Shtegtime historike në Famullinë e Bajzës, kushtoren e Apostujve të Jezu Krishtit, Shën Pjetrit dhe Shën Palit

Nga Ndue Bacaj

Që kur kemi filluar të marrim mënd, na është ngulitur në kokë,madhështia, por edhe historia e Kishës famëmadhe të Bajzes, kushtuar Apostujve të Jezu Krishtit, Shën Pjetri e Shën Pali. Kisha e Bajzes për shumë vite ka qenë tempulli më sinjifikativ i Besimit Kristian (Katolik) në bajrakun e Kastratit, Malësisë së Madhe dhe më gjerë. Në Kishën e Bajzes janë pagëzuar, krezmuar, bekuar e lumnuar breza të tërë shqip­taresh që i dolën zot besimit jetëdhënës kristian dhe këtyre trojeve Evropianë.

TOPONIMI “BAJZA” NË MALËSI TË MADHE

Për toponimin, emrin apo fjalën Bajza ka pasur shumë shpjegim,por edhe hamendje, të cilat e “lidhnin” ketë “emër” më dinastinë famëmadhe shqiptare të Balshajve, më kolegjin vjetër të Balajve, më emrin e një shpendi ujore balça (bajuka), e deri më hamendësimin e mbi­emrit të bajturit ‐që bëheshim nga zona malore e Kastratit për të dimnuar në fushën e Bajzes.. Por në mendojmë se shpjegimi shkencore i stu­diueses Patrizia Lendinara është më afër së vërtetës. E cila në një studim të saj shkruan se fjala Bajza na shpie te rrënja “Bhel” – i shndritshëm, i bardhë,apo ballë… Janë të shumta fjalët që në mes tyre disa i përkasin vetëm gjuhëve indoevropianë, si shqipja dhe gjermanishtja.. (Studime filologjike 1‐2, 2003,fq.63). Gjë që na benë të mendojmë se toponimi Bajza është më prejardhje të hershme Ilire e Arjanë, fise të afërta më njëra tjetrën sipas shumë historianëve e albanologëve…

KISHA BAJZE

Duke menduar ketë hershmëri emri apo toponimi Bajza më rrënjë te vjetra iliro‐arianë, i shndritshëm, i bardhe apo ballë i shkon për shtat këtij vendi, që ndodhej në mes “dy” kryeqyteteve Ilire, Shkodrës dhe atij rezervë, Medunit. Është interesant se përkundër emrit e famës të

Kishës së Bajzes, (sot) ende qarkullon “mendimi” se ky institucion besimi e qytetërimi është ndërtuar disi vonë, pas vitit 1850, gjë në të cilën vazhdimisht kemi dyshuar, pasi nuk kishte asnjë mundësi që në kaq pak vite fama e kësaj kishe ti kalonte jo vetëm kufijtë e Shqipërisë e Ballkanit, por edhe ato të Evropës… Gjithsesi në, në baze të dokumenteve historike e dimë se në Bajzë e rrethina zbriten banoret e sotëm disi vonë nga Kastrati malor (rreth dy shekuj e gjysme më parë), por në e dimë se në rrethinat e Bajzes përveç banoreve autokton, zbrisnin për të dimruar gjënë e gjallë, çdo vit kastratasit e “rinj”,trashëgimtare të Dedlit apo Detalit të ardhur nga fundi i shekullit XVI në Katund të Kastratit,që dalëngadalë këta populluan aq shumë Kastratin e sotëm,sa autoktonët apo më të hershmit më saktë janë pakica e pakicës… Duke ditur se keto troje shqiptare,janë ndër të parat në Evropë që përqafuan pa mëdyshje besimin Kristian, në nuk kemi pse dyshojmë se objektet e Kultit Kristian (në kushtet e kohëve) kanë qenë ndërtuar që në shekujt e parë e më vonë të Kristianizmit edhe në trojet e Kastratit fushorë. Një gjë të tillë e pohon edhe studiuesi francez Hekard i cili shkruan: “…Kur turqit pushtuan Shqipërinë e Epërme në fushë gjendeshin Fshatra, Kisha, dhe Kesh­tjella… Fusha e BAJZES,që sot i përket Kastratit u rrafshua dhe kur banoret u detyruan të largoheshin më forcë prej aty, këto vende dikur shumë pjellore u mbuluan më pyje,banesa të zakonshme të kafshëve të egra…”(Hyacinthe Hecquard; Historia dhe Përshkrimi i Shqipërisë së Epër­me,ose i Gegërisë,fq.196.). Ky studiues ka qenë edhe konsulli i Francës në Shkodër në shekullin e XIX… Gjithsesi Regjistri Kadastral i

