj dhe luftuan per ndjekjen e osmaneve nga kendej. Ata moren qytezen ne duart e veta dhe ushtrin turke e ndoqen pase deri ne Taslixhe. Mirpo derisa ushtria austriake po marshonte nga Prishtina dhe Peja ne drejtim te Tregovishtes, osmanet, duke e pare rezikun e kryengritjes, shtine me dy topa ne fortifikaten e qytezes dhe paralizuan kryengritjen. Ne vitin 1690 populli I Rozhajes ishte ne anen e Austrise per debimin e e Turqise nga vatrat e veta. Kronisti I njohur turk Evlia Qelebia ne shekullin e XVII thote se kjo qyteze I takon Sanxhakut te Pejes dhe shton se ne te jetojne familje shqiptare te ritit katolik. Gjate sundimit osmane kazase se Rozhajes i ka takuar edhe rrafshenalta e Peshterit, Bihori, Shatvica, pra rrethi i Tutunit dhe nje pjese e Komunes se Pazarit te Ri.

RROZHAJA NE SHEK. XVIII
Ne vitin 1700, popullata e Rozhajes ishte kryesisht e fiseve Kelmend, Hot dhe Shkrel, ne vitin 1809, malesoret e kesaj ane luftuan kunder pushtimit serb, Ne kete lufte kunder pushtuesit serb, zihet prijesi shqiptar Ganiu se bashku me 18 shqiptar te tjere dhe me ate rast digjet ne kullen e tij se bashku me shoket. Keto kryengeritje ishin kunder Turqise e qe i udhehiqte Karagjorgji.
Ne vitin 1749, nje emisar serb vjen ne Tregovishte. Qellimi i ardhjes se tij ishte edukimi i brezave te rinj ne frymen islamike dhe largimi i tyre nga gjuha amtare. Ne vitin 1721, misionaret franceskan vizitojne Fushen e Peshterit ku vizitojne familjet Kelmendase, te cilat me dhune ishin debuar nga kelmendi nga mesymjet e Hydaverdi Pashes, Ata,  ne komunikatat derguar Papes ne Rome, konstatojne se ne Tregovishte kane mbetur pa u asimiluar disa familje shqiptare katolike. Keshtu pos fshaterave te Uglles, Bacices, Boroshtices, e Dolit, te besimit katolik jane edhe disa familje ne rrethin e Tregovishtes. Ne Dubrave, Shpilan, Bac, Negushe, Bogaj, Gusnice, Bukovice, Dacaj, Ibrac, gjithsejt 52 amviseri me 295 banore katolike. Si duket keto familje shqiptare rezistuan aq sa munden ne ruajtjen e identitetit te tyre kombetar. Ata me fanatizem ruajten gjuhen, fene, dhe zakonet shqiptare ne kete kohe te pa kohe, ku me lehte ishte te ishe i shejte a djall sesa te ishe shqiptare. Sheh Muhameti strehohet ne Ballotiqin 1750 vritet nga sejmenet osmane. Osmanet per ta shperblyer punen e tij, sheh Muhamedin e varrosin ne oborrin e Xhamise se Kelmendaseve dhe se varrin e tij e shpallin te shenjte, qe sot njihet si tyrbe. Osman Pasha, ne vitin 1764 dhe ne vitin 1770 solli forca te medha ushtarake dhe pushtoi qytezen heroike, duke shkaktuar deme te medha ne njerez dhe bageti. Nga kjo kohe nise shperngulja e malesoreve nga kto treva, e shkak i shpernguljes ishte friga se mos ushtria armike do te hakmerrej per ushtaret dhe zaptite e vrare.

NE SHEK. XIX
Ne vitin 1802, me ndihmen e Mahmut Begut nga Peja, me te cilin kishte lidhje familja e Ganiqeve nga Tregovishta, ndertohet Kulla e cila me vone merr emrin Kulla e Ganiqeve, e cila edhe sote i ka themelet ne krahun e majte te lumit Iber. Te rrethuar me osmane dhe me pushtues sllave, nuk paten mundesi te mbijetojne ne teresi e qenie shqiptare katolike dhe keshtu ne vitin 1848 vdes edhe katoliku i fundit ne Dacaj, e ky ishte Leke Daci. pase vdekjes se tij me askushe nuk u shfaqe me katolik, edhe pse krenaria per te qene katolik kurre s’ ka pushuar. Me pase ne mase te madhe u be asmilimi I shqiptareve. Ata perpose qe pranuan besimin islame, filluan me te madhe me pezie edhe gjakun. Filluan martesat me shqiptaret e asimiluar me pare, te cilet e kishin humbur gjuhen amtare. Filluan te jepnin e te merrnin nuse edhe nga jo shqiptaret. Se c’fare politike shkombetarizuese kane zbatuar flet fakti i dergimit te nje ‘’Imami’’ ne Tregovishte. Keshtu sheh Muhamedi nga Uzhica nuk dihet kombesia e tij por supozohet te ket qene ortodoks, vjen ne Tregovishte dhe fillon te kundershtoje taksat e renda osmane, te cilat zbatoheshin ndaj shqiptareve dhe ndaj besitareve te tjere. Popullata fillio ta besonte kete fare ‘shehu’’, kure mbante edukat fetare ne ‘’xhami’’, edhe kure thoshte se gjuha Serbe eshte gjuha e perendise.
