Si ia vodhën Prek Calit 20.000 napolona ari?!

Dy jave para se te hyjshin partizanet ne Shkoder, Vermoshi u sulmua nga partizanet jugosllave, qe vinin nga Kolashini, deshmonte Prek Cali ne gjyq.
Une nuk kam ba pushke me ta, por ika ne mal dhe ata me moren krejt pasunine, ma teper se 20.000 napolona mall.U largova nga Vermoshi per te shpetuar kryet.U fsheha ne afersi te Nikcit, ne Rranxen e Shnikut, ne mes te kater bajrakeve te mi:Selces, Vuklit, Nikcit dhe Boges, ku kam bashkpunuar me popullin ne kohe te mira, ashtu edhe te liga.Atje me kane ardhe Muho Gjurishi, Gjon Rapuka prej Vuklit, Fran Doshi e Fran Zefi prej Nikcit dhe me pyeten qe tash qe iken gjermanet dhe partizanet po hyjne nga cdo ane, c’duhet te banin.Nuk isha i bindun nese duheshin prite me lufte ose jo.Personave ne fjale u thashe se populli duhet te kishte mendjen dhe te mos luftonte kunder partizaneve, por me ruejte kryet e vendin.Nuk shkuen shume dite, kur papritun mora lajmin se kishte nise lufta ne Tamare.Une, atehere, ne rastin ma te pare, i lajmerova te terhiqeshin nga lufta, por ata nuk me degjuan dhe vazhduen luften.Ne ate perpjekje mbeten te vrare 4 Kelmendas.
Kushtrimin e ka dhane Kel Kole Shyti prej Gucie, qe ishte strehuar ne Nikc.Kushtrimi u perserit mandej edhe prej keshillit te Vuklit, keshillit te Nikcit dhe keshillit te Brojes.Bashke me bajraktarin e Vuklit Luc Gjon Bajraktari, Gjeke Marashin, Gjergj Lucen e Mark Gjeloshin, morem pjese ne perpjekje edhe Sali Nikoci e Niman Luka prej Plave e Gucie me 40 luftetare te strehuar ne Nikc.
Nga: Uran Butka