viteve 1416‐1417 (përpiluar nga Venediku ),si dhe defterët apo regjistrat e tjerë të përpiluar nga Otomanët (duke filluar nga viti 1485),tregojnë për vendbanime në zonën fushore të Kastratit, (ku si simbol qëndron Marsheji),si dhe tregon për banoret që në përgjithësi kishin qëndruar besnik të binomit Fe dhe Atdhe… Në disa dokumente Kishtare shkruhet se Kisha e Bajzes ishte Famulli që në vitin 1825. Ketë e përforcon edhe famullitari më origjinë boshnjake (por nënshtetësi Austriake), Lovro Mihaçeviq, i cili ka qenë edhe famullitar në trojet tona,ku përveçse është njohur si bari i mirë i grigjës Katolike, ka qenë edhe një studiues e historian i vlerësuar. Ndaj në menduam ti referohemi librit të tij ; “NËPËR SHQIPËRI 1883‐1907“, Mbresa udhëtimi e Etnografi, fq.78. Ku shkruan: “BAJZA, është famulli që nga viti 1825, prej të cilit vit datojnë librat e amzës së famullisë. Kisha është e bukur, e ndërtuar në vitin 1808 më ndihmën e monarkisë sonë (Austro‐hungareze). Famullia e tëra shtrihet pranë liqenit të Shkodrës, dhe numëron 10 fshatra më 1240 banorë.“. Duke ju referuar këtij studiuesi, i cili nuk ka pasur asnjë arsye të “falsifikojnë“ kohën e ndërtimit të Kishës së Bajzes, si dhe duke mos pasur asnjë përgënjeshtrim për vitin 1808,si kohë e ndërtimit të famullisë, ne kemi të drejtë të mendojmë se ndërtimi i Kishës së Bajzes në vitin 1889,ka qenë jo një ndërtim i ri,por një rindërtim apo rikonstruksion i kësaj famullia, sigurisht mbi themelet dhe ndërtimin e mëparshëm, që për arsye kohe, apo të pushtetit Turk, mund të kenë pësuar dëmtime serioze… ku gjatë këtij rikonstruksioni,mund të jenë krijuar edhe mundësia e zmadhimit dhe modernizimit të Kishës, për të cilën thuhet se ndihmuan edhe si‐vëllezërit myslimanë të Aliajve…

Studiuesi Italian Ermanno Armao (ish konsull i mbretërisë Italianë), në librin; “Vende, Kisha, Lumenj, Male e Toponime të ndryshme të një hartë të lashtë të Shqipërisë Veriore “, fq.59,ndër të tjera shkruan: “…Kohët e fundit (viti 1858, ndërsa hartat janë të shekullit XVII.), Kastratasit kanë zbritur në fushë dhe sot është themeluar një tjetër Famulli në Bajzë (Ivanaj), Kisha e së cilës i është kushtuar Apostujve…” Alba­nologu dhe studiuesi, At Xhuzepe Valentini në studimin e tij shkencore