Duke mos e kuptuar qellimin e tij shkombetarizues, per besimtaret islam te kesaj ane ishte me se bindese, pasi qe dihej se osmanet edhe zurtarishte kishin ndaluar te flitej gjuha shqipe. Si duket ky ‘’sheh’’i prishi marredheniet me udheheqjen osmane dhe nuk po arrinte t’i permbushte detyrimet e marra ndaj qeverise otomane. Per t’i shpetuar se keqes, ai iku ne viset e thella malore. Dredhite osmane kane hasmuar gjithnje vllazerine Kuce dhe Kelmend dhe keshtu kane arritur qe t’i pecajne dhe t’i sundojne.
Kryengritja e kelmendaseve dhe e kuceve ne Peshter e detyruan Osman Pashen te ikte e te strehohej ne Kullen e Ganiqeve, ku ne bese u mbajt armiku derisa i erdhen perforcimet. Ne vitin 1828,  Hasah Hoti kishte mesyre Tregovishten me 800 zaptije e sejmene, mirpo ne perleshje e siper nga shpella Saranxha afer Kulles se Ganiqeve, ka shtene me pushken e vete qe peshonte 8 kg. Kadri Kuci ky trim i kesaj kohe, i cili ka vrare bajraktarin e ksaj njesie ndeshkuese dhe me ate rast ushtria u alarmua dhe u shpernda e llahtarisuir. Kuptohet malesoret e kesaj ushtrie iu leshuan me vrap dhe e ndoqen kemba kembes deri ne Taslixhe. Ky tiran Hasan Hoti, solli shum te keqija ne keto treva dhe se tirania e tij u kendua nga masa e persekutuar me vargje qe tregojne mire se kush ishte Hasan Hoti.
‘’Nuk te vret pushka e zotit ‘’
po te vret dora e Hasan Hotit’’
Pra ky tradhtar beri kerdine mbi popullaten shqiptare, ketu deri ne vitin 1836, kure kryengeritesit shqiptare arriten t’ia rrafshojne kullen e tij.
Sa u perket shqiptareve ne komunen e Rrozhajes, mund te themi se ata para viteve 1878 ishin ketu shumice dhe si e tille mbizoteroninme 80% te popullates. Ne vitin 1892 shohim se ne Tregovishta kishte admistraten e saj me 81 katunde, qe perfshinin nje terotor te tere dhe armate te forte ushtaresh, kryengerites. Tregovishta ne vitin 1864 I takonte pashallekut te Bosnjes. Edhe sote disa parti politike dhe disa politikane mendojne se ajo eshte lidhja me fatlume e kesaj treve dhe administrimi me korrekt. Por disa mendojne se Tregovishta ne vitin 1877 eshte formuar si kaza ne kuader te Sanxhakut te Pazarit te Ri (Jeni Pazarit), i cili i takonte vilajetit te Bosnjes dhe ka zgjatur deri ne vitin 1884.
Kohe kure Tregovishta ndahet dhe i bashkohet Sanxhakut te Prizerenit, qe eshte edhe me afer mendjes, pasi qe kete treve me Kosoven e lidhin ngushte gjaku dhe gjuha.

