Shteti katolik shqiptar

Ne vjeshten e vitit 1877 gazeta ‘’ Le Mond’’ e Frances shkruan se ‘’Katoliket e Shqiperise se Veriut duan te formojne shtetin e pavarur’’, kurse gazeta ‘’Gazzeta di Venezia’’ me 5 korrik 1878, nga korrespondenti H.D. Schandert shkruan se ‘’ate autonomi politike te Shqiperise katolike duhet ta perfaqesoje Preke Bibe Doda (Pasha), shkruan historiani Bogumil Hrabak ne ‘’Ideja mbi Autonomin Shqiptare te viteve 1878 – 1880’’ Me 1877 ne Stambolle, mbahet Konferenca e Diplomateve te Fuqive te Medha e njohur si Konferenca e Stambollit, ne te cilen Malit te Zi, me pelqimin e Turqise, i jepet Nahija Krahina e Kucit e qe pjese e kesaj nahije ishin edhe Koja, Fundenat e Triepshi. Ne lidhje me kete Xhorxh Ponse,diplomati francez, shkruan, dhe kete e percjell Bogumi Hrabak ne vepren ‘’Raporti i pare i diplomateve te Fuqive te Medha mbi Lidhjen e Prizerenit se ‘’katoliket dhe myslimanet e Shqiperise Veriore jane bashkuar per mos te leshuar vendet e veta’’. Ne baze te nenit 28 te Kongresit te Berlinit, Nahija e Kucit, i takon Malit te Zi dhe me te edhe Triepshi, (Trieshi), Koja, (Koca), Luhari, Llopari dhe Fundnat, pasi qe ‘’Komisioni Nderkombetar u bind se jane Serbe’’.Ne Traktatin e Londres me 1877, nga ana e Fuqive te Medha (Angli, France, Austro – Hungari, Rusi, Gjermani dhe Itali), pranohet e drejta per mvehtesi te kombeve te Ballkanit, pervec per Shqiptaret, qe fatkeqesisht per gabime te vete Shqiptareve apo jo, nuk konsideroheshin si Komb. Te vetmit qe ne ate kohe njiheshin nga Europa si aleate ishin Malsoret, por edhe ata jo si komb, por si fise shqiptare. Sic do te shihet shume qarte ne Kongresin e Berlinit 1878, njeri nder personat me me ndikim, me markant dhe autoritativ ne Europe, Otto Bizmark (Gjerman) do te deklaroje se ‘’komb shqiptar nuk ka. Jane vetem fiset Malesore dhe Miredita qe do te fitojne te drejtat qe i kane pasur qe nga moti’’. Ndoshta ketu eshte marre jo pake per baze edhe ceshtja e besimit fetare, apo edhe ndonje marrveshje e fshehte, ne mese fuqive te medha. Pore kjo gjithsesi dhe radikalishte ka ndryshuar pase Lidhjes se Prizerenit, ku Gjermania se bashku me Austro – Hungarin do te jene ne mbeshtetje te ceshtjes shqiptare, natyrishte duke i pasur te qarta interresat,planet dhe synimet e veta.Gazeta e Sarajeves (Bosnje dhe Hercegovine) ‘’Jeni Misbah’’, me 25 qershor te vitit 1914 (tre dite pase atentatit mbi Franc Ferdinandin), shkruan se ‘’per shqiptaret myslimane me se miri eshte te behen protestane’’.

Nëntë malësitë e Shqipërisë veriore

Malesia e Mirdites (malesia e pare)
Malesia e Madhe (malesia e dyte)
Malesia e Dukagjinit
Malesia e Lezhes
Malesia e Krujes
Malesia e Pukes
Malesia e Matit
Malesia e Dibres
Malesia e Gjakoves (malesia e voge)

Pjeter Ivezaj
Historian