“IL DIRITTO Delle COMUNITA…” fq.136 shkruante : “…Bajza është famulli në territorin e Kastratit… në vitin 1881 numëronte 1200 banorë më 12 fshatra, ku është i njohur proverbi i FACULETES ( fazzoletti ) Bajzes…” Në vijim te këtij libri në faqen 138 shkruhet se ekziston edhe proverbi tjetër “Bajza Plakë”.Ndoshta kjo tregon prejardhje nga antikitetit… Për madhështinë e ndërtimit dhe pajisjeve kishtare të Kishës së Bajzes po citojmë një studiues vendas i cili e ka parë e shijuar më sytë e tij mrekullinë e Kishës–famulli të Bajzes, para prishjes nga regjimi ateist. Ku ndër të tjera e përshkruan: ”Muri i Kishës ishte prej guri, ndërtuar më rërë e gëlqere, i fortë dhe rezistentë, që nuk përcillte lagështirën. Në pjesën e brendshme muri ishte i suvatuar dhe kisha,kishte një tavan druri shumë të bukur,më një punim të hollë e artistik. Mbi dyshemenë prej çimentoje ishin vendosur bankat e drunjta,ku uleshin besimtaret. Në mes të rreshtave ishte një korridor 20 m i gjatë, që shtrihej që nga dera e hyrjes në Kishë, e deri tek Elteri ku frati çonte meshën. Anash ketij Elteri ishin edhe dy elterë anësore më të vegjël se ai në qendër. Njëri prej tyre ishte elteri i Zojes….ndërsa tjetri ishte elteri i Shna Ndout…Në Kishë kishte edhe mjaft ikona,si: Udha e Shënjtes Krygje… Këtu përfshiheshin 14 ikona,që simbolizonin 14 mundimet e Krishtit gjatë shtatë javëve. Kishte truporen e Krishtit të gozhduar, truporen e Zojes së Bekuemë, truporen e Shën Palit, truporen e Shën Pjetrit, truporen e Shna Ndout, të Shën‐Kollit, Shën Rrokut e tjerë. Një bukuri e rrallë ishte edhe Sakramënti më kurorën e vet fantastike në ngjyrë të verdhë të artë,ku ishin pikturuar më shumë mjeshtri,si të ishin origjinal, kalliri i grurit dhe vila e rrushit, kurse në mesin e kurorës ishte Ostja e shenjtë më Krishtin… Tavani i Elterit kishte formën e kupës së Qiellit të pastër ku pasqyronte yjet… Ndërsa tek dera e kishës,në hyrje kishte dy gurë të gdhendur bukur,që gjithmonë ishin të mbushur më ujë të bekuar…Kisha zinte rreth 500 besimtarë…Kisha e Bajzes kishte tre kambanë,tingulli i ëmbël i të cilave i kalonte kufijtë e Kastratit. (Gjok Luli,”Kastrati”,

fq.153‐154). Sipas famullitarit dhe etnografit Lovro Mihaçeviq (që e cituam më sipër),kisha ka marrë emrin e apostujve të Jezu Krishtit, Shën Pjetri e Shën Pali që kur është ndërtuar në vitin 1808. Duke u bazuar te ky famullitarë e studiues i mrekullueshëm (dhe pa hile..), studimi i të cilit “përputhet” edhe më famën dhe trashëgimi gojore të ndryshme, mendojmë se “vitlindja” e kësaj Kishe –Famulli të paktën i përket vitit 1808…e jo fundit të shekullit XIX‐të…

PËRSE FAMULLIA U KUSHTOHET APOSTUJVE SHËN PJETER E SHËN PAL ?

Duke njohur historinë e këtyre dy apostujve,që janë “shkëmbinjtë ciklopik” të themeleve të Kishës Kristianë, Kisha –Famulli e Bajzes e ndërtuar në mes fushës, pa aleatet natyrore malet e kodrat,ajo kishte nevojë mbi të gjitha,për një mbrojtje Hyjnore nga rreziqet e përhershme që kërcënonin kishën tonë. Shën Pjetri e Shën Pali mendojmë se u zgjodhën si të tillë. Pasi apostulli Shën Pjetri ishte përcaktuar nga vet Jezusi si shkëmb,mbi të cilën do të ndërtohej kisha, ku Shën Pjetri u bë edhe zëvendësi i parë i vet Jezusit, nga fillon edhe hierarkia e Papëve…Shën Pjetri njihet edhe si mësuesi i Shën Markut,ndaj ungjilli sipas Markut është edhe vepër e vet Shën Pjetrit.(Dom Frono ILIA,JEZUSI…fq.246,Milot 1992). Ndërsa Shën Pali përveçse apostull ungjilltar, kishte sjell në trojet tona dritën e besimit të vërtet të vet Krishtit në trojet Ilire (duke përfshire ato të Bajzes së Kastratit). Shën Pali është edhe predikuesi i sentencës hyjnore: Ku asht shpirti i Zotit asht Liria..Dhe ky shpirt i Zotit ka qenë dhe është i përhershme në kishat tona, megjithëse të pa‐fetë e të gjitha kohërave janë mundur të heqin shpirtin e Zotit,duke prishur kishat kristianë, e bashkë më to të zhduknin edhe lirinë.

DISA NGA FAMULLTARET QË KANË KANTRIBUAR NË LAVDIN E KISHËS FAMULLI…

Famullitaret që kanë shërbyer në kishën famulli të Bajzes janë pjesë e krenarisë dhe lavdisë të vetë kësaj kishe. Është pikërisht shërbimi dhe devotshmëria e këtyre brinjëve shpirtërore të grigjës katolike,që i kanë dhënë këto vlera besimi e qytetërimi kësaj kishe…Ndaj e kemi për detyrë ti kujtojmë “disa” nga këta misionarë që tashmë emrat e tyre janë të shkruar përjetësisht në panteonin e lavdishëm të trojeve tona….

