Si ju dhanë kishat katolike Malit të Zi?

Nga Dom Nike Ukgjini

Kongresi i Berlinit i thirrur me 13 qershor te vitit 1878 nga Fuqite e Medha per te rishikuar traktatin e Shen Stefanit, kishte marre persiper te hartonte nje harte te re politike te Gadishullit te Ballkanit te roberuar nga Perandoria Osmane. Kongresi per shkak te gjendjes faktike ne terren nuk pranoi ta hartonte harten politike te Evropes Juglindore ne baze te parimit te kombesise, por vendimet u moren sipas interresave te njeres apo tjetres fuqi te madhe. Ne Kongresin e Berlinit edhe perkunder peticioneve protestuese per moscoptimin e trojeve shqiptare, te derguara nga Lidhja Shqiptare e Prizerenit, Fuqite e Medha duke identifikuar shqiptaret ne masen 70% te Islamizuar nga turqit, pa ndonje hezitim vendosen qe tokat shqiptare te behen placke tregu ndermjet Perandorise Osmane, Greqise, Bullgarise, Serbise dhe Malit te Zi. Principata e Malit te Zi, pos te tjerash, kishte perfituar, trevat me etni shqiptare si Podgoricen, Tivarin, Kolashinin, Plaven dhe Gucine, Rugoven, kurse ne vitin 1880 edhe Ulqinin.
Coptimi i trojeve shqiptare pati pasoja jo vetem politike, por edhe pasoja te renda fetare. Dioceza e Tivarit, me vendimet e Kongresit te Berlinit, vertet nuk gjendej brenda shtetit islamik, por te nje shteti te krishter, mirpo sllavoortodoks dhe per te nga kjo kohe fillon momenti i ri i ballafaqimit te drejtperdrejte me sllavoortodoksizmin.
Ne lidhje me marrjen nen kontroll te Diocezes se Tivarit, e cila tashme gjendej ne treven e Malit te Zi,
knjaz Nikolla qe ne vitin 1878 I ishte drejtuar per ndihme ideologut te ‘’unionit sllav’’,  ipeshkvit te Gjakoves Josip Juraj Strossmayerit (1815 – 1905). duke kerkuar prej tij qe te ndermjetesoje tek selia e Shenjte (Vatikani) per kinse riperteritjen e diocezes se Tivarit. Me ate rast knjazi i Malit te Zi,  Strossmayerit i shkroi edhe kete, ‘’Mali i Zi si shtet i pavarur i pranuar nuk mund te pranoje qe nje pjese e shtetaseve te tij,  qofte edhe vetem nga spekteri fetar, te varet nga nje pushtet ne kufinjet e tij, aq me teper, kur ai gjendet ne perandorine turke’’, duke aluduar keshtu ne faktin ese kryedioceza e Tivarit ne vitin 1876 i ishte bashkuar asaj te Shkodres, e cila aso kohe gjendej brenda kufijeve Osmane. Lutjen e
knjazit te Malit te Zi, Strossmayeri e pranoi krahapur, pasi ideja e tij per nenshkrimin e konkordatit ne mes te Selise se Shenjte dhe Unionit te Sllaveve te Jugut, gjegjesisht Rusise dhe Serbise, kishte pasur mossukses, Keshtu bisedimet ne mes te Malit te Zi dhe Selise se Shenjte, te filluara me pare, te cilat Rusia i shikonte si dinakri politike, perfunduan me 18 gusht te vitit 1886 me nenenshkrimin e konkordatit me 14 nene, i cili u ratifikua me 7 tetor te te njejtit vite. Me kete konkordate Kryedioqeza e Tivarit, nga aspekti kishtar iu nenshtrua drejpersedrejti Selise se Shenjte(Vatikanit), ndersa nga ana tjeter ishte nen kontrollin e plote te Principates  se Malit te Zi. Me kete konkordat, te nesermen me 8 tetor te vitit 1886, me dekretin e Papes, Leonit te XIII, per shkak te situates imponuese te krijuar ne terrren shkeputet lidhja e dioqezes se Tivarit me kryedioqezen e Shkodres. Me sugjerimin e ipeshkevit Strossmayer dhe sipas vullnetit te knjaz Nikolles, Selia e Shenjte me 8 tetor te vitit 1886, emeroi per kryeipishkev te ri te kryedioqezes se Tivarit franceskanin Shimum Milinoviqin, nga Dalmacia (1886 -1910)te cilit njeherit iu vertetua titulli i trashiguar nga shek XV ‘’Primas Serbiae’’.