ROZHAJA NE SHEK. XX DHE PUSHTIMI NGA MALI I ZI
Ne viti 1903, shqiptaret e Bisheves kane refuzuar rekrutimin e ushtareve ne ushtrine osmane, po ashtu ndaj cipcinjeve nuk kane paguar haracin duke dale edhe komite per te mos iu pergjigjur kerkeses osmane. Vitet e indipendences, Tregovishten do ta gjejne te shperndare dhe pa opsione te organizimit. Shpallja e pavaresise se Shqiperise, me 28 nentor 1912 i gezon shqiptaret e kesaj ane dhe se nga gezimi theren desh e hidhen valle. Me 13 tetor te vitit 1912, ushtria malazeze sulmoi qytezen buze Ibrit te cilenpas nje lufte te pergjakshme e mori. Kesaj lufte i printe gjakpiresi i shqiptareve Avro Cemoviq. Menjeher pase pushtimit, ky tiran formoi organet e perkohshme te pushtetit civili-ushtarak, te cilat i shtriu ne gjithe krahinen e Rozhajes. Pase ketij pushtimi te pegjakshem, administraten e moren serbo-malazezet dhe vendin e ndane ne 7 kapiteneri, e cila kishte 52 fshatra e 4 keshilla, ku 21 familje ishin serbo-malazeze dhe 410 shqiptare dhe boshnjako-shqiptare. Ky regjim ishte shtypes dhe se Krail Nikolla kishte ngritur komisione per pranimin e ankesave te medha te qytetareve te kesaj ane, te cilet ankonin per genocidin qe ushtronte Avro Cemoviqi me cetniket e tij ketu. Keshtu, me 28 maj te vitit 1913, nje delegacion i prire nga imami Ahmet Ganiqi, Malet ishin mbushur plot me kacake shqiptare, te cilet ne asnje menyre nuk pajtoheshin me regjimin malazez. Pasojne lufterat ballkanike dhe lufta per mbijetes e shqiptareve sa vjen e veshtiresohet. Epshet e Serbo-Malazezeve per grabitjen e tokave shqiptare u rishfaqen edhe ne vitet 1913-1914, kure shpertheu konflikti midis ushtrise serbe dhe malazeze per ndarjen e Sanxhakut, te cilin e me pare e kishin bashkarishte e kishin pushtuar. Ne vitin 1915, pikerishte me 20 nentor, Rozhaja u pushtua nga austro-hungarezet, te cilet perzune nepunesit serbo-malazez dhe keto organe administrative i zevendesuan me me popullaten shumice vendase.
Pra me shqiptare dhe boshnjake, edhe ky pushtet si shum te tjere vuri taksa te renda dhe jete e banoreve vendas u keqsua dukshem, dhe se ne shenje revolte malet e Kulles se Haljes u mbushen prap me kryengrites (kacake)edhe me te veshtira per popullin shqiptare ishin vitet 1918-1919, ato ishin te pergja kshme edhe per popullin e kesaj treve. Ushtria serbe e ndihmuar nga ajo franceze e debuan ushtrin e koalicionit austro- hungarez dhe vendosen Tregovishten nen sundimin e Jugosllavise se Versajes, ku populli shqiptare ketu perjetoi padrejtesit e medha deri ne shkallen e genocidit. Gjate ketij pushtimi u hapen me dhune shkolla serbe dhe u mbydhen ato ne gjuhen shqipe, te cilat i kishte hapur nje shqiptar i administrates austro-hungareze.
Ndersa lufta e dyte boterore do te gjente 60% te popullesise te asimiluar.

ASIMILIMI DHE RREZIKU I MBYLLJES SE SHKOLLES SE VETME SHQIPE
Ne ditet tona, ne komunen e Rozhajes Shqiptaret jetojne ne tete vendbanime, Dacaj, Bukel i Siperm, Bukel I poshtem, Husaj, Peshkaj, Boxhov, Plluncaj, dhe Bralaj(kolen). Sipas statistikes zyrtare te regjistrimit te popullesise ne vitin 1948 qyteti I rozhajes kishte 1464 banore, ndersa Bashkesia Lokale e Dacajve, si qender e Malesise se Rozhajes, ku benin pjes fshaterat Dacaj, Bukel i siperm e i poshtem, Husaj, e Peshkaj pa Boxhov, kishte 370 shqiptare, kurse ne Boxhov qe trajtohet si vendbanim I vecante ne statistiken zyrtare, kishte 73 shqiptare, nderkaq Plluncajt kishin 192 banore. Asimilimi kryesisht ne myslimane, ka bere qe sote ne Rozhaje te jetojne nje numer shum i vogeliI shqiptareve qe flasin gjuhen shqipe, dhe qe ruajne traditen shqiptsre. Nje numer i madhe i fshaterave shqiptare sic jane, Besniku, Baca, Jabllanica, Ballotiqi, e shume te fshatera te tjere, ne statistikat e regjistrimit jane te shenuar si myslimane. Popullesia vendase eshte pergjysmuar dhe fshatera te tere jane shkretuar, Sot ne Boxhov e Husaj nuk dimeron asnje familje shqiptare, dhe vetem nje numer i vogel i familjeve shkojne vetem per verim. Asimilimi i vazhdueshem si dhe shpernguljet e medha rezikojne edhe mbylljen e te vetmes shkolle shqipe qe vepron ne Dacaj, Nje numer i madhe i familjeve shqiptare nga Malesia e Rozhajes sot jetojne ne Turqi dhe komunikimin me atdhe e njohin vetem te moshuarit, kurse te rinjet ndoshta vetem dine se ku u kane lindur para ardhesit e tyre. Aktualishte ne Komunen e Rozhajes si popullesi Shqiptare nga rreth 30 000 banore qe ka komuna, jane te rregjistruar vetem 1 000 banore edhe keta c’ do dite e me te paket.
Ali Daci
Dacaj Tregovishte (Rozhaje)