Po e fillojmë më At Luixhi Pironi Kazagrande (nga Koriano e Italisë), i cili ka sherbyer në Kishën e Bajzes 41 vite (1866‐1907),dhe kur ka ndërruar jetë më 15 janar (1907),është varrosur në ketë kishë.. Pastaj vijojnë Fra Gabriele nga Modena Itali 1867), Fra Xhovani Parroco (1868),

Fra Domëniko nga Bari (1872‐1876), Fra Sekondiano Farini nga Ankona,që ka të shënuar vetem vitin e vdekjes (1895), Fra Xhuzepe nga Luka (edhe ky ka të shënuar vetëm vitin e vdekjes 1897), Pater Lorenc Mitroviq (1924…..?), Fra Pal Çurçia (1950…?), Pater Anton Harapi në vitin 1937… Pater Ciril Cani (1940‐1945 ), Fra Mark Pepaj, At Benëdikt Dema, Fra Rrok Gurashi, Fra Filip Mazreku, Pater Robert Ashta (1990 – 1993), i cili ka thënë meshën e parë në Bajze më 11 nëntor 1990, pas furtunës ateisto‐komuniste…(Nekrolog i Provinces Shqiptare të Zojes Nunciatë, përgatitur nën kujdesin e Fra Flavio Cavalini mbi bazën e nekrologut te Fra Marjan Prelaj, me qortime dhe shtesa të Fra Vinçenc Malaj… Shkodër A.D.‐MMI)

Të gjithë këta meshtarë sot janë në pushimin e pasosur, por edhe në dritën e pambaruar të besimit e qytetërimit Kristian, ku edhe në shqiptaret kemi përfituar e përfitojmë në përjetësi nga kjo dritë, ky besim e qytetërim.

FORTUNA E FUNDIT…

Mjerisht kjo mrekulli e besimit dhe qytetërimit kristian pas fundvitit 1944,kur në pushtet erdhën komunistet,filloi jo vetëm të humbë rrezatimin Evro‐perëndimore,por në mars të vitit 1967 (më 18 mars) u urdhërua mbyllja e Kishës se Bajzes (si e gjithë objekteve të kultit të besimeve në Shqipëri). Nga ky vit fatzi (1967), Ndue Bacaj ka një kujtim.., pasi ndonëse nuk e kishte mbushur moshën e Krezmimit,por mbasi Feja u urdhërua të ndalohet më “ligje”,famullitarët që përjetonin ditët e fundit në ketë shërbim shpirtërore, kishin lejuar që të gjithë fëmijët katolik që sapo kishin mbushur të 12 vitet, mund të krezmoheshin,se nuk i dihej kur do tu vinte koha ma… Krezmimi ishte menduar të kryhej më datën 24 mars 1967,pra ditën e të Premtes se Madhe,ose më sakte dy ditë para Pashkëve,dhe në mëngjes shumë herët (duke dal drita,më qëllim që krezmimi të kryhej para se vigjilentet PP‐se të zgjoheshin nga gjumi…) Gjithsesi në natën e datës 23‐24 marsit e kaluan tek të afërmit e tyre në Jeran,dhe në te nesërmen herët siç ishte planifikuar shkuam, kujton Ndue Bacaj, te Kisha e Bajzes, çelësat e së cilës do të dozoheshin përfu­ndimisht mbas ritit të krezmimit të shumë fëmijëve katolik si ai… Krezmimi po kryhej më urgjencë, por pak para përfundimit filluan të vinin më potere komunistet vendas e më larg, të cilët kërkuan ndalimin e Krezmimit, që falë qëndresës së famullitareve dhe besimtareve krezmimi u krye… Duke mbetur në histori si të krezmuemit e fundit,mbas ateizmit që përfundoi vetëm në nëntorin e vitit 1990, kur po përfundonte edhe pushteti absolut i regjimit monist, i cili deri atëherë,përveçse kishte vrarë, pushkatuar e dënuar Klerin në përgjithësi e atë katolik në veçanti, si dhe shumë besimtare,kishte tjetërsuar apo shkatërruar më kulm e themel edhe Kishën famëmadhe të Bajzes, mbi themelet e të cilës gjendet sot e ndërtuar Shkolla e Mesme ‐Bajzë…

E ndërsa Kisha e re modernë ndërtohet në Qendër të Bajzes, në ende kemi nevojë të ndërtojmë ato vlera Evro‐perëndimore, që sot do të na duheshin më shumë se kurrë…