Shqiptarët e SHBA nuk duan të flasin shqipen

EDITORIAL

Nga Vasel Gilaj

Pa dyshim se per te gjithe ata, qe levizin per te jetuar nga njeri shtet ne tjetrin. E per me teper sic eshte rasti i Amerikes edhe nga nje kontinent ne tjetrin, se asimilimi dhe vecanarishte ne gjuhen e folur. Eshte evident dhe e takon kudo, por se ka mberritur deri ne kete shkalle, per shume ndoshta edhe duket e pa besueshme. Por ja qe eshte e vertete, dhe konkretishte me se shumti, dhe ku Shqiptaret e Ballkanit jane me shumic, vihet re ne shtetin e New Yorkut. Sipas te dhenave qe vine nga 6 shkolla shqipe private qe ushterojne aktivitetin e tyre ne kete shtet, te SH.B.A. Rezulton se veten 2 % e femijeve shqiptar ose te shqiptareve vijojne shkollat private Shqipe. Dhe kur dihet se ne New York jetojne se paku rreth 200.000 shqiptare, te kuptohemi nga i gjithe ballkani, edhe pse shifrat zyrtare japin numer me te vogel
Nisur edhe per faktin se te gjithe te ardhurit nga vendet e ishe Jugosllavise, per shkak te pashaportave qe kane mbajtur, jane te rregjistruare jo si shqiptar. Gjithsesi po kthehemi tek ky problem dhe qe vertet eshte alarmante, realishte edhe pse nuk jane shkolla shteterore,ase te financuara nga SH.B.A. E as nga Shteti yne Shqiperia ose Shqiptar, per fatin e mire shkollat nuk mungojne por atyre u mungojne nxenesit, e ne kete raste femijet, e shqiptareve qe jane edhe e ardhmja, e ruajtjes se gjuhes, traditave, dhe historise sone sidoqofte te lavdishme. Realishte duhet thene se mesimi i gjuhes, nuk eshte e mjaftueshme me vetem te foluren ne shtepi, pasi ajo eshte domozdoshmeri qe te mesohet, edhe ne te shkruar e te lexuar. Dhe vetem e vetem ne emer te folklorizmit atdhetar, dhe qe mese shumti eshte ktyer ne propagande fallso, ndryshe nuk shpjegohet kur vete shqiptaret, qe punojne dhe jetojne ne SH.B.A nuk duan te flasin shqipe. Dhe kur pikerishte at’her kur ketu takon 5 – vjecar, 10 – vjecar, 15 e 20 e 25 e 30 – vjecar e pse jo edhe me shume, shqiptare qe nuk dine te flasin Shqipe, pale me per te shkruar e lexuar ase qe behet fjale. Dhe seicili kur e meson kete fakte, eshte ne gjendje te kuptoje se c’ fare mund te ndollin pase 25 apo 50 – viteve me gjuhen shqipe ne SH.B.A. Kuptohet se puna e perditshme, lodhja dhe streset e jetes, nuk te lejojne edhe aq shume hapsire kohore, por se paku per ta mesuar gjuhen tone shqipe si gjuhe te dyte, shqiptaret nuk duhet te dorzohen perpara asnje dhoje pa mundesie.

Gjuha Shqype


Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
qi këtë gjuhë të Perëndis’,
trashigim, që na la i Pari,
trashigim s’ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftë, po, goja,
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
qi n’gjuhë t’huej, kur s’asht nevoja,
flet e t’veten e lèn mbas dore.
Në gjuhë shqype nanat tona
qi prej djepit na kanë thânun,
se asht një Zot, qi do ta dona;
njatë, qi jetën na ka dhânun;
edhe shqyp na thanë se Zoti
për shqyptarë Shqypninë e fali,
se sa t’enden stina e moti,
do ta gzojn kta djalë mbas djali.

AT GJERGJ FISHTA