Shqiptaret, Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Rita Ora janë tre këngëtaret shqiptare që po sundojnë tregun muzikor ndërkombëtar

Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Rita Ora janë tre këngëtaret shqiptare që po sundojnë tregun muzikor ndërkombëtar. Tre yjet e muzikës ndodhen në top listat britanike. Bebe Rexha ndodhet në vendin e 13 të listës së iTunes në Britani, në vendin e gjashtë qëndron Dua Lipa dhe në vendin e katërt Rita Ora. Lajmi është konfimuar nga këngëtarja Bebe Rexha me anë të një postimi në Instagram kur shprehet mjaft e lumtur për këtë arritje. “3 vajza shqiptare në top 20!” Gjithashtu Bebe është shprehur mjaft krenare edhe për Dua Lipën dhe Rita Orën, duke i bërë tag në postim. Por midis Duas dhe Ritës është raportuar një marrëdhënie jo e mirë. Mesa duket Bebe kërkon që t’i qetësojë këngëtaret dhe t’i bëjë bashkë. Ndërsa nga ana e dy këngëtareve nuk ka pasur asnjë reagim ndaj postit. Fansat kanë shprehur dëshirën që tre yjet të bëhen një ditë bashkë. “Tre shqiptare në top 20-she! E pabesueshme! E di që prindërit e të trejave kanë punuar fort që të siguronin një jetë më të mirë për ne. Babai im erdhi në Amerikë në 80-ën dhe ka bërë gjithçka për mua. Jam shumë krenare që jam shqiptare dhe që kam arritur kaq shumë, e jam akoma dhe më krenare për femrat që po ecim së bashku drejt fitores. Kjo është për babain tim. Vajzat shqiptare po kryesojnë”, shkruan Bebe Rexha.