Kryeipeshkvi Milinoviq, tashme si Primas tutius Serbiae, se bashku me princin Nikolla dhe Strossmayerin, te prire nga ideja per bashkimin e sllaveve te jugut, bene projekte per asimilimin e shqiptareve katolik te vendit. Ne vazhden e ketij projekti, pos te tjerash, ishte edhe futja e liturgjise kishtare ne gjuhen e vjeter sllave (starosllavene), alfabeti glagolice, ne kryediqezen e Tivarit (ne vitin 1895)si dhe angazhimi i prifterinjeve Kroat, per te vepruar nder famullit shqiptare. Pushteti Austro – Hungarez, i cili ne vitin 1873 kujdesej per shqiptaret katolik ne Ballkan, ndaj kesaj cmendurie dhe shume fenomeneve te tjera diskriminuese, te cilat vazhduan te kryhen edhe ne kohen e pasardhesit te tij kryeipeshkvit Nikolla Dobriciq(1912 – 1955) shprehej si kundershtar i perbetuar.
Shkeputja e famullive katolike nga kryedioceza ame
Kryediocrza e Tivarit me nje histori te lavdishme, aq edhe tragjike ne kete pjese te Ballkanit, per shkak te situates konfuze te krijuar ne rrethina, ne vitin 1878 humbi kater famullite e veta bregdetare: Shushanin, Brcin, Kastel Lastva(Petrovci i sotem) dhe Spicinte cilat kaluan ne kopetencen e diocezes se Kotorrit, kurse me vendimet e Kongresit, perfiton famullite nga teritori i Bunes. Ulqinin, Salcin, Shengjergjin, Shenkollin, dicka me vone edhe famullin e Podgorices, Triepshit, dhe Kojes se Kucit. Sipas relacionit te vitit 1908 te kryeipeshkevit Milinoviq, kjo kryedioceze kishte 12 famulli me 4 qendera katolike ne Vir,  Rjeka Crnojeviq, Danilovgrad dhe Nikshiq. Sipas relacionit ne fjale gjendja statistikore ne fammulit qe ishin marre nga dioceza e shkodres ishte kjo. Podgorica 65 Familje me 240 besimtar, Koja e Kucit 68 familje me 425 besimtar, Triepshi 189 familje me 1174 besimtar Ulqini se bashku me filialet Zogaj,  dhe Pistull kishte 125 familje me 493 besimtar, Shen Nikolli 60 familje me 385 besimtar, Shen Gjergji 30 familje me 240 besimtar, Salci 126 familje me 680 besimtar. Gjithsejt 663 familje me 3. 637 shpirtra. Preng Doci (Primo Dochi)deri- ateher meshtar ne diocezen e Lezhes,  e nga viti 1888 abat ‘’abbatiae nullius’’ i Mirdites, i cili per nje kohe qenderoi ne Cetine, ne relacionin e tij nga Tivari drguar ne vitin 1883 Kongrekacionit per perhapjen e fese, ne mes tjerash thote, se pervec ne Cetine, e Rijek ku jetonin 92 katolik nga Shkodra, te tille ka edhe ne Nikshiq dhe ne Danillovgrad. Ne vazhdim te relacionit, abat,  Doci, shton se Qeveria e Malit te Zi, nuk duron kurrfare ndrhyrjeje te jashtme ne principaten e vet. qofte laike apo fetare. Konferenca e Ambasadoreve te Londres, e cila ne vitin 1913 definitivisht vulosi ne menyre arbitrare coptimin e trojeve shqiptare nga trungu i Atdheut, ku pothuajse gjysma e Popullesise mbetet jashte kufijeve shteterore, ne veri te Shqiperise beri qe famulli te tera katolike si Traboini me 9 fshatra dhe 1. 276 shpirtra, Gruda 15 fshatra dhe 2. 242 shpirtra, Vuksan – Lekaj 5 fshatra dhe 397 shpirtra dhe Kllezna 235 shpirtra, dhe qe do te thote se edhe 4140 besimtar Shqiptar Katolik mbeten nen shtetin e Malit te Zi. me vone ishe Jugosllavia duke iu shtuar edhe mijera shqiptareve te tjere qe u shkeputen nga shteti ame Shqiperia. famulli te cilat gjithsesi deri ne viti 1923 ne aspektin juridiko – kishtar mbeten pjese e kryeipeshkevise se Shkodres.
