Shqiptari dhe dy malazezët që themeluan klubin sportiv të Gallatasarajit një nga më të famshmit në Turqi

Klubi sportiv i Gallatasarajit është nga më të famshmit në Turqi dhe jo vetëm aty.

Kur dy vjet më parë u vra tifozi serb Marko Ivkovic, tensioni shoqëroi vigjiljen e një ndeshjeje mes klubit turk dhe Crvena Zvezdës së Beogradit.

Asokohe presidenti i Gallatasarajit Duygun Yarsuvat deklaroi gjatë vizitës te varri i Ivkovic se dy studentë serbë kanë marrë pjesë në krijimin e klubit më 1905.

Bëhet fjalë për vëllezërit Milo dhe Pavle Bakic, të cilët në fillim të shekullit 20 ishin shkolluar në Liceun e Stambollit.

Në fakt Bakicët nuk janë saktësisht serbë, por janë nga fisi Vasojevic i Malit të Zi,

Më 1905, bashkë me 12 shokë tjerë ata kanë themeluar ekipin e futbollit të Gallatasarajit, që edhe ka qenë fillimi i kësaj shoqërie sportive.

Vec Milos dhe Pavles, një nga themeluesit e ekipit të Gallatasarajit është edhe shqiptari Ali Samiu, emrin e të cilit e mban edhe stadiumi aktual i Gallatasarajit, i hapur më 20 dhjetor 1964.

Emri i plotë i Ali Samiut është Ali Sami Frashëri.

Ai është djali i Sami Frashërit, filozofit dhe shkrimtarit të njohur shqiptar.

Ali Samiu, ka qenë edhe Presidenti i parë i klubit.

Ai ka vdekur më 1951.

Në foton që shoqëron këtë shënim shihet Ali Sami Frashëri, i dyti në rreshtin e poshtëm dhe Milo Bakic, i treti në rreshtin e parë në këmbë.

n.s. / dita