Mali i Zi, per shkak te mosperputhjes se kufijve shteteror me ato kishtare duke apeluar vazhdimisht tek Selia e Shenjte (Vatikani)per harmonizimin e kufijeve, beri qe Selia e Shenjte, pas marrjes se informatave te sakta ne terren ne vitin 1920 nga delegati i saj Ernesto Koci me shkresen nr. 688/23 dt. 8 mars 1923, me qellim qe ketyre famullive te cilat gjinden ne teritorin e Jugosllavise t’u sigurohet kujdesi shpirterore, t’i jepen si ‘’Administrature Apostolike’’.  Nen administrim te perkohshem deri tek nje vendim tjeter, kryeipeshkevise se Tivarit. Ne lidhje me kete vendim te ‘’Kongregates per Ungjillizimin e popujve’’, kryeipeshkevi i Shkodres imzot Lazer Mjeda (1922 – 1935) ne letren e tij nr. 223/dt 24 mars 1923 njofton kryeipeshkevin e Tivarit imzot Nikolla Dobrociq (1912 – 1955), i cili qe me pare ishte ne pritjen e ketij vendimi. Selia e Shenjte, ne shenje mos pajtimi me vendimet arbitrare te Fuqive te Medha
La famullite e lartpermendura edhe pas shkaterrimit te kishes ne Shqiperi (1967), nen administrimin e perkohshem te kryedioqezes se Tivarit deri ne vitin 1967. Duhet theksuar se, edhe kisha katolike e Gucise, e cila kishte 40 shtepi me 300 besimtar, per shkak te percaktimit te kufijeve shteterore ne vitin 1925 u shkeput nga famullia e Selces dhe u vu ne administrimin e diocezes se Shkup – Prizeren.
Sipas te dhenave statistikore si rezultat i coptimit te trojeve shqiptare rezulton se jashte kryedioqezes se Shkodres duke dhogaritur ketu ne rangun e fammullive Podgoricen dhe Gucine, te cilat ne kryediocezen e lartpermendur nuk kane figuruar si te tilla, kane mbetur 10 famulli me 8. 087 besimtar katolik, Kryedioceza e Tivarit pa keto fammuli kishte ngelur me 3. 095 besimtar.
Ndeshkimet Malazeze mbi Shqiptaret Katolik
Principata (Mbreteria) e Malit te Zi duke qen e vetdishme se nuk do ta kishte te lehte me asimilimin e shqiptareve, perdori masa diskriminuese veprimi. Ne kete kohe Gjakova dhe Peja duke qen ne administrimin e Malit te Zi, qeveria e tij per ta frigesuar shpirtin e besimtarit katolik, ne vitin 1913 ne Janosh afer Gjakoves mbyti me bajoneta atdhetarin, bariun shpirterore, ate Luigj Paliqin ‘’Gazeta Neue Frei Presse’’me 20 mars 1913 per kete ngjarje nder te tjera shkruan. ‘’Pas sinjalit qe dha prifti Ortodiks,  ushtaret iu hollen Franceskanit, i shqyen habitatin, ia hoqen nga trupi dhe pastaj nisen ta godasin me kandaket e pushkeve. Ate Luigji ra perdhe me disa brinje dhe kocka te thyera, ata e pyeten priftin e plagosur rende nese ai tanime do te vendoste per te nderruar fene e tij, prifti tundi koken. Perseri foli i qete.  Nuk e braktise fene time, nuk e thyej besen!’’ Ate Luigjit ju vervit nje bresheri tjeter kandakesh
Nje ushtar e shtyu fort bajoneten  ne mushkerite e priftit katolik. Dhe jeta e tij mori fund. Me kete vrasje sikur iu happen shtigjet kishes ortodokse nacionaliste per te vazhduar ate qe qeveria e kishte iniciuar me pare Keshtu me bekimin e saj, jashte cdo mendjeje te kodeksit te krishtere, ne vitin 1913,  ne Gjakove
me rrethina u be ripagzimi i dhunshem i 1. 200 katolikeve. Sipas shtypit Austriak, po ne kete vit, ne rrethin e Ulqinit gjithashtu ishin ripagezuar edhe 300 besimtar katolike. Sipas te dhenave ripagzime te tilla ne grupime me te vogla ka pasur edhe ne vebde te tjera. Ne vazhdim shtypi Austriak tregon rastin se ne Kosove pas largimit te Turkut dhe ardhjes se pushtetit te ri Serbo – Malazez, kur disa qindra ‘’Laramane’’detyroheshin ne kishen ortodokse te pagezoheshin, e kur kerkonin qe te riktheheshin ne kishen katolike pushteti serbo – malazez duke mos lejuar te behet kjo u thoshte ‘’ose Mysliman, ose Ortodoks, por jo Katolik’’. Synimet e qeverise nuk u mjaftuan me kaq. Ajo per ti marre nen kontrollin e plote, ne zonat kufitare organizoi ekspedita ndeshkuese ushtarake te parreshtura, te cilat vazhduan edhe gjate vitit 1914. Nga ky represion i kryer ne vitin 1913 nga Gjakova me rrethina per ne Shqiperin Veriore jan shperngulur pa kthim 2000 banore. Kurse ne vitin 1914 nga Hoti e Gruda u shperngulen per ne Shkoder gjithashtu pa kthim 500 familje katolike. Ne vazhden e ketij diskriminimi ishte edhe mbyllja brenda kesaj Mbreterie e te gjitha shkollave katolike ne te cilat mesohej gjuha shqipe ,  pikerisht ne vitin 1913. Qeverisja Serbo – Malazeze gjithnje mbante nen mbifqyrjen e vet rigoroze te gjithe kleriket katolik qofte ata shqiptar qofte ata italian, duke i konsideruar ata si agjente te huaj, te cilet sipas tyre deshironin te destabilizonin vendin.

Shenim i Redaksise
Sipas te dhenave te perpunuara ne vitin 1973 nga ‘’Shematizimi i Kishes Katolike’’, ne ish-Jugosllavi. Aso kohe ne Malin e zi kan jetuar 17, 998 besimtar Shqiptar Katolik, si dhe 5181 te shperngulur, qe do te thote se numeri i tyre ishte i perbere prej 23. 179 personash. Nderkoh qe Arqipeshkevia e Tivarit ne vitin 2005,  rapoprton se ne Malin e Zi jetojne 11, 829 besimtar Shqiptar te besimit Katolik. nese u referohemi ketyre te dhenave rezulton se aktualishte ne Malin e Zi jetojne vetem 7000 e ndoshta edhe me pak, besimtare Shqiptar Katolik. Duke na cuar ne faktin se per 44 vite, po te nisemi nga viti 1973, nga Mali i Zi jan larguar rreth 16, 000 katolik.
“Malesia”